Debati me Greqinë: Kur SHBA kundërshtonte Shqipërinë për zgjerimin me 15 milje në det

28 Gusht 2020, 17:35Sociale TEMA
Debati me Greqinë: Kur SHBA kundërshtonte Shqipërinë

Në mars të vitit 1990, Shqipëria depozitonte në Organizatën e Kombeve të Bashkuara vendimin që i përcaktonte ujërat territoriale shqiptare deri në 12 milje detare, aq sa edhe parashikohet maksimumi nga ana e Ligjit Ndërkombëtar të Detit.

Por, deri para këtij vendimi dhe për 14 vite me radhë, Shqipëria konsideronte ujëra të veta territoriale 15 milje detare, duke filluar nga bregu dhe aplikonte sistemin e vijës bazë të drejtë. Zgjerimi me 15 milje u miratua me dekretin numër 5384 më 23 shkurt të vitit 1976 dhe depozitimi i tij në OKB nuk u prit mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë arsye, disa vite më vonë SHBA i dërgon një notë proteste Qeverisë shqiptare ku i deklaronte se zgjerimi me 15 milje binte ndesh me përcaktimet e ligjit ndërkombëtar dhe modifikimi i tepruar i sistemit të vijës së drejtë bazë ishte i papranueshëm.

“Protestë e SHBA ndaj amendimit të ligjit 4650 të Shqipërisë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen ligjit shqiptar me Nr. 5384 të 23 shkurtit 1976 që amendon ligjin Nr. 4650 të 9 marsit 1970 dhe që synon të vendosë ujërat territoriale në 15 milje, modifikon në mënyrë të tepruar sistemin e vijës së drejtë bazë dhe përcakton se anijet e huaja luftarake mund të hyjnë, ose kalojnë përmes detit territorial të Shqipërisë vetëm me një autorizim special”, nis letra e protestës së Uashingtonit zyrtar në atë kohë.

Më tej, SHBA kujton se zgjerimi me 15 milje bie ndesh me Nenin 3 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit.

“Një pretendim për det territorial me 15 milje detare nuk mbështetet tek asnjë parim dhe praktikë ndërkombëtare. Është e njohur tashmë në të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, siç është reflektuar edhe në nenin 3 të Konventës së OKB-së për Ligjin e Detit, ku njihet si det territorial i një vendi hapësira detare që nuk kalon më shumë se 12 milje detare, matur nga vija bazë e vendosur sipas përcaktimeve të Konventës. Kjo praktikë zbatohet nga pjesa më e madhe e vendeve”, vijohet më tej.

SHBA nuk ka vërejtje vetëm për zgjerimin me 3 milje detare mbi maksimumin e lejuar nga Konventa e OKB-së, por edhe për vendosjen e pikës bazë të matjes në bregdet. Sipas SHBA, bregdeti shqiptar nuk është as shumë i thyer dhe as ka grupe ishujsh në afërsi të tij për të përmbushur kushtet gjeografike të vendosura nga Konventës për përcaktimin e një vije bazë të drejtë.

“Segmenti i vijës së drejtë nga Kepi i Rodonit tek grykëderdhja e Lumit Vjosa dhe nga Kepi i Gjuhëzës tek Kepi i Sarandës vlerëson si ujëra të brendshme hapësira që juridikisht as janë gjire dhe as ujëra historike”, thotë SHBA.

Në notën e protestës i kërkohet Shqipërisë që t’u përmbahet ligjeve ndërkombëtare dhe të lejojë kalimin në ujërat e veta territoriale të anijeve, qofshin ato edhe ushtarake.

“E drejta për të kaluar në një det territorial duhet të ushtrohet nga të gjitha anijet, pavarësisht llojit dhe ngarkesës që kanë dhe kjo e drejtë në asnjë rast nuk mund të jetë subjekt për të kërkuar një leje paraprake, apo njoftimi paraprak të një shteti”, vijon nota e protestës.

Për të gjitha këto arsye, SHBA thotë se do të vazhdojë të kundërshtoje pretendime e palës shqiptare dhe në këndvështrimin e saj, duke qenë se këto pretendime bien ndesh me ligjet ndërkombëtare, nuk do t’i zbatojë.

Nota e protestës mban datën 22 qershor 1989 dhe i është dorëzuar Shqipërisë përmes Ministrisë së Jashtme franceze, duke qenë se Shqipëria dhe SHBA nuk kishin marrëdhënie diplomatike. Pa u mbushur një vit nga kjo marrëveshje, Shqipëria ndryshon ligjin dhe redukton shtrirjen e ujërave territoriale nga 15 në 12 milje detare.(SI)

11 komente në “Debati me Greqinë: Kur SHBA kundërshtonte Shqipërinë për zgjerimin me 15 milje në det”

  1. Konventa says:

    Ne 1976, Shqiperia kishte burra qe se rruanin per te tjeret dhe vendosnin cfare ishte ne te mire te vendit. Kurvat pas 90’tes filluan bejne pazar me detin dhe tokat.

  2. Epo kjo pune says:

    Problem mbetet nese greqia ve metrin e merr 12 Milje drejt ujrave te hapura nga gura si ai barketa, nuk merr nga ne por merr nga deti I perbashket dhe kjo prape uzurpim eshte

    1. sumqirt e qiverrise ,kishin äq shume kohe
      dhe dinin täshme se ku e njomte Bythen e tij Greku ke Mäjät e shkembinjeve te äkujt ,
      dhe prej äty nisnin Pretedimet ej dhe nuk bene äsgje .
      Miljonät e täxäpäguesit shqiptäre -per
      Värävigot e Bushätit 6 -Muäj -hengri Miljonä Euro
      dhe ngo äto bisedime nuk kemi färe äsnji rezultät
      e kjo eshte tällje dhe bytheqimllik i ksäj qeverrie lämäshesh ordiner .ktyre qyrräsheve päbythe .
      ————–
      E dinin ku nxirnin koken ne dete shkembinjt ku Kruän Bythen Greku ?
      i kishin fundosur qe mos te dukeshin me mbi siperfäqe ?
      ktä nuk beje äsgje .
      ktä nuk mbrojne,
      vetem rrijne si memec idiote ,
      äsgje dhe nuk i intereson Shqiperiä por päsuriä dhe idiotiizmät medieve
      Ehte e vehte ky KM dhe kjo Qeverri me ko Ministrä ordinere e kälämäq
      qe nuk dijne ngä lidhet gomäri E SJÄN PER ÄSGJE ???????????? ????

      1. ik ere pirdhu says:

        O ANALFABET, mjaft shkruajte se na e shpife o neandertal ?

  3. abc says:

    Sic duket edhe nga harta e fotos nr.1, Shqiperia mbante distanc (vije te mesme) nga ishujt e vegjel (diapondia nisia) te Kurfuzit, qe ne vitet 1990.
    Sot perse e kundershtoni ?? Apo nga qe sot keni keshilltar qeverie Erdoganin.

  4. abc says:

    Turkoshaku kolonell Musllum Pashai ku fshihet, perse nuk flet ???
    Po Greko-loget Xhufi, Spahiu, Bashkurti, Braho, Ngjela, … ku jane fshehur.

    1. pjeter says:

      Ka nje te fshehte qe ai qe ti e quan turkoshak,hodhi poshte me argumente e fakte,ato qindra km katrore det qe perfitonte Turkogreku,nga ujrat territoriale shqiptare,pikerisht sepse Agai i serbogrekeve shfuqizoi kete qe shef zotrote ne harte,dhe filloj nga zero bisedimet,po bishti i qenit veshtire se pranon,ai perseri bisht qeni ngelet,fiks si ti.

    2. Henks says:

      Abc grekqiri

      Kur nuk ju pëlqen e vërteta i quani shqiptarët turkoshakë, turkalvanos e karlliqe të tilla. Jo se na rruhet shumë, sepse për ne shqiptarët e bardhë dhe autoktonë është kompliment kur ju jevgjit sirianë, egjiptianë, iranianë, pakistanezë, na quani turq. Biles nuk ju krahasoj dot me turqit sepse ata janë më të bardhë se ju.
      Çështja qëndron tek fakti që ky “turkoshaku” Pashaj, jua ka plasur në surrat aktin e poshtërsisë që qeveria juaj gabele donte të bënte me qeverinë e Saleh serbit, kryetradhëtarit më të madh në historinë e Shqipërisë dhe kjo gjë ju djeg fort. Por kam një këshillë, shkoni e futeni byçën në ujë të ftohtë e qetësohuni. E pastaj ikni e shqyejeni byçën leshtore e të zezë me ndonjë zezak.. Të puç.. ?

    3. Edi says:

      mos jane nga plaka jote bythlepires

  5. Hajnshim Kosovari says:

    Ma cucllatshin SHBA revizioniste, raciste, rusiste.

  6. V.F.L.P says:

    Po sh.b.a qe i bie botes verdall me c’te drejt e bene . Me te drejten e te fortit .?? Dale dhe pak dhe Rusia +Turqia do tja ulin hunden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje