Duket se gjigandi i madh i teknologjisë ‘Apple’, është dorëzuar dhe e ka vendosur më në fund Kosovën në hartë.
Peticioni i nënshkruar nga 197 mijë e 175 qytetarë duket se ka pasur sukses.
Nismës për të vendosur Kosovën në hartë nën moton ‘Put Kosovo on the map’, iu bashkuan këngëtaret me famë botërore si Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa. Jo vetëm këto por edhe shumë personazhe të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët i bënin thirrje ‘Apple’ që të njihte Kosovën.
Pas kësaj në faqen change.org u hap edhe një peticion.
Kësaj nisme ju bashku edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u shpreh se aplikacionet e Apple janë zhvilluar në Kosovë, prandaj Kosova është pjesë e botës së Apple.
“Shumë nga aplikacionet tuaja në App Store janë zhvilluar në Kosovë, me shumë tjera që do të zhvillohen pasi ju i bëtë shërbimet tuaja të qasshme këtu. Apple, Kosova është qartazi pjesë e botës tuaj, të sigurohemi që të kemi mundësi ta shohim atë edhe në hartën tuaj”, tha Osmani.
Kujtojmë që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bashkë me homologun e saj në Shqipëri, Gent Cakajn, i dërguan një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, ku i kërkuan marrjen e masave për të vendosur kufijtë e Kosovës në shërbimin e Apple Maps.
Duket se pas të gjitha këtyre fushatave qëllimi u arrit pasi Kosova u vendos në hartë.
Por kanë haruar të bëjnë kërkesën që emërtimi
i toponimeve të jetë në gjuhën shqipe!
P.S.E shkrova kētë koment me shpresë se do ta botoni por nejse e lë në zgjedhjen tuaj a do ta botoni ose jo? (Kam vërejtur se gjithmonë i botoni
komentet e 300 evrove bile edhe ate nga 2,3 e 4 herë
ju qoftē për hajr “patriotizmi”MERO I TEMËS.
A eshte Apple maps apo Google maps?
Kur shqiptarët bashkohen gjithçka është e mundur.
SHKELQUSHEM.Nje organizim i tille,akoma me i madh per CESHTJEN ÇAME,per KE,BE,OKB,e organizatave te drejtave te njeriut,per te drejten e Cameve,te Quhen Çame,per te drejten e tyre te vizitojne varret e te pareve te tyre ne Çameri,Per te drejten e tyre te rimartin pronat e tyre legjitime,te konfiskuar padrejtesish nga shteti fashist Grek.
Kufiri ne veri (me serbine) nuk eshte i ndare me te njejten vije ndarese si me Shqiperine, Maqedonine e Veriut dhe Malin e Zi. Vijat ndarese jane administrative e jo shteterore. Gezim i parakohshem…
O popull analfabet!!! Pse genjeheni me karamele zana??? Shikojeni me kujdes kufirin veri-lindor te Kosoves (tregon kufijte administrativ te nje krahine autonome). Ndryshon nga ai jug-perendimor i cili tregon kufijte shteteror.
Nuk eshte per tu habitur qe po na e fut greku me zgjerimin 12 milje. Sepse do qe ti rritet zona eskluzive ne perendim te Korfuzit edhe atyre 3 palo shkembinjeve qe ka perballe Himares. Edhe rezultati ne harte do te jete bindshem ne perfitim te Greqise, e cila vetem me pak ishuje perfiton shume me teper zone eskluzive ekonomike se Shqiperia. Shpresoj shume qe Turqia te ia shtrengoje koqet Shqiperise e te mos ta lejoje zgjerimin e Greqise me 12 milje.
Per ta mbyllur, Apple maps ka talluar trapin me Kosoven e cila per ata qe dijne te lexojne harta vazhdon edhe eshte nen juridiksionin e Serbise.
Greku nuk na e fut dot, ato 12 miljet nuk i prekin fare interesat shqiptare dhe nuk ka asnje mundesi te vendosen ne drejtim te lindjes se Korfuzit, sepse Ligji Detar nuk e lejon. Do apo s’do ti o Pall. Ndersa ne perendim te Korfuzit natyrisht qe mund ti zgjerojne ne 12 milje ne drejtim te Italise se ja njeh Ligji Nderkombetar, ashtu sic na e njeh edhe ne 12 miljet tona ne drejtim te Italise. Por ti ose je i TRASHE ose je salist katunarist!
Sikur shqiptaresh te ishin keshtu , te bashkuar edhe per perparimin e vendit te tyre…Atehere do te thoja se shqiptaret jane patriote te vertete qe e duan memedheun. Aktualisht, jemi te varfer dhe kjo per shkak te vjedhjes dhe korrupsionit masiv.
Shume mire qe jane bashkuar shqiptaret per harten e Kosoves, por shikojme qe harta qe ju te Temes keni botuar,
eshte e njejte me harten e Serbise,ku kufiri Kosove-Serbi paraqitet si kufi i brendshem i Serbise.
Shikoni me kujdes kufiri i Kosoves me Maqedonine e Veriut,
me Shqiperine dhe Malin e Zi shenohet me vija te tjera ndarese.
Nese keni harte tjeter nga Apple botoni, nese eshte kjo harte
eshte nje turp i madh,se kete harte me siguri ia ka ofruar Apple vete Serbia !!!