Nga Rudina Xhunga
Mbase këtë verë është vonë, por mund të përgatisësh që në dimër pushimet e verës tënde. Dhe a e di cili është vendi i duhur, ai vendi që sheh në ëndërr gjithmonë, ai vendi ku nuk ka korona, është shtëpia jote në fshat. Edhe po kanë shkuar vite dhe ti nuk ke me shtëpi, merr një çadër e shko atje te toka jote. Edhe nëse nuk ke tokë, bëje si personazhet e emisionit të Rudinës, që çdo verë kthehen në Hidrovor, duke lënë Tiranën e Nju-Jorkun, ku jetojnë gjithë dimrin.
Rudina i gjeti ata rastësisht, ndërsa ishte në kërkim të flamingove te Kriporja e Akernisë, përfundoi mes ca kasolleve me kashtë dhe kampingjeve buzë pishave. Aty gjeti njerëzit e pushimeve në fshat.
Hidrovori i Akernise, është bërë shtëpia e dhjetëra pushuesve, që venë e rrinë me muaj. Ashtu siç bën për 25 vjet familja Mocka, që vjen e rri tre muaj në Hidrovor. Kur Rudina i pyet se përse vijnë ndër vite në Hidrovor, ata thonë se janë tokat e tyre të trashëguara.
“Ne këto toka i kemi marrë me të drejtë prokurorie, gjykatë, jemi pronarë. Por nuk po i marrim dot, kemi që në ’96-ën.” Prandaj kjo është forma sesi ata po i gëzojnë tokat e tyre. Për 25 vjet shkojnë nga 3 muaj, ngrenë kampingje, ndërtojnë kasolle të vogla kashte dhe pushojnë. Dhe jo vetëm në verë, por edhe në dimër.
Dhe kur i pyet sesi e kalojnë ditën në fshat, një zotëri thotë: “Paradite, nga ora 5:30 deri në 8 ecim anës detit. Pastaj futemi në hije dhe pasdite sërish dalim ecim buzë detit.” E ndërsa rrinë, i fusin edhe një lojë domino, e shah të vjetrit, ndërsa të rinjtë volejboll. Ka shumë gjëra që mund të bëni, mjafton të shkoni.
“Në Amerikë, të mbushet portofoli, por të zbrazet shpirti. Të merr malli edhe për ato gardhiqet, edhe për gjembat që të shpojnë këmbëve.”, thotë një tjetër zotëri që çdo verë lë Amerikën për Hidrovorin.
Ndërsa Bardhi ka lënë emigrimin për Hidrovorin. Pasi mbaroi shkollën, për financë, Bardhi dhe e fejuara e tij nuk emigruan, por shkuan dhe investuan në Hidrovor. Ndërtuan fermën e tyre 8 muaj më parë dhe tani është plot me njerëz.
“Më mirë se të emigronim, investuam në tokat tona. Po na eci mirë, po s’na eci emigrimit do t’i kthehemi.”, thotë Bardhi duke qeshur.
Sapo të shkoni te Bardhi zhurma e vetme që do t’ju shoqërojë, është e gjinkallave dhe e patave që janë kudo. Dhe ku ka melodi më të bukur se kjo. Pastaj, kur të uleni për të ngrënë dhe të pini birra, mos i hidhni shishet, se i merr Bardhi dhe bën kolibe qensh me to. Nëse s’do të shkosh tani në verë, ik në dimër. Sepse siç thotë Bardhi, më shumë njerëz i shkojnë në dimër sesa në verë. Do të gjeni të gjitha të mirat te kjo fermë, ushqime bio, peshk, rosa, fruta e perime vendi.
Ashtu siç Bardhi la emigrimin, Flamuri braktis çdo verë Amerikën për Hidrovorin.
“Unë Hidrovorin nuk e ndërroj me Amerikën. Ne rrimë në dimër në Amerikë dhe vijmë këtu për të kaluar verën. Rrimë në Tiranë. Unë kam lindur, jam rritur dhe kam punuar në Tiranë. Por kemi 45 vjet që shijojmë këtë vend. Ky është vend i paparë. Më pëlqen shumë si fshat, por edhe sepse është vendi im. Ne kemi 3 vjet që vijmë nga Amerika në qershor, vetëm për të shijuar këtë vend. Vij me gruan dhe fëmijët. Fëmijët vijnë më rrallë. Beharit, këtë vend nuk e ndërroj me asgjë. Këtu nuk ka ndonjë bukuri të rrallë, por është klima.”, shprehet Flamur Billa.
Rudina ju sugjeron që të shkoni në Hidrovor dhe të shijoni jo vetëm ushqimin bio, por edhe fjetjen që nuk ka të dytë.
“Më beso, unë nuk e njihja Hidrovorin. Tani që do e shohësh emisionin, do e njohësh edhe ti. Mos bëj gabim e të mos vish në Hidrovor. Mos bëj gabimin tim, që s’e dija, sot erdha për herë të parë. Ka klimën e mirë. Këtu më thanë: “Nëse nuk ha poshtë pishës, ti ke mbaruar. Nëse ha, ke shpëtuar.” Njerëzit që kanë alergji, që janë më sëmundje, vijnë këtu, ngrenë çadrën. Është çdo gjë bio, jo vetëm ushqimi, por edhe fjetja, të gjitha.”
Qielli dhe gjumi i natës, janë të pazëvendësueshme, thotë Flamurit. Me modesti të plotë, Bardhi i thotë Rudinës se, perëndim si në Hidrovor nuk ka as Santorini.
“Perëndimi i Hidrovorit ia merr Santorinit. Kaq dimë dhe kaq themi. Santorinin dimë dhe më të mburremi. Nuk e njohim Hidrovorin. Prandaj ne vemi në vende që ju nuk i dini. Që t’i njihni dhe t’i shijoni. Sepse janë pjesë e jona. Siç është e Flamurit që rri në Amerikë dhe Bardhit që nuk iku në emigrim dhe ndërtoi të ardhmen këtu. Që të hani ju dhe ta shijon kur të vini.”, shprehet Rudina.
Pasi mbaroi në Hidrovor, Rudina vazhdoi te liqenet rozë të Vlorës, kështu i njohin të gjithë.
“I njohin të gjithë si liqenet rozë të Vlorës. Por ky është liqeni i kripës së Vlorës. Është kriporja e Vlorës. Ka qenë gjithmonë, e do jetë. Do të ketë gjithmonë kripë këtu. Është procesi i kripës që e kthen liqenin në ngjyrë rozë. Kur vijnë të huajt thonë: “Duam të vëmë te liqenet rozë të Vlorës.” Është kriporja. Mund të merrni lejë se është private, dhe të vini ta shikoni.
Kjo është e veçanta e gjërave të thjeshta e të bukura. Këto janë pushimet, kjo është vera. Kjo është koha kur ti do të bësh një gjë, jo me turmën, do të bësh një gjë ndryshe. Shko në Hidrovor. Ulu ha në një kasolle siç bëra unë.
Mbase nuk i ftojnë të gjithë, mbase mua më ftuan se më njohën. Por s’ka gjë shko te ferma e fshatit, shko në pyll, merr ushqim me vete, vetëm plehrat mos i lër aty, kënaqu! Pastaj hajde shiko këtë gjë kaq të bukur. Është një nga gjërat më mbresëlënëse kriporja e Vlorës. Në fund shko shijo perëndimin në Hidrovor dhe mos më thuaj që nuk u kënaqe.”/dritare.net/
Shqipëria është fusha e betejës mes pronarëve të vërtetë që duan me shpirt dhe sinqeritet pronat e të parëve,
dhe politikanëve mafjozë,hajdutëve kriminelë,gjykatave të korruptuara,bandave kriminale etj,
që i kanë zaptuar për ti shitur dhe bastarduar ato vende pa asnjë mëshirë,etikë apo prespektivë për
të ardhmen.
Mos harxhoni jeton tuaj duke luftuar me bajlozet moderne dhe konsumuar energjitë e familjeve tuaja.
Në atë vend të mallkuar,nuk do ketë kurrë paqe shpirtërore apo shoqërore sepse
nuk ndërtohet asnjë lumturi që ka bazë vjedhjen,grabitjen,krimin.
Edhe pse qeveritë bëjnë propaganda mashtruese dhe të gënjeshtra.
Poshtë zaptuesit,zoti mos ju dhëntë kurrë qetësi dhe jetë të qetë.
Eksperienca me e keqe per mua (nqs jam gabim qe ky vend nuk ndodhet pran Divjakes) ka qene plazhi i Divjakes,kur mbas kesaj vendosem te mos shkojme me.Problemi kryesor jane mishkonjat qe jo vetem ne mbremje dhe naten,por edhe diten jane tmerresisht te bezdishme,shume te egra ,dhe te mbajne ne tension dhe panik per 24 ore,imagjino shpojne edhe pantallonat prej doku dhe te krijone skuqje dhe plage.
Epo ti fitosh pronat e tua edhe me vendim gjykate dhe te mos i marresh eshte ne skandal shteteror.Dmth shteti nuk ekziston ose gjykatat jane te jashteligjshme.
Keni ikur per lesh, por ne menyre absolute. Ju ngeli goja e mendja te ushqimi e gjumi, te qefi e rehati. Po pse cfare mendoni, se vetem aty u jetoka??!!! Kurse Amerika ose vende te tjera. qenkan vecse ferr ku punohet? Ska ushqime bio ose plazhe o bukuri natyrore ku mund te defresh e shplodhesh??!! E ka mire Sazan Guri kur thote se aty ka mundesi per 30 milione turist.
Paradhiso,aty ku miza nga rrocka e gamorit…..direkt e ne pjaten me ushqime bio!
Ti grekqir ke përvoja me rroçkën e gomarit, prandaj flet kështu… Ju grekqirat vdisni për hajdar gomari..
Kush apo me mire cilet jane ishujt, etc.
Po Rudina shume bukur ,por duhen xhepat plot me leke qe te rish duke bredhur poshte e larte .Betonizuam plazhet tona qe ishin shume te mira dhe afer Tiranes ,dhe tani te bredhim neper zgerqe dhe tu paguajme per te ngrene atyre qe nuk lajne as bythen e tyre .
Thuhet ne kete lajm : “Kemi 45 vjet qe e shijojme kete vend”, pra qysh me 1975. Dmth paskan ardhur qysh ne kohen e diktatures?!!! A mund te na e sqaroje gazetarja, apo une e kam kuptuar gabim?
Mos vini fotografi se i shikon mister BETONI dhe me manane e regullimit do heqe virgjerine e vendit ,si donte te bente kete dimer qe kaloje ne ZVERNECE ,JONUFER PIKA 2 qe çoje eskavatoret. Kujdes me fotot se do na hane REZORTET.
Ne se ti supozon se po jeton ne tokat e tua , ne “Hidrovorin ” tend dhe te Rudines , duhet te mendosh me thelle , se aty nuk ka pasur hidrovor dhe njerzit vdisnin si malarike . Ai hidrovor , eshte bere me fukarllekun e shqiptarve , kur ti je nje fraksion i ketij shpenzimi gallopant . Ti vjen dhe pushon aty , se eshte bere nje investim gjigant , qe ti si “Pronar ” , kerkon ta pervetesosh me metodat e sotme ligjore . Ti e di mire , qe ajo eshte toke e tjetersuar mbi investime popullore . Te tjeret , qe s’kane hidrovor , nuk vine nga Amerika , per pushime, sic vini ju . Kthimi i pronave , duhet te mbaje parasysh , qe pronat mbi te cilat ka investime kapitale , nuk kane pse t’u kthehen pronarve , veccse me cmimin e tokes mocalore te dikurshme . Keshtu mendoj une . Gjithcka do te vendoset nga specialistet e fushes . Zgalem
Si vend Shqipëria eshte e bekuar nga Zoti. Por problemi janê shqiptarët! E kanê për turp punên. Duke filluar nga llumi deri te politikanët dhe qeveritarët. Ne jemi të dhënê pas pislliqeve, krimit, korrupsionit, prostitucionit. Duam që ta fitojnë paranë pa djersë. Zakon qê na e ka njohur edhe bota mbarë, falë gangsterêve tanë. “Puna eshte nder” – thuhej dikur, në kohën e Njeriut të Ri! Por sot puna nuk eshte nder. Nder eshte të ngresh “temperaturat”, të têrbosh fansat duke nxjerrë bythën apo treguar “asetet”! Të grabitësh pleqtë dhe plakat. Kjo eshte kultura e sotme. Rudina mirë shkruan për bukuritë vendit. Por do tê desha ta pyesnja edhe për pastërtinë dhe higjenên në vendet qê ka vizituar. Për plehrat në tokê dhe fekalet në det! NJë rilindas i njohur, pohoi në fillimshekullin e kaluar. Pikêrisht njê shekull më parë. “Tani që bëmê Shqipërinë, të fillojmë të bêjmë shqiptarët”!!!
Po ti perse nuk kthehesh te jetosh ne fshat? Nuk e di se sa vjece je por keto Jane parulla komuniste! Une moj zonje e bej jeten si te dua! Ne SHBA apo ne vend tjeter. Perse jepni.mend xhamem! Apo e keni si rrace?