“Hajde, vëllezër e motra votat për numrin 10, koha është tani!”! Modelja, Emina Çunmulaj rikthehet në vendlindje për të votuar partinë shqiptare

29 Gusht 2020, 18:27Rajoni TEMA

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulja, së fundmi  ka udhëtuar nga SHBA drejt vendit Malit të Zi për të votuar në zgjedhjet paralamentare që do të zhvillohen ditën e nesërme.

Këtë  e ka konfirmuar vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe madje ka treguar dhe se kujt do të ja jap votën.

Ajo thotë se do të votojë numrin 10 ku qëndron partia shqiptare PDS, madje u ka bërë thirrje edhe të tjerëve që të japin një ‘OK’ tek ky numër.

“Shihemi së shpejti Malësi. Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”,– ka shkruar ajo.

Në llogarinë  e saj ajo ka ndarë me ndjekësit edhe disa imazhe tjera, duke treguar momentet e këndshme që po shijon në Malësi të Madhe.

Zgjedhjet në Mal të Zi pritet të zhvillohen më 30 gusht, ku garojnë edhe partitë shqiptare. Ato kanë një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave.

Ndërkohë, Edi Rama ka bere thirrje per mbështetje për partitë shqiptare, por ka qene dhe përkrah Gjukanoviç per votuesit e tjere, duke kerkuar qe te mos zgjedhin per bllokun filo serb e filorus..

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha që të votohen partitë shqiptare në Mal të Zi.

 

7 komente në ““Hajde, vëllezër e motra votat për numrin 10, koha është tani!”! Modelja, Emina Çunmulaj rikthehet në vendlindje për të votuar partinë shqiptare”

  1. Loran says:

    Po kush e llogarit ktu kte teveqelen

  2. Atdhetari says:

    E ke hallall moter Kuq e zi!

  3. vllazem motra
    tan shqiptar
    krah per krah njerit shtrengur
    si kur ma par, mu ba mur
    pshtyni mbi cdo pazar
    ndizni gjoksit ate ? zjarr
    me i tregue kujt c’jena shqiptar ??????????
    me ba me u dridh n’vorr nj’aj Car
    pushka top n’Ate 10-et
    me neru emrin tuj ne ket jet
    bashk cue n’kamb burra e gra
    nder ma t’madh sot per Shqiptar s’ka ✔

  4. Kozmos says:

    BRAVO NJE SHQIPETARE ME KEMBE NE TOKE.

  5. Laraska po cirret..... says:

    Ja na e mbushe mendjen ti me nje xhiro qe na vjen te votojme per ke te ka paguar rrugen dhe hotelin ty. Ik moj teveqele ne e dime vete se ku do votojme. Do beje mire te rrije atje ku je se njerez si ty kena boll me kile e sna hini fare ne pune. Populli do votoje per ate qe punoi keto vite per te qe derdhi djerese e nete pa gjume per patriotin e trimin me shoke shume.Thirrjet e e tua si laraske vec veshin na bezdisin.

  6. ts says:

    Hajde shqiptare hajde ,por informohu pak per ate cka ndodh me shqiptaret e Maqedonis Veriut ! Lexo, te maresh vesh qe edhe kur ju vjen “zogu ” ne dor edhe kur mundet te nxjerin kryeministrin e tyre ,ate qe din te bejn ma mir i qisin syt njeri tjetrit ,percahen ,sherrosen se lakmia ,per pushtet nuk njeh patriotizem e me vjen keq per ty ! Rrac e keqe kudo kta kuq e zit ,hajni, krim,spiunim,ambicje,pazarxhi tradhtar ,te percar, poitikan te dhier qe po i provojm ktu e 35 vjet ! Makare kta kuq e zit e Malit te Zi te jen ndryshe , te justifikohet patriotizmi yt e te mos zhgenjehesh si ne qe e hengrem “sapunin per djath”e spo na mban Atdheu por marim ruget e skllavrimit ………”Armiku me i madh i shqiptareve jan vet shqiptaret” …Koha po tregon ,,,,,,

  7. Ed says:

    TI LARESKE NUK SHKOVE SHUME LARG PER TE GJETUR. KETE EMER SE JE VETE SORE LARESKE DHE E KE FRIKE SHQIPONJEN. Po lareskat si ty jeni ne pakice

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje