Përplasja Turqi-Greqi, Maas: Të ndërpriten manovrat në Mesdheun Lindor për mundësimin e dialogut

27 Gusht 2020, 14:16Bota TEMA

Manovrat ushtarake rivale në Mesdheun Lindor duhet të ndërpriten për të mundësuar dialogun mes Athinës dhe Ankarasë, theksoi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, në fillim të një takimi të 27 vendeve të BE-së në Berlin.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike për këtë konflikt. Askush nuk dëshiron ta zgjidhë me anije luftarake në Mesdheun Lindor”, theksoi ministri.

Berlini është agazhuar në një ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës lidhur me eksplorimin e zonave detare të pasura me hidrokarbure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje