Portieri i Kombëtares së Kosovës i bashkohet kampionëve të Shqipërisë

29 Gusht 2020, 21:04Sport TEMA

Klubi i Tiranës, përmes faqes zyrtare në Facebook, njoftoi se Visar Bekaj është afrimi më i ri i Tiranës në këtë merkato.

Klubi ka arritur blerjen e kartonit të gardianit të Prishtinës, i cili është dhe portier i Kombëtares së Kosovës.

23 vjeçari është tashmë një element kyç në përbërjen e skuadrës dhe do të qëndrojë bardheblu për tre vitet e ardhshme.

Postimi i Tiranës

KF Tirana mirëpret Visar Bekaj!

Visar Bekaj është afrimi më i ri i Tiranës në këtë merkato. Klubi ka arritur blerjen e kartonit të portierit të suksesshëm të Prishtinës. Me një karrierë të pasur brenda superiores Kosovare, si edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, 23 vjeçari është tashmë një element kyç në përbërjen e skuadrës dhe vjen si gardiani i portës bardheblu për tre vitet e ardhshme. I bindur se do të japë maksimumin e tij për fanellën e re që do të mbajë veshur, Bekaj bëhet pjesë i ekipit më të madh dhe më të titulluar në vend.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje