“Shqipen s’mund të na e heqin prej shpirti”! Emina Cunmulaj mesazh prekës shqiptarëve në Mal të Zi: Të votojmë për gjuhën tonë!

30 Gusht 2020, 18:25Rajoni TEMA

Modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, që jeton në SHBA, Emina Cunmulaj, ka ardhur nga larg për të votuar për partitë shqiptare në Mal të Zi.

Cunmulaj ka dhënë sot një mesahz tejet prekës për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi, duke iu bërë thirrje të votojnë masivisht për të ruajtur mbi të gjitha gjuhën e tyre.

Ajo është shprehur se njeriu mund të shëtisë anembanë botës, por nuk mund të gjejë kurrë si vendin dhe gjuhën e tij.

“Mburrem që kam të drejtë me votuar si shqiptare në Mal të Zi. Mburrem që jam shqiptare prej Malit të Zi, kështu që dua të mburren edhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi.

Të bashkohemi me njëri-tjetrin, se pa njëri-tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Më kujtohet që kur isha fëmijë, ecja 2 orë në këmbë për të shkuar, librat i blinim vetë. Sot nuk është e lehtë të fitohet leku, pandemia, katastrofa nëpër botë. Ne jemi vend i vogël dhe popull i vogël, duhet të ngrihemi për njëri-tjetrin. Ne i themi njëri-tjetrit ‘mirëmëngjes’.

Mos harroni se gjaku nuk është ujë. Shqiptarët duhet të ngrihen, se fëmijët e tyre nuk do të flasin shqip. Unë jam rritur në këto troje, vend më të bukur se Ulqinin nuk kam, vij këtu, sepse flitet shqip.

Kam qejf kur hyj në doganë dhe flas shqip. Kjo është dicka që s’mund me ta heq kush prej shpirtit. Vajzat e mia nuk e kanë babain shqiptar, por ju flas shqip.

Nuk mundemi të harrojmë nga vijmë, të shëtisim në gjithë botën, prapë shqip duhet të flasim. Duhet të votojmë për gjuhën tonë”, ka thënë modelja.

7 komente në ““Shqipen s’mund të na e heqin prej shpirti”! Emina Cunmulaj mesazh prekës shqiptarëve në Mal të Zi: Të votojmë për gjuhën tonë!”

  1. Emine Cunmulaj tallet keq me EDI RAMEN DHE YMER GELBAZEN KELLIRA says:

    KURSE EDI RAMA JA LEPI QIMET E BYTHES ALEXANDER VUCIC DHE YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCIC PER NJE POST KRYEMINISTER HAHAH HAHA

    1. Grek Magjupi Racist says:

      Krejt Turqe jeni, sjeni Shqiptar, dmth, Musliman=Turk, Indonesian, Arab
      Katolik=Spanjoll, Italian, Brazilian
      Orthodoks= Grek (Jevg)

      Shqiptar ska. Shqiptaret jan pe Jupiteri

  2. Kozmo says:

    Eshte gjuha me e vjeter ne Bote, gjuha Shqipe GJUHE Kozmike.

  3. dardan says:

    Bravo, ke fol sakte. Shpresojme fjalet e tua bien ne vesh te duhur per gjithe shqiptaret qe te behen bashke per me fitu sa me shume te drejta. Siç foli heroi yne kombtar, bashkimi ben fuqine. Po shqiptareve sot ju pelqen me shume me u nda me shume parti e interesa, prandaj mbeten te vegjel e pa fuqine qe meritojne si komb.

  4. XXXL says:

    Vajza dhe gra shqipare me famë ma të ndjeshëme ndaj kombit dhe atëdheut se sa mashkujt është e vërtetë se po fitoj Serbija në Mal Të Zi shqiptarët do ta pësojnë dhe i pret valë e madhe migrimi nga ato vise të bukura dhe të pasura

  5. demokrati says:

    Yll edhte kjo vajzr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje