Rama homazh për At Zef Pllumin: Komunistët i'a bënë të gjithë nderimet e ferrit, dhe e sprovuan deri në asht me tortura, por Padrja nuk i urrente, thjesht i mëshironte

29 Gusht 2020, 10:53Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë një homazh ditën e sotme për At Zef Pllumin.

“At ZEF PLLUMI erdhi në këtë jetë në gusht të vitit 1924. Martirologu dhe breviari roman, ku përmblidhen gjithë emrat dhe jetët e shenjtëve e të të lumëve të Kishës Katolike, një pjesë prej tyre ndërtuar sipas gojëdhanave mbresëlënëse, nuk e përfshin – jo ende – jetën e tij, por jeta e tij e përmban martirologun dhe gjithë breviarin, si shembëlltyra vetë e mesazhit që prej 1500 vjetësh ato letrat me pluhur yjesh përpiqen të tejçojnë: Mishërimin njerëzor të dashurisë shëlbyese të Zotit të vuajtjeve, për të gjithë të vuajturit në mish e në shpirt, deri kur kësaj bote t’i vijë fundi.

Jeta legjendare e Patër Zef Pllumit o.f.m., që s’është as gojëdhanë, as hagjiografi konvencionale, zuri fill në bjeshkë, mes Shkrelit e Shalës, 96 vite më parë. Qysh herët ajo u vu në shej të martirit, qëkurse pragun e banesës së thjeshtë të vocërrakut e kapërcyen At Gjergj Fishta e At Anton Harapi. Me një gisht drejt qiellit dhe me një pëllëmbë në zemrën e kërthiut, i cili do të bëhej një ditë françeskani simbol i rrethit të nëntë të ferrit komunist, mu si në enluminurat e vëllimeve të vjetra monastike ku rrëfehen bëmat e të Vorfnit të Asizit, këta korifej të besimit e shënuan Zefin me karizmën e dëshmorit. “Ji dëshmitar i kumtuem”, pra martir, “gjeje kudo dashurinë e Zotit”, pra dëshmo! Dhe duke i dhuruar një medaljon të Shën Françeskut, dy të ardhurit e rekrutuan atë ushtar të dritës.

Kam pasur fatin ta njoh Padren e të shihem dhe flas me të disa herë, e s’e harroj kurrë kur më inkurajoi në betejën për lidershipin e Partisë Socialiste, me ata sytë e tij si zgavra të shpuara nga brenda prej një drite të çuditshme, nën atë zhgunin e tij si lëkurë mali mbi trup, me vështrimin ëmbëlsisht përçues dhe të folurën me tinguj si të kambanares, “veç ti munesh me e krye dekomunistizimin përfunimtar t’asaj partie e t’ksaj shoqnie, prandaj hiç mos u tut n’dasht me i dal për zot ksaj Shqipnie t’ngatrrume!”

Komunistët i’a kishin bërë të gjithë nderimet e ferrit, ku e patën kyçur dhe ku e patën sprovuar deri në asht me torturat më speciale, por Padrja nuk i urrente, thjesht i mëshironte, ndërsa komunizmin po, atë as e falte, as e duronte dot. Qeshte Padrja me antikomunistët e kohës, tundte kokën shkëmbore mbi qafën e tretur dhe gjente fjalë mëshiruese, si për të thënë Zoti i faltë se s’dinë çka bëjnë!

Të rrëfyerit e Patër Zef Pllumit, mund të krahasohet vetëm me Shën Augustinin, paçka se ipeshkëvi i madh Hiponës e grishte Zotin duke e hedhur në qiell vështrimin, ndërsa françeskani prej Shkreli e gjente atë “në do këpucë të vjetra mu nën hundën e xhelatit”, ku hosta e shenjtë e meshës futej fshehurazi në burgun e Antikrishtit.

Apoteoza e martirologut të tij, fara e besimit të një jete të tërë për me rrnue për me tregue, them se gjendet në çka ka shkruar për ditën e parë pas daljes prej këpucëve të të burgosurit, për të hyrë në liri si ajo hosta në gojën e besimtarit që mbyll sytë për të parë atë s’duket.

“Atê natë fjeta aty. Fjeta a nuk fjeta. Në çdo çast që më delte gjumi pvetshëm veten: “Ku jam? I lirë apo jo?…” Kurrgjâ nuk besojshëm. Kur duel dita, u çova dhe thirra:

– Motër!… Motër!…

Nga dhoma tjetër ajo përgjegji:

– Vëlla, vëlla!… asht tepër herët.

– Më ka marrë malli me thanë meshë (…)

Kur e fillova Meshën, zemra m’u çue peshë. Më rrethuen gjithfarë mendimesh (…) E në ç’shekull jena sot?… Pse doktrina e dashunisë gjithmonë do rrijë e strukun prej dhunës?… Mister i madh i historisë njerëzore… Kjava me lot ndër sy. Vetëm me vedi thashë:

“O Zot! E kur do të vijë fundi i kësaj bote?!”.

Patër Zefi e ndërroi këtë jetë me një tjetër në vitin 2007, duke i lënë kësaj bote dashuninë dhe këtij vendi shembullin e të jetuarit për me tregue.

#TëPAHARRUESHËM“- shkruan Rama. (TemA)

33 komente në “Rama homazh për At Zef Pllumin: Komunistët i’a bënë të gjithë nderimet e ferrit, dhe e sprovuan deri në asht me tortura, por Padrja nuk i urrente, thjesht i mëshironte”

  1. Epirioti nga Dukati says:

    O Ram, nuk kuptoj a je i mare a shtihesh! Lerja or burre historianeve dhe dosjeve te flasin me fakte dhe te vulosin nje here e mire vendin e tyre ne histori. Ti o nuk e njeh si duhet historine ose ashtu ta do puna. Ka shume pune qe duhet te besh: pandemija, ekonomija ne pikiade, drejtesija qe po shullehet me rroga 5000 $ dhe qe nuk pritet te meret me gjera serioze por veç me çeshtje si ajo e “zogut te Tiranes”, problemet me kufirin detar ku me nje rufjan shekullor si Greku, nuk ja del dot me batuta por me pergatitje shume serioze. Ata ty kane borxh te te kruajne koken dhe te lejne morat brenda. Ke njerezit qe duhet te strehohen brenda dimrit etj. etj

  2. VFLP says:

    Padre Pijaneci, nje kolabaracionist fashist i felliqur dhe nje spiun i UDB-se! Ndyresira si ai moren ate qe merituan.
    Edi Rama vazhdon te jete RROT CARI ne keto ceshtje. Pavaresisht se ka filluar te reflektoje pak, por vazhdon te jete debil ne ceshtjet historiko-politike te Luftes dhe pas Luftes!

    1. Kaçi says:

      Zoti Kryeministër, je një mjeshtëri i imponimit të mendimeve subjektive ku duket qartë shtrëmbërimi i realitetit objektiv. Nëse je punësuar part time në Vatikan dhe part time në UDB, duhet të deklarosh edhe këto të ardhura. Ke filluar një fushatë aspak të denj duke rehabilituar ata që kanë qënë kolaboracionistë të hapur të fashizmit, e agjentë të zbulimit Jugosllav. Për këtë plehrë, është bërë gjyqi dhe lexo siç lexon vargjet e vjershave, edhe akt akuzat ku provohet që prifti në fjalë e mbante veladonin për të mbuluar aktivitetin e tij në shërbim të zbulimit SIM-it, të Gestapos, Vatikanit dhe UDB-së.
      Pse merresh me “plehrat” kur me këtë punë merret “Bashkia” (dmth historia). Shko tu ndërtosh bustin herojve të Vigut që kjo kategori e njerëzve që ti po mundohesh ti rehabilitosh, u morí jetën.

  3. Vlora 9 says:

    Kepucar, qendro te kepucret! Bej punen per te cilen paguhesh, se e ke populli me te zgenjyer se kurre. Pa pune, me pension te tilla qe mund ti cojne pensionistet ne vetvrasje, me shpronesime banesash me cmime qesharake, me vendime gjyqesore te formes se prere qe ministria e infrastruktures nuk I zbaton prej vitesh te tera dhe per te cilat ti ben sehir. Pra troc ti nuk drejton shtet por je ai qe nuk ke fuqi ti tregosh vendin kesaj cinikes Balluku per te zbatuar vendimet e formes se prere te gjykatave.

  4. Zeusi pellazg says:

    Kete fare martiri e kapen dukeu aratis
    Cfare mutin mund tepretendoj nje injorant e tradhetar
    Fare muti jane te dy si piktura ashtu dhe piktori

  5. Pato says:

    Zero respekt! I sherbeu Vatikanit dhe fashizmit dhe u denua si te gjithe ne Evrope.. Boll me mashtrime, ashtu si edhe Enveri edhe ju sot mashtroni dhe manipuloni me historine si ju do qejfi. Lexoni per priftin Robert Alesch te cilin Franca e pushkatoi dhe rolin e kishes katolike per shfarosjen e ebrenjeve gjate nazismit.. Keta prifterinjte tane sa ebrenj strehuan dhe shpetuan ne ate kohe mire qe per partizanet nuk i hante meraku qe ky prifti i quajti “opinga” ? Nuk e urrehu kush ne ate kohe thjesht beri burgun dhe as nuk e harxhon njeri kohen me te sot se nuk eshte se na la ndonje pasuri te madhe pervecse dokrines fetare… po na beheni sot me katolik se Papa.

  6. Olimpia says:

    Rama lere te qete PS dhe njerezit qe votojne te majten Ta shkruajta edhe dje kur ne delirium beje hosana per miliarderin Pacolli Sepse je edhe ne kontradikte me vetvehten me te majten por edhe me Z Pellumbin ne se ka qene nje franceskan i bindur
    A e ke idene o Rama se sa mijra femije vuajne per gjerat me elementare???Se sa mijra pensioniste qe kane punuar nje jete marrin nje pension poshterues sa per nje cope buke???Se sa mijra punetore marrin nje page sa per te mbajtur frymen te poshteruar nga biznesi i eger primitiv shqiptar ne mungese te shtetit dhe sindikatave???Se sa padrejtesi te tmerreshme behen nga organet e drejtesise por edhe nga funksionare apo punonjes shtetrore te te gjitha fushave duke u marre qindarken e fundit njerezve per nje sherbimi???
    Pra lere te kaluaren ta gjykoje me mendje te ftohte historia Ti merru me ato pune qe te paguan populli Mos kujto se gjithcka qe te vjen ty ne koke eshte problemi yne Perkundrazi shume nga deliriumet qe manifeston kenaqin thjesht egon tende per tu dukur si antikomunist A e ke pare Merkelin Konten Bajden por edhe Trump apo Erdogan per cfare flasin???Kopjo pak nga bota Rolin e kryeministrit nuk e ke shpikur ti Bile gjeja me emire do te ishte ti lije vendin dikujt tjeter nga e majta e cila jam i bindur qe ka plot figura intelektuale qe mund ta cojne serisht PS drejt nje fitore Askush nuk eshte i pazevendesueshem aq me teper ti Rama Koha do te gjykoje per ato qe bere mire jo mire dhe ato qe premtove por nuk i bere

  7. Baliu says:

    Nje politikan gjerman i tha Rames ‘ti je turpi i historise’, e ky tash mundohet ta laje ‘turpin’ duke lavderuar zagar te nacistave?!!!

  8. Lame Duka says:

    Zoti Rama e vlereson Pader Zefin sepse ka lene nje “monument”, keta pseudot me siper kane lene mendjen e tyre rrugeve e s’dine se cfare shkruajne.

    1. Shih shih says:

      Zef Pllumi ka lene monumentin e Kolaboracionistit!

  9. Emigranti says:

    I mrekullueshem Rama. Erudit dhe letrar race. Kulture dhe dashuri ne cdo percaktim per njerezit e medhenj si At Zef Pllumbi.
    Si dashnor i letersisi mburrem me ju Z. Rama per talentin dhe aftesine per ti percjelle bukur dhe thjeshte intelektualisht mendimet qe te rrjedhin natyrshem.
    Sa me shume ju lexoj,aq me shume ju cmoj.

    1. Todi says:

      Në këtë rast Rama mashtron bukur. Por mashtrimI dhe e bukura s’mund të rinë bashk. E bukura është shfaqia. Mashtrim është thelbi. Shfaqia nuk mund të jetë me e rëndësishme se thelbi. Mashtrim mbetet mashtrim.edhe I pasqyruar bukur.

  10. Ledio says:

    E dini si e magjeps “Magjistari/Krye-Hajduti/Anti-Shqiptari ” Rama Audiencen/Popullin-Rrote Shqiptar? Jam i bindur qe shumica nga ju e dine por dua ta theksoj edhe nje here se me vjen plasja: Rama edhe gjithe sharlatanet pas tije merren me te tilla gjera( nuk kam asnje gje me “njeriun e ziti”) edhe ne vend te na hapin debate per mjerrimin, papunesine, mungesen e gjykatave, detin qe do na e marri Greku pa asnje diskutim, korrupsionin, qe edhe pas 8 vitesh ne pushtet nuk ka arrestuar asnje nga peshqit e medhenj etje-etje Edi Palla na tregon edhe interpreton historine edhe plote e plote budallalleqe te tjera, thjesht per ta na shahtisur edhe terhequr vemendjen nga hallet e perditeshme. O Edo palla, a i mbarove pallatet qe po ben me ndihmen e avokatit tend cifut ne Manhattan/NY? Sa e shet metrin katror? ?Idiot me tumane.

  11. Paranteza says:

    Një përshkrim i ndjerë dhe njerzore
    Respekt !
    Mëshirë për atë lloj komentuesish që injoranca dhe harbuteria u është ngjizur kaq thellë!
    Me respekt për njeriun, kjo është njerzore.

  12. Meruci says:

    O km a nuk ka pak halle ky vend qe merresh me hijet emocme o tutkun

  13. timmi says:

    brilante apo jo mor gjekmark

  14. Nuk po ju pelqen more jo tru shperlare , por njerez pa tru fare , edhe pse sistemi i enverit gjak pires deshtoi totalisht , ju vazhdoni ti thurni lavde Anti Krishtit enver , nejse ju jeni njeroiu i ri , besoj sot pak te plakur pa fe e pa atdhe ,se keshtu ju pati mesuar gjak piresi enver …

    1. tak tak says:

      Trushpelari po bertet kapeni trushpelarin …

  15. Vetevendosje says:

    Ky bashkepuntor i Fashizmit i quajti kurva vajzat partizane qe luftuan me arme ne dore dhe sollen emancipim, e qe tek varret e tyre ti kryeminister e gjithe fare e keqe e sotme perkuleni doni apo nuk doni ! Ato gra e vajza i treguan evropes se shqiptaret nuk jane te gjithe shtaze qe gruan e perdorin ne vend te gomarit, sic ishte mendesia e ketij mesjetari !! Ky u denua nga nje gjykate si bashkepuntor i fashizmit, ne prani te misioneve amerikane e britanike ! Keto jane fakte, sa do qe te perpiqet Rama te laje mutin e tyre te djeshem me shurren e tij te sotme eshte e kote, lavdia e atyre vajzave e grave partizane eshte hakmarrja me e mire ndaj te frustuarve te djeshem e te sotem !! Kohe shkerdhatash !

  16. Boll me says:

    Po vetrete e besoni se Padre i ka thene Rames qe te beje dekomunizimin e shqiperise??
    E kujt pa Edi Rames, birit te Kristaqit, nipit te Spiro kolekes. Po kush e beson kete jeton ne realitetin skizo-virtual te Rames.
    Sa bukur e thote “me tha mua, ne prani te… prite kur te thote Spiropalit (apo skishte lindur akoma) .
    Megjithse neser do thote siç e ka zakon “opinion letrar ishte, kush tha qe duhet tjete i vertete.
    Zgjohuni njerez se Rama po tall bythen me ju

  17. Pelioni says:

    Ata që nuk dinë dhe nuk duan të dinë
    Shkruajnë por nuk dinë çfar shkruajn,
    të përdhosësh figurën e At Zef Pllumit
    këtij martiri të fesë katolike që sakrifikoj gjithçka për fenë,e fjalën e lirë që aq shumë i ka munguar këtij populli,është jo vetëm injoracë por dhe padije e cinizëm mjeran i atyre që për inate e pamundësi të tyre për t’a rivalizuar e mundur Ramën në çdo fushë të asaj që quhet dije e vlerë,nxjerrin nga Arsenali i padijes së tyre broçkulla dhe asgjë më shumë.
    Mjerim për t’a,vlejnë për tu mëshiruar,asgjë më shumë,padrija ka qënë e ngelet me punën dhe veprën e tij monument i kombit shqiptar.

  18. Atdhetari says:

    Edvini piqtori hedh shashka se do me mbulu shitjen e detit te greku me ksi vemjesh e kufomash spiune pederaste Si zefrrnofte pllumit e martin i camit i udb Kur edvini asht mik i buzvic vucicit.

    Ky massimo leader pasi i tregoi barcaleta Merkelit e i “tregoi udhen” vucicit tani pas lepirbythjes se janulles dhe gerkut , mundohet te laje m… me sh…

    Detin detin, na thuaj cbehet me detin, lere pederin dhe camin spiuna Po thuj cbere per detin. APO te Kane heq breket greket.
    Ne France i hoqe vete Po keta greket njihen Si homo pedera.

    cami shok i ardianit me kartele ti shok i ardianit Po njesoj me kartele e ilace.

    U harrova dhe bashkua i shehit dhe miku tuaj po ashtu me kartele.

    Detin ja kalon atij kosovarit dhender 14 vjecare qe sdi Si lidhen poturet.

    Tamam vellaut e madh te camit e koliqit e pederit pllumi: udb.

    Ua Po keta te gjithe bashke nuk vlejne sa nje pike shure e Enver Hoxhes.

  19. Deti U shit - greku Ju futi gishtin says:

    Rama Po respekton peder zefin.

    Po cfare qejfi se. Mushi tere bulevardin me ksi spiunash pederaste Si nje vend zulu afrikan. Gjo me te shemtut skish.

    Tamam mire e the.

    Ai peder zefi na i hengri deri ne fund. Me ate ze uriahipi dhe homoseksuali pasiv, gruaja e gjithe prifterinjve te tjere.

    Ai na meshironte?
    Ai sla thaf Pa thene per vajzat Partizane qe vinin nga lufta clirimtarendhe hynin fitimtare ne qytetin e Shkodres.

    E cfare tha rrnofte peder zefi:

    “Vetem femra nuk Jane”

    Tamam se femer ish vet, kish sa vite qysh ne rini qe e qate rolin e femres.
    Kurva e lige peder rrnofte pllumi.

  20. Deti U shit - greku Ju futi gishtin says:

    Rama Po respekton peder zefin.

    Po cfare qejfi se. Mushi tere bulevardin me ksi spiunash pederaste Si nje vend zulu afrikan. Gjo me te shemtut skish.

    Tamam mire e the.

    Ai peder zefi na i hengri deri ne fund. Me ate ze uriahipi dhe homoseksuali pasiv, gruaja e gjithe prifterinjve te tjere.

    Ai na meshironte?
    Ai sla thaf Pa thene per vajzat Partizane qe vinin nga lufta clirimtarendhe hynin fitimtare ne qytetin e Shkodres.

    E cfare tha rrnofte peder zefi:

    “Vetem femra nuk Jane”

    Tamam se femer ish vet, kish sa vite qysh ne rini qe e qate rolin e femres.
    Kurva e lige peder rrnofte pllumi.

  21. Deti U shit - greku Ju futi gishtin says:

    Rama Po respekton peder zefin.

    Po cfare qejfi se. Mushi tere bulevardin me ksi spiunash pederaste Si nje vend zulu afrikan. Gjo me te shemtut skish.

    Tamam mire e the.

    Ai peder zefi na i hengri deri ne fund. Me ate ze uriahipi dhe homoseksuali pasiv, gruaja e gjithe prifterinjve te tjere.
    Pederi pllumi dhe at harapi jevgu puthador ich nazisteve, dhe kur 1994 Kur lufta kish marre drejtim, o massimo leader.

    Ai meshironte komunistet? Ai vemje spiune obskurantiste mesdhetare. Haha i Leader modern, Po Pse merresh me ksi vemjesh qe i perkasin epokes se inkuizicionit qe denoi Gelileon?

    Ai sla thaf Pa thene per vajzat Partizane qe vinin nga lufta clirimtare dhe hynin fitimtare ne qytetin e Shkodres.

    E cfare tha rrnofte peder zefi:

    “Vetem femra nuk Jane”

    Tamam se femer ish vet, kish sa vite qysh ne rini qe e qate rolin e femres.
    Kurva e lige peder rrnofte pllumi.

  22. Atdhetari komunist says:

    Edvini piqtori hedh shashka se do me mbulu shitjen e detit te greku me ksi vemjesh e kufomash spiune pederaste Si zefrrnofte pllumit e martin i camit i udb Kur edvini asht mik i buzvic vucicit.

    Ky massimo leader pasi i tregoi barcaleta Merkelit e i “tregoi udhen” vucicit tani pas lepirbythjes se janulles dhe gerkut , mundohet te laje m… me sh…

    Detin detin, na thuaj cbehet me detin, lere pederin dhe camin spiuna Po thuj cbere per detin. APO te Kane heq breket greket.
    Ne France i hoqe vete Po keta greket njihen Si homo pedera.

    cami shok i ardianit me kartele ti shok i ardianit Po njesoj me kartele e ilace.

    U harrova dhe bashkua i shehit dhe miku tuaj po ashtu me kartele.

    Detin ja kalon atij kosovarit dhender 14 vjecare qe sdi Si lidhen poturet.

    Tamam vellaut e madh te camit e koliqit e pederit pllumi: udb.

    Ua Po keta te gjithe bashke nuk vlejne sa nje pike shure e Enver Hoxhes.

  23. Lili says:

    Po ky a nuk ishte krenar per baben e tij qe i sherbej krimineleve komunist? E tash vjen e flet per klerikun qe njerezet si baba i tij denuan?
    Ah kur nuk dish me ka te kapesh, nje mije te zeza te dallin prej goje!

    1. ca po thua says:

      Kriminel ishte “kleriku” qe bashkepunoi me fashizmin , me bandat reaksionare dhe me UDB. More vesh moj Lili trularaska?

  24. katarakti says:

    Ka një kontradiktë të thellë ndërmjet Ramês antikomunist i vendosur dhe Ramës kryetar i Partisë Socialiste. Siç dihet Partia e sotme socialiste eshte trashëgimtare e drejpërdrejtë e partisë së punës. Pa dyshim që eshte transformuar sa në program, aq edhe në formë, por përbërja e saj ka mbetur pothuajse e njëjtê. Në të militojnë shumica e ish komunistëve të PPSH-së. Ky eshte problemi. Ose Rama nuk eshtê në vendin e vet ose partia socialiste eshte deformuar têresisht. Do të doja të dinja mendimin e Gramoz Ruçit, për këtë problem. Të njejtin qëndrim si me Zef Pllumin mbajti Rama edhe me kryeballistin Mit’hat Frashêri! Nuk po ndalem te veprimtaria e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, por vetëm në ato qê Andon Zako Cajupi ka shkruajtur për Mit’hatin në poemën e tij, Klubi i Selanikut:
    – Mê fal, por kërkoj një klub shqiptar. Turçen nuk e di…
    – Rri këtu se tani do vijë e do flasë një burrê i mënçur nga familja e Frashërve! Veç të rriç e ta dëgjoç!
    E dëgjova, shkruan i madhi Cajup. Po a thua se e tha një fjalë për Shqipërinë?! Jo mor jo. Por Turqia kështu dhe Turqia ashtu. E mira e Shqipërisë eshte Turqia. Edhe sot në Vienë ka një xhami të madhe etj etj…
    – Tu thaftë goja more beu ynë, të plaçin sytë more beu ynë…
    Dhe vetëm për kaq, Mit’hati nuk e meritonte nderimin që i bëri i pari i socialistëve.
    Duket se ka një problem të madh identiteti politik me Ramën si kryetar i PS-së.

  25. lef hazizi says:

    At Zef Pllumi u gezua shume kur erdhe ti ne krye te PS, dhe u shpreh : Njeri me te pershtashem per ta shkatrruar PS se Edi Rama nuk gjen.” Nuk besoj se At Pllumi e kishte fjalen se ti do te shkatrroje komunizmin,por ti do te zhdukje namin dhe emrin e mire tw PS..Dhe me te vertete ti e bere PS kashte e koqe ,ua fute dhe shokeve e socialisteve te ndershem, dhe tani po ia fut dhe vetes, se nuk ke ku shkon me,nuk hyn me atje nga ke dale.

  26. Virusi says:

    Si mundet qe shqiptaret nuk duan te degjojne fjale te mira po vetem sharje dhe mallkime? Perse duhet njollosur At Zef Pllumbi? Po kedhtu me Martin Camaj, me Koliqin kane share pa fund Kadaren etj, etj. A e kuptoni marrezine tuaj o njerez? Ju qe shani figurat e ndritura e qe hiqeni patriot, s’jeni vec ca injorante mburravec qe s’ merni vesh nga kultura dhe punet e mira te ketij vendi. Jeni vec ca plehra qe villni zi nga inati pse ata ndricojne.

  27. Ylli says:

    Tek lexoj komentet e komentuesve per At Zef Pllumin ,me vjen mire qe jam nje urrejtes pa kushte i komunizmit ,jo per shkak se cfare perfaqeson si ide ,por per arsyen e vetme se si e katandis qenien njerezore….kriminele me ndergjegje te qete !!
    Edhe mbas 30 viteve ,keta mendojne sikur eshte 1944…..keta nuk dine te bejne asgje ,absolutisht asgje ,perveçese te urrejne si maniake te semure te paarsyeshem !
    O KARA e KARAKURVA te KRYEKURVIT Enver …..Ramize Gjebrene e vrau Enveri si kurve dhe jo At Zefi !
    Cfare nenash mund te jene keto femra ,tek i shikonte qe hynin ne Shkoder me arme ne sup ,si burra me cica !!

  28. Anda says:

    kurvat dashurojne kurvat…politike…ky paska qene me te vertete sharlatan i madh…duhet zhdukur nga politika sa me pare…sa ma vone aq me keq…deme ta pariparushme…gjithe jeten..ne cdo drejtim…mbeti Shqiperia ne dore te skizofeneve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje