Të ardhurat e nëntë televizioneve kryesore pa pagesë në Shqipëri arritën në 4.3 miliardë lekë gjatë vitit 2019, me një rritje të lehtë prej 5% në krahasim me një vit më parë, në një kohë kur tregut mediatik kryesor në Shqipëri iu shtuan dy televizione të reja.
Të dhënat financiare të nëntë kompanive përkatëse të televizioneve Top Channel, Klan, Vizion Plus, News 24, ABC News, Ora News, A2 CNN dhe Euronews, të analizuara nga BIRN, tregojnë se hyrja e dy televizioneve të reja, A2 dhe Euronews gjatë vitit të kaluar u shoqërua me një rritje të lehtë të tregut të reklamave ndërsa të ardhurat e televizioneve ekzistuese nuk pësuan ndryshime dramatike. Po kështu, me përjashtim të hyrjes së A2 në treg, pjesët e tregut të zëna nga kompanitë e tjera mediatike nuk pësuan ndryshime të mëdha.
Sa i përket renditjes së televizioneve për nga të ardhurat, Top Channel u rendit i pari me 32% të tregut, pasuar nga Klan me 27%. Në vend të tretë u rendit kompania Media Vizion, e cila operon televizionin Vizion Plus me 10% të tregut. Kompania G2 Media e cila operon televizionin A2CNN u rendit në vend të katërt me 9% të tregut. Televizioni tjetër i ri, Euronews, i cili operohet nga kompania Euro Balkans News, pati 46 milionë lekë të ardhura ose vetëm 1.1% të tregut.
A2CNN realizoi të ardhura në masën 388 milionë lekësh pasi ndërtoi aktivitetin duke u mbështetur në asete me vlerë 120 milionë lekë. Të ardhurat e vitit 2019 i lejuan kompanisë të realizojë një fitim modest prej 130 mijë lekësh. A2 CNN është nën pronësinë e Gener 2, një kompani ndërtimi nën pronësinë e Bashkim Ulaj, Ahmet Ulaj dhe Astrit Ulaj.
Nga të nëntë televizionet e analizuara nga BIRN, gjashtë prej tyre operojnë në formatin e lajmeve 24 orëshe dhe emisioneve të debatit ndërsa tre televizione kanë karakter të përgjithshëm dhe transmetojnë emisione dëfryese, filma apo telenovela, krahas lajmeve dhe debateve nga aktualiteti. Të gjashta televizionet informative sëbashku kishin 1.3 miliardë lekë të ardhura (rreth 11 milionë euro) ndërsa tre televizionet e tjera, Top Channel, Klan dhe Media Vizion kishin së bashku të ardhura në masën 3 miliardë lekë.
Nga të nëntë televizionet në fjalë, tre prej tyre, Vizion Plus, ABC News dhe Euronews, e mbyllën vitin e kaluar me humbje ndërsa të tjerat patën bilanc pozitiv. Fitimet më të larta u realizuan nga Top Channel në masën 180 milionë lekë, pasuar nga Klan me 171 milionë lekë.
Të ardhurat e Top Channel njohën një rritje të vogël gjatë vitit të kaluar, por kompania rezultoi me fitime të larta kryesisht si pasojë e kursimeve në shpenzime.
Nga ana tjetër, Klan pësoi një rënie të konsiderueshme në të ardhura në masën 24%, por ia doli të mbajë fitime të konsiderueshme.
Televizionet e analizuara kanë asete të përbashkëta në masën 8.6 miliardë lekë, (71 milionë euro). Rezultati neto i industrisë i shprehur në fitime në masën 71 milionë lekë, nënkupton një kthim në përqindje nga asetet në masën 0.8%. Kjo është një normë shumë e ulët që supozohet se do të shtynte drejt zvogëlimit të numrit të ndërmarrjeve që operojnë në këtë tregj, gjë që në fakt nuk ka ndodhur.
Përveç televizioneve pa pagesë, në tregun shqiptar operojnë edhe televizione me pagesë (Digitalb dhe Tring) si dhe Radio Televizioni Publik Shqiptar, i cili financohet nga buxheti i shtetit, nga një taksë specifike si dhe nga të ardhurat nga shërbimet dhe nga reklamat.
Sipas raportit vjetor të dorëzuar në kuvendin e Shqipërisë, RTSH pati të ardhura totale prej 2.5 miliardë lekësh, shifër kjo e barabartë me të ardhurat e Top Channel dhe Klan të marra sëbashku ose sa 57% e të ardhurave të të nëntë televizioneve të tjera të analizuara.
Bilancet e Digitalb dhe Scan TV nuk ishin të disponueshme në faqen e internetit të Qendrës Kombëtare të Biznesit deri në ditën e publikimit të këtij shkrimi.
Cilësia e peizazhit mediatik të një vendi vlerësohet edhe nga shkalla e larmishmërisë së këndvështrimeve që shikuesit kanë mundësi të ndjekin. Zakonisht kjo matet duke parë shifrat e shikueshmërisë së televizioneve, të nxjerra nga sondazhe të ndryshme. Në Shqipëri aktualisht nuk ka të dhëna të besueshme për shikueshmërinë e televizioneve por nëse marrim nivelin e të ardhurave si tregues të shikueshmërisë së tyre, gjatë vitit 2019, katër televizionet kryesore kontrolluan 79% të tregut.
Në vitin 2018, katër televizionet më të mëdha kontrollonin 88% të tregut. Treguesi i përqendrimit, për rrjedhojë duket se është përmirësuar, por është gjithsesi shumë larg standardeve ndërkombëtare në të cilat, kur tregu dominohet në mbi 50% nga katër operatorë, konsiderohet se vendit i mungon larmishmëria në informacion që nevojitet për funksionimin e një shoqërie demokratike.
Media në Shqipëri ka gjithashtu tipar tjetër dallues që përbëhet nga kompani nën pronësi individuale ose familjare. Shumica e kompanive të analizuara janë nën pronësi të aksionerëve me lidhje të ngushta familjare.
Pas nje dominimi 22 vjaçare te 5-6 mediave televizive,ka ardhur koha te krijohet hapesire qofte lokale,por dhe kombetare per media te reja,bashkekohore,larg formateve te vjetra dhe tashme te lodhura dhe te dala boje ne Shqiperine e lodhur bashke me mediat politike.
Nga viti 1997,kur qeveria e ardhur ne pushtet,pas deformimit skandaloz te zgjedhjeve,pas shkerrmoqjes se shtetit prej rëre,pas grushtit te shtetit te llumrave te komunizmit,me iniciative te qeverise te liberaldemokratit Fatos Nano,u be r mundur hapja pa asnje pengese e mediave radiofonike dhe televizive.Kjo politike liberale krijoi hapesire per te investuar ne media.Dhe ne fakt mediat lulezuan dhe u zhvilluan me ritme nga me te lartat ne Ballkan,ku shtete potenciale nuk konkuronin dot media te tilla si Top Channel,Klan,Vizion +,Top Albania radio,RD,Koha Jone,dhe shume media te shkruaraetj.
Por…por, per fat te keq,hienat politike,komunistet fanatike qe erdhen e pushtet,pas vitit 2005,poshtetsisht i deformuan keto media,duke i kthyer ne asete te agjitacionit dhe propogandes,ne media politike,ne prostituta ne sherbim te hapur,ne servilizem uletites,ne marreveshje te ndyra interesi ku shteti u garantinte lirine,mbrojtjen,tregun,hapesirat publike pa fund dhe pa asnje kacidhe detyrim,licencat kombetare,tendera miliona euro,per ndertim rrugesh,pallatesh,resorte,vila,dhe para publike pafund.
Pas vdekjes aksidentale te Tanit te Topit,dhe ky tv,qe zoterone tregun,degjeneroi,sidomos pas venies se Ben Blushit,nje mafioz politik,nje person finok dhe dembel qe ka bere pasuri pafund nga privilegjet politike,e shpartalloi kete pasuri kombetare.Ky gjigand televiziv ne Ballkan,i ngritur me nje pasion dhe investim titanik nga Tani,degjeneroi ne nje TV qe largoi poshtetsisht tere ajken,gazetare,drejtues,foles,regjzore,inxhiniere,kameramane,montazhiere,redaktore,analiste,drejtues autoritare emisionesh duke e çuar ne zgrip kete pasuri kombetare.
Loja politike,blerja,prostirucioni politik (media,politike,biznes,grupime interesi,individe te fuqishem,aleance me krimin,interesa rajonale dhe para e vendeve fqinje per interesa te tyre strategjike dhe gjeopolitike,e degjeneruan median dhe e kthyen ate ne autopalane,zedhenes te partive politike.
Ne kete degjenerim mediatik,dalja e mediave te reja,moderne ne teknologji,ne staf,ne programacion,ne editorial,ne analize,ne problematike,ne komunikim,ne vizion,larg marrveshjeve me politiken,me llumin mediatik,eshte nje progres i madh dhe nje largim nga llumi mediatik i drejtuar nga mafia politike.
Sot ka ardhur koha qe media e llumit te injorohet,te shmanget dhe te mos ndiqet,pasi ajo te irriton,te streson,te lodh,te indroktinon me formatet bajate,me njerezit idiote,provinciale,medioker dhe acarues qe shfaqen ore e çast ne ekranet e prostitucionit politik,
Shqiperia nuk eshte ajo e 15-20 viteve ne pare.Shqiptaret nuk jane ata te 1997-1998 qe per poshtersi te politikaneve komuniste inateçore qe per hire te karrigeve te tyre digjen Shqiperine dhe derguan ne varr mijera shqiptare
Keto jane te gjitha pastrim parash o budallenj. Jane paret e pista te Bashkim Ulajt, te trafiqeve etj. Ku ka treg albania per kaq shume TV dhe qesharakja fare se qenkan me fitim. Turp
Te dalesh ne tregun mediatik shqiptar nen sigla te tilla si:BBC,CNN,Euronews,ështe nje gje me rendesi te madhe.Êshte shume e veshtire te bindesh keta gjigande te mediave Boterore dhe te lidhesh partneritet me ta,te perdoresh siglen e tyre,kur vjen ky bashkepunim vjen nga nje vend i vogel si Shqiperia.Nje zakon i keq per ne shqiptaret qe çdo biznes te ligjshem e lidhim me krimin.
Keto gjigande te mediave boterore nuk jane :Tv Shijaku,TV Syri,Ora dhe Ora news apo ndonje hale e qelbur e parave te pista.