Greqi -Turqi: Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja palëve

30 Gusht 2020, 09:00Rajoni TEMA
Greqi -Turqi: Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja

Në grindjen aktuale për rezervat e gazit në Mesdheun lindor, Greqia është parimisht në të drejtë. E megjithatë Athina duhet të lëvizë nga pozicioni i saj, mendon Jannis Papadimitriou.

Sikur të mos mjaftonte konflikti për shelfin kontinental në Egje: Tani dy anëtarë të NATO-s, Turqia dhe Greqia grinden për zonat detare në Mesdheun lindor, të cilat të dyja i shohin si zona ekonomike ekskluzivisht të tyre, dhe prej kësaj duhen të nxjerrin përfitime ekonomike. Grindja u ndez pas misionit kërkimor për gaz të një anijeje turke, që kërkon për rezerva gazi në rajon, dhe që i ka gjetur ato. Natyrisht për Turqinë nën Erdoganin as nuk shtrohet për diskutim, që zonat shumë premtuese ajo do t’i shfrytëzojë e vetme.

Baza ligjore nuk njihet

Si kompas ligjor në raste të tilla kaq të komplikuara shërben Marrëveshja për të Drejtën Detare e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982, të cilën Turqia nuk e ka nënshkruar. Sipas mendimit gati të njëzëshëm të juristëve, kjo marrëveshje pasqyron edhe të drejtën ndërkombëtare të pashkruar, por të ngritur në normë për shkak të përdorimit – dhe me këtë e detyrueshme edhe për ata që nuk e pranojnë atë.

Por as këtë nuk e pranon Turqia. Në vend të kësaj Ankaraja ka nënshkruar një marrëveshje bilaterale detare me Libinë dhe prej kësaj nxjerr pretendimin, të kërkojë për gaz para brigjeve të Qipros dhe Kretës. Kjo është e papranueshme: Kjo mënyrë veprimi është rasti klasik i një marrëveshjeje ndërkombëtare “në disfavor të të tretëve”. Marrëveshje të tilla i hapin dyert dhunës ushtarake dhe kujtojnë orët më të errëta të historisë në shekullin e 20-të.

Këtë nuk duhet ta pranojë bashkësia ndërkombëtare. Por si duhet vepruar? Së pari duhen ndalur agresione të tjera si manovra provokuese të flotave detare, mundësisht përmes bisedimeve, por edhe përmes sanksioneve të mençuara. Përfytyrimi i një lufte në mes të Mesdheut, kjo mes partnerëve të NATO-s, të duket tërësisht absurd. Problemi është se në këtë cep të botës ka shumë gjëra absurde, e megjithatë ndodh.

Largim nga pozicionet maksimale

Në rastin ideal Gjykata Ndërkombëtare në Hagë mund të shërbejë për zgjidhjen e grindjes mes Turqisë dhe Greqisë, sigurisht nëse të dyja vendet e njohin juridiksionin e saj dhe tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimit.

Në fund të viteve 90-të, kjo gati do të kishte përfunduar. Por në vitin 2004, qeveria e atëhershme e konservatorëve ndërroi kurs, ndoshta edhe nga frika, se gjykatësit në Hagë nuk do t’i përgjigjeshin plotësisht kërkesave të tyre. Vetëm ky shembull tregon: Edhe Greqia duhet të heqë dorë nga njëri apo tjetri ideal, ndoshta edhe nga ideja, se Egjeu i gjithi është si një zonë detare e mbyllur, dhe ekskluzivisht greke.

5 komente në “Greqi -Turqi: Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja palëve”

  1. AC/DC says:

    E drejte kjo qe thua file Gianni por turkomongolet nuk marin vesh

    1. elmaz bufi says:

      Gjykata Nderkombetare e Detit -GJND- ndodhet jo ne Hage dhe eshte vetem per çeshtjet qe lidhen me Aktin e Detyit. Vec saj ka dhenje mundesi Arbitrazhi sipas Mareveshjes apo Aktit te Detit.

    2. Cfare kuptimi ka kompromisi ne kete rast??Konventa e Montego Bay ne 1982 ,e thote qarte,duan nuk duan turqit duhet zbatuar.Ligjet nderkombetare nuk jane “a la carte” ,jane te prera dhe nuk diskutohen vetem zbatohen.Ndersa Turqi ndjek parimi e piset otoman islamik hileqar “ e imja eshte e imja,tenden hajd ta ndajme” dhe kete do ta beje me force poshteruese dhe megalomani??!!.Nqs do veproni si komshinj te mire,duhet qe Turqia ti kerkonte me togfjaleshin , “e di qe ligji nderkombetar eshte me ju,nqs ka mundesi na ler nje zone dhe ne” me mirekuptim dmth.Qente turq duan ta bejne me menyre te forte dhe poshteruese .Kjo nuk eshte ne kundershtim me ligjin nderkombetar
      por dhe me ligjin e pashkruar hyjnor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje