Çështja e detit, reagon edhe Artan Fuga: Grekët janë të dashur, miqësorë, të bukur dhe s'duhet t'i sulmojmë, ne jemi si minjtë e mbledhur rreth Lanës

29 Gusht 2020, 19:02Sociale TEMA

Debatit për çështjen e hapësirave ujore me Greqinë, i është bashkuar edhe Artan Fuga. Ai i ka kërkuar politikës të ndërpresë menjëherë sulmet ndaj Greqisë.

Ndër të tjera Fuga argumenton edhe situatën duke dhënë edhe një alternativë e cila sipas tij është zgjidhja e çështjes.

Menjëherë pas kryeministri grek bëri lajmërimin në Parlamentin e shtetit fqinj se Greqia do ta çojë hapësirën e vet ujore në 12 milje, te nisën debatet shpesh të hidhura, por edhe në formën e frazave goditëse të ndërsjella nga të cilat qytetari qendron i hutuar, i habitur, dhe nuk kupton asgjë!

Ka edhe nga ata zemërgjerë, hyjnorë, ëngjëllorë që nuk mungojnë të shkruajnë në media duke u tallur me shqetësimin qytetar, për ta quajtur këtë thjesht një alarm i kotë, me qëllime politike ose për t’u evidentuar. Megjithatë problemi mbetet në rend të ditës dhe shumë serioz.

Pikëpyetjet shumë të mëdha, kurioziteti po ashtu, shqetësimi atdhetar dhe pragmatik është për t’u përgëzuar. Sigurisht unë nuk jam asapk specialist i gjeopolitikës as i hartave dhe as edhe i teknologjive GPS, për të hyrë në detajet e çështjes apo në klauzolat e konventave ndërkombëtare. Megjithëse si cdo qenie racionale, homo sapiens, jam në gjendje t’i kuptoj edhe shpje gimet e specialistëve për konventat edhe hartat e paraqitura. Mirëpo, para se të jetë një çështje teknike, kemi një çështje politike mes dy vendeve, një çështje diplomatike dhe një çështje komunikimi ndërkombëtar.

Imagjinoj në ëndërr sikur nga pesëdhjetë a gjashtëdhjetë deputetë nga ata të listave që janë në Kuvendin e Shqipërisë, të ngriheshin në këmbë dhe të duartorkisnin një fjalim patetik rreth sloganit : Shqipëria po rritet! Do t’u kisha hequr kapelen dhe do të kisha lënë lotë të më rridhnin në faqe. Dhe nëse Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, do të dridheshin nga frika nga ato çaste solemne, ndonjeri nga deputetët do të sqaronte: Mos kini frikë fqinjë të dashur sepse Shqipëria do të rritet vertikalisht, pa u cënuar juve asnjë centimetër të territorit. Do të çpojë më thellë galeritë e minierave nëntokë si edhe do të lëshojë një sondë në galaktikat e ariut të murmë, për të vendosur në yjet e atjeshëm sonda observimi të hapësirës!

Pasi u zgjova nga kjo ëndërr, mendova me një lloj simpatie për fjalimin e z. Kryeministër të vendit fqinj kur e pashë dhe dëgjova te shprehej solmenisht nën duartrokitjet e deputetëve të krahut të tij, se Greqia po rritet, dhe se kjo është realizimi i projekteve sikurse e kuptova të një lloj të kaluare që m’u duk sikur simbolizonte traditën! Një shtet dhe një komb që kërkon të rritet dhe të zmadhohet horizontalisht apo vertikalisht dëshmon që ka nevojë për këtë, një lloj lebensbraum, si edhe ka energji dhe forca për ta realizuar. Kombe të tilla nga energjia që kanë janë për t’u marrë shembull. Se çfarë lidhje ka kjo gjë pastaj me konfliktin Greqi – Turqi për platformat e naftës në det, me dobësimin e kontrollit të BE ndaj politikës të jashtme të Greqisë, me një lloj gjeopolitiuke ballkanike ku një sërë vendesh, si ne, kemi status inferior me Greqinë përsa i përket integrimit europian, me politikat e sotme amerikane, me krizën në Biellorusi dhe ndërmjetësimin e OSBE atje, apo me nuk e di se çfarë tjetër, duke vazhduar ta zemë me krizat e familjes mbretërore britanike, etj., kjo është tjetër gjë.

Unë mendoj që politika jonë nuk ka asnjë arsye as se përse zemërohet me shtetin tonë të dashur fqinj të Jugut, por as edhe nuk ka përse deklaron se kjo “rritje” nuk prek Shqipërinë, interesat e saj, prandaj nuk ka përse të shqetësohemi. Sigurisht ka të drejtë të shqetësohet opinioni publik, shyqyr thuaj, ka të drejtë të shqetësohet opozita, ka të drejtë të shqetësohet Presidenti i republikës, madje edhe Gjykata Kushtetuese t’i ngrejë veshët përpjetë. Pa paragjykime, pa stereotipime, por me analiza, informacione dhe shqyrtime të hollësishme dhe shumë të matura.

Ne nuk mund të themi, hajde flemë gjumë sepse interesat e Shqipërisë nuk preken!!! Nëse nuk ka një marrëveshje, nuk ka një sqarim të hollësishëm diplomatik sepse pritet të vijë ministri i jashtëm grek të sqarojë shtetin tonë, ku e dimë ne se ka apo nuk ka probleme për Shqipërinë? Edhe nuk dimë gjë, por edhe e dimë që nuk ka asnjë problem!!! Kjo është një kontradiktë e rëndësishme në arsyetimin llogjik.

Greqia dhe Shqipëria janë dy shtete që nuk kanë asnjë arësye që të mos i zgjidhin në interes të përbashkët çështjet e tyre. Unë nuk dua të mendoj që ndryshimi drastik i ambasadores dhe i stafit të ambasadës të Shqipërisë në Athinë, si edhe kriza e emigrantëve në kufi, të mos kenë asnjë lidhje me “rritjen” e Greqisë. Por, gjithçka bën vaki në këto kohë të turbullta dhe të pista me Covid19 në botën që jetojmë!

Kryeministri grek i kërkoi ministrit të vet të jashtëm që për vendimin e marrë për “rritjen” e Greqisë, të njoftojë shtetet fqinje si Italinë dhe Shqipërinë! Vendimmarrje krejt zeusiane! E fortë, e vendosur!!! Por, duhet të jemi të qartë dhe mos fshehim hënën pas gishtit! Nuk u konsultua njëherë me Italinë dhe Shqipërinë, por fillimisht deklaroi solemnisht “rritjen” e shtetit të vet, dhe pastaj me një lloj vendosmërie neglizhuese kërkoi të njoftoheshin fqinjët për vendimin e marrë!

Pra, ai e di shumë mirë se çdo rritje, edhe nëse është në det dhe nuk prek territore të tjera, është një ndryshim raporti forcash midis një shteti dhe fqinjëve të tij. I madhi i gjeopolitikës në filozofi Rajmond Aron theksonte se pushteti nuk është një vlerë absolute, por një vlerë relative, pra ka kuptim sesa më i fuqishëm bëhesh ti me një veprim ose mosveprim në krahasim dhe mbi të tjerët me të cilët je në marrëdhënie.

Nisur këtej edhe sikur fare të mos cënohen interesat detare të Shqipërisë, fakti që vendi fqinj mik, Greqia e bukur, shteti i një kombi mik dhe mikpritës i shqiptarëve “rritet”, Shqipëria ka nevojë të reflektojë, të arsyetojë, të masë, të shqetësohet për mirë a keq, dhe jo të thotë “nuk ka problem”. “Rritja” e komshiut sigurisht është dobësimi yt, por pastaj tjetër është sesi krijohen aleancat dhe energjitë më pas.

Unë nuk e di nëse politikanët tanë dhe sidomos qeveritarët e dinë teorinë e shkollës realiste të gjeopolitikës, të themeluar nga Lakostë. Nëse u duhet edhe teoritë e Aronit, Lakostës, etj., mund t’i qëmtojmë me kujdes! Por shkolla realiste e gjeopolitikës ka argumentuar se gjeografia është një një shkencë për të bërë luftë! Nuk ka nevojë të alarmohemi.
Greqia dhe Shqipëria nuk kanë asnjë arsësye për t’u acaruar sepse janë shtete të dy popujve miq që jetojnë pranë e pranë prej shekujsh të tërë. Por, nëse Greqia do të “rritet”, sigurisht nuk është sepse Uliksi do të bëjë shëtitje me varkë nëpër detin Jon duke mos gjetur dot rrugën e kthimit në Itakë!

Sigurisht që shteti fqinj ka interesa ekonomike, financiare, ushtarake, turistike, etj. Nga kjo pikëpamje ne e kemi për detyrë si shtet i Natos si vetë Greqia të dimë çfarë raporti i ri vendoset mes nesh dhe Greqisë në planin e strategjisë të mbrojtjes dhe të sigurimit të rrugëve të kalimit në detin Jon, me rëndësi mesdhetare dhe botërore. Kjo sigurisht nuk është vetëm çështja jonë sepse interesat e vendeve të Aleancës të Atlantikut të Veriut janë gjithashtu aktive dhe në lojë.

Në fjalën e zotit kryeministër grek në Parlament pati edhe nota nostalgjie sepse deklarimi i tij sigurisht bën pjesë në një ëndërr kombëtare. Të gjithë popujt e Ballkanit, mirë a keq, me delir, a me realizëm, me miqësi, a me dhunë, ushqejnë të njejtën ëndërr të “rriten”. Por, nuk ka zbuluar kot psikanaliza që kalimi në realitet nis me censurimin e ëndërrave kur ato sidomos krijojnë neuroza të ndryshme. Edhe ne si popull në të kaluarën kemi ëndërrime të rritjes, ndofta jo në dete, por në tokë patjetër. Sepse ne e kemi harruar detin dhe nuk kemi aq lundërtarë që nga Teuta e këtej. Por, ëndërr rritjeje kemi pasur dhe kemi.

Imagjinoj një grup deputetësh nga këta të komisionit të edukimit dhe medias që në këmbë ngrihen në Komision dhe njeri prej tyre deklaron: Njoftoni Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi se ne do të “rritemi”! Sigurisht komshinjtë tanë grekë, italianë, kombe të zgjuar dhe me humor, do të mbanin barkun me dorë nga të qeshurat!
Prandaj ajo “ëndërra e rritjes” e detyron politikën shqiptare të jetë e kujdeshme dhe ta analizojë mirë semantikën e retorikës politike, duke hequr dorë nga një lloj sigurie e shtirur sikur i ka të gjitha krizat e botës në dorë! Mos harrojmë se jemi një komb e shtet i vogël, mikroskopik në popullsi dhe territor, sado i lavdishëm dhe heroik në tradita!
Ka vend që politika qeveritare të dijë edhe të vërtetat e mëdha që ka përpunuar Fridrih Ratzel i shkollës romantike gjermane të gjeopolitikës. Sado i përdorur keq që teoritë e tij kanë qenë.

E them këtë sepse brenda konceptit të tij mbi shtetin si një sistem organicist, shteti i ngjan një peme që për t’u rritur lart i duhet që rrënjët të hapen sa më shumë horizontalisht.
Pra nuk ka kuptim që sikurse është bërë këto ditë, çështja e “rritjes” të Greqisë mike të shihet në mënyrë abstrakte, numerikisht, jo 6 po 8, jo 8 po 12 milje!!! Ratzel thekson se çështja kufitare është një çështje që nuk lidhet thjesht me hapësirën sikur të kemi në hartë figura gjeometrike trekëndësha apo elipsoidë. Një majë mali shpesh vlen sa mijra metra në tokë fushë, një grykë vlen sa mijra kilometra, kujto Torviollin Termopilen, etj., në imagjinatën e popujve tanë, një ngushticë vlen sa mijra dallgë me shkumë deti, një minierë vlen sa pesë krahina. Pra, relievi dhe territori janë realitete konkrete dhe aspak thjesht figura gjeometrike.

Prandaj, mbi gjithçka nuk duhet thënë “s’ka problem”, janë norma konventash ndërkombëtare sepse nuk janë gjeometri, janë gjeopolitikë. Nëse politika qeveritare nuk e kupton këtë do të bënte gabim!
E në fund, sa keq më vjen që ne nuk shpallim dot programe rritjeje në det!!! Sepse suprina e detit te ne është bosh! Peshkimi, turizmi detar në anije, kërkimi i naftës, flota detare, transporti detar, janë braktisur ose asnjëherë menduar si projekte madhështore.

Ne rritemi në Lanë!!! Sepse ne nuk ja dimë vlerat territorit! Por kjo është një çështje që kërkon shqyrtime të tjera dhe që unë personalisht modestisht i kam paraqitur në botimin tim, nga Papirus, “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare” ku argumentoj që ne jo vetëm jemi shtyrë nga fqinjët dhe nga perandoritë në breg të deteve, gati sa nuk na kanë hedhur në det, në kënetë, por edhe atë rryp toke që na ka mbetur, ne e braktisim duke e lënë bosh, e mbledhur si minjtë rreth Lane. Por edhe kjo do biseda të gjate në netë dimri ku brenda ka zjarr në vatër dhe jashtë Covid”, thotë Fuga. (TemA)

54 komente në “Çështja e detit, reagon edhe Artan Fuga: Grekët janë të dashur, miqësorë, të bukur dhe s’duhet t’i sulmojmë, ne jemi si minjtë e mbledhur rreth Lanës”

  1. qazim says:

    Si mund te kalonte ky debat pa dhene mendimin e tije profesori,i ndrituri,i gjithdituri,mendjeholli Artan. Ai di cdo gje,jep mendim te vyer per jeten,vdekjen,ajrin,ujin,perendite,kufijte e gjithshka mund te shkoje mendja. Pa te zor se mund te jetojme normalisht,te ushqehemi normalisht,te gezojme e te hidherohemi normalisht. Cdo te beje njerezia kur ti pushoje zemra se rrahuri,se nje dite do te vdese si cdo i mencur e i marre,delirant e psikopat,profesor e injorant. Ah moj toke cfar mendjendriturish mban mbi vehte,e te lumet ne qe kemi Artanin.

    1. tourkalvanos.... says:

      Hahaha……………beqiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

      1. Vangjel says:

        E ke fjaken per grekerit? Po greket jane bythqira turq me besim ortodoks.
        Ik tani te semafori te besh leket e gjermanit.

      2. Titi says:

        E keni gabim, eshte shkrim i mire me titull ambig!

    2. Kute says:

      Ky Fuga nje ANTISHQIPETAR I thekur
      TURP QE botoni shkrimin e ketij plere
      Keta perkrain Berishen Luli MONA LIKE FLORIRI
      I bashkoin idealet se kan vjdhur kan vrar kan shkatruar Shqiperin
      Plere

      1. Titi says:

        Lexo artikullin sepse ben ironi, ai e ka qeverine shqiptare qe nuk shqetesohet per “rritjen” e Greqise.

    3. Eri Livorno says:

      Qazo vellai lexo me kujdes e lere meroavdallin se pervec termit si minj, Artani ka te drejte. 1.5 milion shqiptare karderra (nuk eshte sharje) mbledhur ne zonen Tirane Durres, 1 milion shperndare neper bote emigrante dhe kusuri shperndare anembane atdheut te lumtur. I ke pare fshatrat ne veri, bosh. I ke pare fshatrat ne jug, jane booosh. Keshtu do zhvillohemi ne, rreth Lanes??? Keshtu do I mbrojme trojet tona, te mbledhur rreth Lanes? Keshtu do shumohemi e begatojme ne, te mbledhur cip me cip ne Bathore? Mendohu Qazo e shaj o bir, brenda apo jasht qofsh, po si bajge do jetosh o Zimo.

  2. Oketo says:

    Shkrim 12 milje i gjate

  3. Agronomi says:

    O akademut. Akademitllikun e ke per politike

  4. Fuga si centrifuge says:

    A ka trushplar qe e lexon kete mi halesh qe edhe per kavie nuk e marin

    1. Tani says:

      Ky paguhet nga taksapaguesi shqiptar.

  5. Labi says:

    Hajde shikoji Greket ne Eurpe pra Shqiptarit rri me keq se nje mi,po ti o Fug nisesh nga vetja,gjithe jeten mi gjirizi e spiun ke qene.

    1. Shpresa says:

      Po pse mor njerez merreni me personin dhe jo me permbajtjen e asaj qe ai ka shkruajtur?

      Shkrimi eshte interesante dhe ka plotesisht të drejte.

  6. ?????? says:

    Nuk ke faj jo si mi po ti je si bytha e Shqiptareve maskara njeri. Fole per vete ti apo per te tjeret shemtire nuk ke faj se je shume i shemtuar te qifsha rracen e poshter legen

  7. pilafi says:

    Prajte zot rrezikun nga ky pseudoprofesor, qe per mendimmin tem ky nuk asht profesor por asht nji impotent, nji fatkeq qe po e urrejne edhe familjaret e tij.
    Rrnofte Edi Rama!
    Posht te tan injorantat dhe hajnat e Sal kriminel Birisha dhe Ilir hajdut Florini.

  8. Ilir says:

    Z.Mero. Artikuj nga te rrjedhur dhe jo shqiptar kunder shqiptareve nuk duheen botuar. C’profesor leshi eshte ky. ka pjerdhur or zMero

  9. Trotski says:

    Ky delenxhi i neveritshem dhe i lodhshem .Si e mban kjo Toke Xhanem????

  10. Timi says:

    Nuk vdesin injorantët tek ne. Si mund të thotë për veten njeriu kështu. Paramendoje të thotë një grek që jemi minj për grekët. Shqiptari urren shqipetarin dhe pret ta dojë i huaji.

  11. Lani says:

    Tan Fuga per shume gjera nga keto ke te drejte mendoj. Jemi mbledhur rreth Lane dhe kemi lene braktisur tokat nga Dropulli ne Han te Hotit. Kush udhetin i shikon. E kur i braktis si kemi bërë ne atëherë nuk të dhimbset kur vjen e t’i merr tjetri siç po bëjnë sot ndoshta vrekët e siç kanë bërë mot e net komshijtë tanë me ne.

  12. Sqepari says:

    Akademik dhe qesharak vetem te ne mund te gjesh!

  13. qytetar says:

    O zot çfare ndyresire !!!

  14. Tepelena says:

    Simbas dijetarit tone te gjithe shtetet qe kerkojne zmadhim territoresh jane ceshtje normale dhe fqinjesia me grekun na meson i dituri duhet pare si nje ceshtje e rritjes se territoreve dhe ne ditet nga kjo duhet te marrim nje shembull. Reaksionar , i pa moralshem, pa identitet, nje njeri qe nuk ka asnje vlere njerezore per te cliruar ane pozitive per brezin e ri i cili ka nevoje me shume se brezi i yne per edukatore patriote largpames historiane dhe filozofe te denje. Platoni dhe Aristoteli citonin me shume kembngulje fjalen morali dhe se njeriu eshte nje produkt politik.

  15. Lola says:

    I dashur Fuga :

    Si pordha neper zorre,
    te kam e po te ruaj,
    sa here qe te lexoj ,
    kaq shume ne shpirt po vuaj,
    sguxoj per ty te flas,
    mos pjerdh e te humbas.

  16. Na myten says:

    I paska djeg Meros dhe me titull dhe foto manipulon publikun qe s’kupton asgje nga ato qe shkruan Fuga.
    Nxenes i denje i Saliut dhe Gebelsit.

    1. haloefect says:

      Aq e poshtet eshte bere kjo gazete sa botuesi e ka kthyer ne ,ne nje kerme ndjellese per cakejte.E lexova permbajtjen dhe stje ka thirrje per kujdes dhe arsyetime logjike ,ku deduksioni :”edhe nuk dime gje edhe e dime qe nuk ka problem per rritjen e hapesires detare”,ka sens.
      Natyrisht Fuga ka stilin e tij.
      Po te vesh nje foto ,dhe nnj titull qe nuk ka lidhje me me permbajtjen,por te krijohet ideja se ke te besh me nje budalla,ku konteksti i fotos se si eshte bere dhe si i ka rene ne dore ,dhe titulli fare i ndryshuar.
      Mero po te ndiqeshe gjyqesisht do paguaje miliona demshperblim ,terhiqi freret ,te kam bere thirrje disa here si ish simpatizant i gazetes tende.Ma do mendja qe nuk i lexon me kritikat ,ndoshta te ka zene lopata uje tashme

  17. Xoni says:

    Shpresoj te mos e degjojne shume studentet sepse do heqin dore fare nga leximi…haha ,ketij I kane hikur bletet me kohe!

  18. Jimi says:

    As qe e marre mundimin qe te lexoje cfare zhgarravite ky palo Akakdemik! Por nje gje e kam fare te qarte. Meqense askush nuk ja vershellen, per cfare thote e shkruan, ky i “famshem Akakdemik” gjen nje moment disi te trazuar dhe hedhe ndonje shashke, duke menduar se ajo do te terheqi vemendjen e dikujt dhe do te tregoje se eshjte gjalle.

  19. viçidoli says:

    O akademik trushpëlarë,fole e çfarë nuk fole,por në fakt as gjë nuk the,pasi të gjitha ato mendimet e tua të çvyera janë si puna e atij mullirit me erë ,që ai tjetri thotë që është mulli,mulli është po uji nga i vjen.
    Z akademik juve nga ju vjen uji,se flisni për marrveshje,kur marrveshje ska,as të firmosur e as të vulosur,bile dhe negociatat,aktualisht janë të bllokuara,atëhere o ju z.akademik mender uji ju vjen nga shqupi dhe nga Athina,gjë që po ju dhe ata që ti mender akademik ju lëpin bythën e konfirmuat në 2009 me firmë e vulë
    aktin e tradhëtisë kombëtare duke cënuar integritetin territorial të vëndit për interesa të partisë,hë pra akademik për këtë ç’mund të na thuesh ti o mëndje e ndritur akademiko -shqupiste,folë për këtë mutsillëk antikombtar ,apo ke frikë se po të flasësh ,bie erë qelbësirë dhe vet,më kot e ke o mender akademik,se ju jeni të zhytur deri në grykë në mutsillëkun e asaj marrëveshjeje antishqiptare dhe jo vetëm bini erë të qelbni,por ska dhe s’do ketë det t’ju lajë,
    Fatkeqsi për titullin akademik kur ai shpërdorohet nga bythë lëpirës të tipit Fuga që janë prodhim madein
    Sali Ram Shiqere Berisha,që ka qënë është e do ngelet e keqja historikisht më e madhe e këtij kombi.

  20. Sali Kakerdhija says:

    Fuga, Lek Plepi, Taulant Balla, i Qimi i Pekajve,
    Ed Paloka, Flamur Noka!
    Ajka e Shqiperise!

  21. faro says:

    Lexoni poezinë e LOLES,!
    Unë këtë zgjidhje gjeta për të shpëtuar nga llellelle…… t, e pafundme

  22. Loku says:

    Nje koqe qe mban titullin AKADEMIK turp per kete lloj karagjozi.

  23. Aleko says:

    Me thoni cfare nuk qendron nga cka thot profesori.A??? a nuk po rritet vendi fqinje duke marre sa me shume det ne mesdhe , ne egje e ne jon.Shifni vetem se sa zgjerohet ne jon dhe shikoni si ngushtohemi ne ..Greku ka floten trgetare me te rendesishme ne mesdhe , prandaj gjithmone rritet dhe jo si ne qe jo vec spo rritemi por nuk u deshen as tre dekada te katandisemi me 2 miljon njerezz te moshes se mesme dhe te vjeter, nderkohe qe gjenerata e re merr arratine neper bote me prirje per tu mos kthyer me kurre..A po e shfrytezojme si duhet detin qe kemi..hic fare me mire e perdornim ne Kohen e diktatures..Ahere ku eshte rritja jone? ..apo duke braktisur token ku mund te prodhohett per te ardhur te gjithe sic thot profesori ne buze te lanes.Qe te rritesh duhesh te rritesh ne toke dhe dete duke shfrytezuar cdo asset te mundeshem toksore dhe detare, nderkohe qe po ndodhe e kunderta,, nje pjese e madhe punon per boten , nje pjese mblidhen te lana , dhe nje pjese e vogel mundohen te bejne dicka .POr kejo smjafton per rritje, po nuk u punua ne cdo qoshe , fushe , koder apo mal te venditt.Duket se shqipetret kane vendosur te rriten neper bote dhe jo ne vendin e tyre.Ky besoj se eshte dhe shqetsimi I profesorit ,na pelqe ose jo.Dikur te ardhurit nga lindja na shtyne e na rrasen ne buze te adriatikut.Tashti pa na shtytur askushe po e leme dhe adriatikun per tu syrgjynosur pretej tij..

  24. boll na cave k....! says:

    Po mire more Artani i Myqeremit, po ti aplikove per figure tek komisioni Mustafaj-Ruli per t’u bere figure legale e Babale Partise, apo pas edhe njady sherbimesh te tjera bythelepirese si ky shkrim do ta shpiesh formularin edhe ti?

  25. alphade says:

    Z. Sqepar, vetem shqipfolesit por shqiptaret shiten
    per 30 aspra ! Per me shume : Lexo Biblen …….!!!!

  26. boll na cave k....! says:

    Po mire more Artani i Myqeremit, po ti aplikove tek komisioni Mustafaj-Ruli per t’u bere figure legale e Babale Partise, apo pas edhe njady sherbimesh te tjera bythelepirese si ky shkrim do ta shpiesh formularin edhe ti?

    1. Zeqo says:

      Nuk i cahet kari nje cope kari si puna jote o mut muti. Dhe mos e ze ne goje Myqeremin o legen se goja jote vjen era mut dhe kellire. Ai i perked atij brezi qe shkriu pasuri per atdheun, qe te zengjinosesh ti o race muti. E nese je troke, fajin nuk ta ka ai e shoket e tij po shiko gropen e sateme se ate se ngop dot as me leke e as me trangull, fare divjake.

  27. Arbeni says:

    O kok pagdhender , prof. Fuga e don me shume se ju qe llomotisni per patriotizem dhe bemat e shokve tuej te nji gjaku nuk lejne gje me makabre pa bere.vrasin e therin njerzit vet, vjedhin. Mashtrojne prostituojne e cfare tjeter.Ai e ka nga mllefi sepse i don shqiptaret ndryshe pra te moralshem.Mbyllni gojen dhe ulni koken. Punoni dhe mesoni.

  28. Nexhmi Suli says:

    Pa dale facebook budallain e njihte vetem Lagja e tij. Tani qe doli facebook budallain e njohin te gjithe! Thenie gjeniale per kohen tone!

  29. Nik says:

    Vendika zhvillim kur realizohen veprat e mèdha tè infrastrukturès duke filluar nga autostrada,autostrada detare,qarkullimi i mallrave me tren.Ndèrsa Prof i bije gjat rreth projektit grek kur mund tè pèrgjigjej shumè thjesht se nqse nuk investon nè armatimin detar grekun e ke brènda nè sarand.Sa èsht buxheti pèr shpenzimet e marinès detare nè shqipèri?Sa snije luftarake kemi ne?Kur ke forcèn e marinès dhe ushtrisè atèhere i kthen pèrgjigje grekut pa kaluar as 10 minuta nga deklarat e Miçomiut nè parlamentin grek

  30. Kajo says:

    Po kush e ka bere akademik kete pacavure shikoheni ne fotografi cfar tru pjerdhur eshte…..per te vazhduar pak komentin e sqeparit…..akademik dhe qesharak. President dhe qesharak legen cop MUTI . Opozite qesharake kriminele hajdute tradhetare trafikante mafjoze…..vetem te ne gjen .

  31. Galica says:

    Afeerim te heq kapelen
    Profesor i nderuar
    Ketu ska mbet ma rob me tru
    Cdo gje muti e ka mbuluar

  32. Velo says:

    Mos e merrni seriozisht. Ky i ashtuquajturi akademik është në garë me afërsisht akademikun Ylli Manjani. Bëjnë garë kush shruan më shumë dhe për çdo gjë.

  33. Haku says:

    Je nje person tejet i zgjuar dhe godet me pambuk. Ironin shum pak e kuptojn e ata qe nuk e kuptojn bien ne qorrbataqe. E “keqja” jote esht se e bere pis akadamikllekun tend me politik dhe pse nuk jam kunder kesaj, por duke qen i njeanshem sot mezi besohesh. Se dhe ne kemi nje te keqe si njerez meremi me personin dhe jo me fenomenin apo problematiken qe ngrihet. Por ja qe kto te dyja, jan aq te nderthurura saqe na bejn te kemi dyshime.. profesor ke nje lloj ironie por duke qen edhe i drejtperdrejt si Konica. Shkrimi esht godites si gjithmon. Respekte gjths.

  34. SHQIPE-ETNIKE says:

    @ Artan Fuga:dUKET SE TE KANE q:::IRE..Mire Greket qe te ta Mbetur ne mendje “Bukuria” dhe “Miresia” e tyre……SPIUN I NDYRE..dhe Ligavec dhe Mi Haleshe je vete ti dhe te gjithe ata qe Mendojne si Ju…lol

  35. aleko says:

    Edhe nje here per budallenjt e shumte qe paska ky vend dhe qe nuk kuptojne mire>>Thelbi I artikullit eshte qe ndersa fqinji grek vazhdon te rritet te vendi I tij ,ne shqipetret qe jemi fqinje me ta po zvogelohemi.Greqia po shkon 11 miljon njerez , ku punojne per rritjen e ketij shteti dhe mbi 1 miljon shqipetare.Kurse shqiperia po zvogelohet per dite sepse shumica e ka braktisur vendin dhe punon per greqine , italin ameriken e gjermaninKejo ka bere qe popullsia te mbrije ne 2 miljone me prirje te metejshme zvogelimi sepse marshimi I te ikurve nga vendi nuk pushon.Ahere pse e sulmoni profesorin?..Dihet mire qe bota eshte konkurence si midis individeve , kompanive , fermerve , detarise dhe midis shteteve.Pra nese ti ke nje biznes te vogel dhe afer teje eshte nje kompani e madhe ti sot a neser mund te falimentosh.Keshtu eshte puna e shteteve.Nese fqinji yne greqia apo Serbia rritet ne njerez dhe ekonomi , shqiperia do te jete nje bisht I ketyre ekonomive se do bleje atje nuk do shes me shume produce te saja qe rritet ne pasuri dhe njerez.Dhe ne fakt kejo po ndodhe me ne si ne pasuri dhe ne njerez.Se fundi , nje pyetje si mund te rritet nje vend si shqiperia popullsia e te ciles edhe pas 30 vitesh endra e tyre e vetme eshte te jetojne jashte shqiperise???????vetem tru shplaret nuk e kuptojne se cthot dhe don profesori…

  36. Doda says:

    Profesor fuga nekte shkrim ka shprehur shqetesimin per detin mas menyres tija , artikull interesant rrespekte z, Fuga ZOTI e ruajt SHQIPERIN nga tradhtaret e maskarenjt e politikes.

  37. Doda says:

    Profesor fuga ne kte shkrim ka shprehur shqetesimin per detin mas menyres tija , artikull interesant rrespekte z, Fuga ZOTI e ruajt SHQIPERIN nga tradhtaret e maskarenjt e politikes.

  38. Titi says:

    Lexo artikullin sepse ben ironi, ai e ka qeverine shqiptare qe nuk shqetesohet per “rritjen” e Greqise..

  39. iiii says:

    O i nderuar Akademik/profesor, specialist per gjithcka, kujdesu pak per peshen, sepse dukeni si ne muajin e katert te…. por edhe per fjalorin shpesh banal o Profesor! Mos u beni specialist per gjithcka, qiellin, detin, filozofine, ekonomine, psikologjine….. politiken… mesimdhenien… turizmin… Therritini mendjes se jeni shpejt ne moshe i nderuar akademik, se Shqiperise i duhet nje president….

    Sepse besoj qe ne fushat e mesiperme vec jush Shqipnia duhet te kete ndonji tjeter….

    Tung

  40. iii says:

    Kush jeni ju qe jeni mbledhur rreth Lanes i nderuar Profesor Akademik?

    1. Artani says:

      Ca minj si ti o iii

  41. D. Tare says:

    Shqiperia i ka deklaruar me pare 12 miljet, mbase pa i lajmeruar fare fqinjet.
    Greqia i deklaron tani duke lajmeruar fqinjet.

    Ne, thote profesori, duhet te shqetesohemi. E drejte.
    Po a eshte shqetesuar Greqia nga deklarimi i Shqiperise? Profesor, di gje per kete? Po aq duhet te shqetesohemi edhe ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje