Rastet me COVID-19 në mbarë botën rriten në mbi 24 milionë

26 Gusht 2020, 10:29Bota TEMA

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 24 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 24.061.216 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.955.728 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (3.674.176), India (2.234.474), Rusia (966.189), Afrika e Jugut (613.017), Peru (607.382), Meksika (568.621), Kolumbia (562.182), Spanja (423.224), Kili (400.985) dhe Irani (363.363).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 261.194.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën, ku deri më tani jetën e kanë humbur 823.513 persona. Ndërkohë, 16.608.605 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa vazhdojnë ende trajtimin 6.629.098 raste aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje