Ditari i Ratko Mlladiç, artisti serb prezanton 400 faqet e bllokut personal të kriminelit të luftës: I ashpër, me histori të errët

27 Gusht 2020, 11:22Rajoni TEMA

Për thuajse 4 vjet, artisti serb Vladimir Miladinoviç e fillonte ditën me një kafe dhe me ditarin e një prej kriminelëve më mizorë të luftës së Ballkanit, Ratko Mlladiç.

Fjalë për fjalë dhe me kujdes ai kopjoi 400 faqet e bllokut në fletë të bardha, që tani mbulojnë muret e një ekspozite në Beograd dhe ngrenë pyetjen se si të përballet vendi me një prej kapitujve më të errët të rajonit.

“Në fakt kam shqyrtuar çdo fjalë e çdo fjali të 400 faqeve, duke u përpjekur të merrem me këtë material të ashpër të së kaluarës, me të cilin jemi të detyruar të përballemi edhe kur kanë kaluar 25 vjet nga lufta”, thotë Vladimir Miladinoviç, artist serb.

Ish-komandanti i trupave serbe të Bosnjës, të cilat kryen mes të tjerash edhe masakrën e Srebrenicës, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës në 2017.

Gjyqi ndaj tij në apel pritet të fillojë më 25 gusht, ndërkohë, shumë serbë e konsiderojnë atë një hero. Ata nuk i besojnë gjykatave ndërkombëtare dhe e konsiderojnë procesin kundër tij të njëanshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje