Zgjedhjet malazeze, edhe Zaev me videomesazh: Votoni Gjukanoviçin!

28 Gusht 2020, 21:27Rajoni TEMA

I mandatuari për kryeministër të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, iu drejtua qytetarëve të Malit të Zi dhe i thirri ata të shkojnë në qendrat e votimit të dielën, 30 gusht dhe të votojnë për Milo Gjukanoviç.

“Mali i Zi, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, të udhëhequr nga miku im i mirë Milo Gjukanoviç, u bë anëtar i NATO-s dhe hapi të gjitha kapitujt me Bashkimin Evropian.

Ky është një shembull i ndritshëm në një Ballkan tjetër të trazuar”, theksoi Zaev në një videomesazh.

Ai tha se Mali i Zi është në rrugën e duhur dhe se nuk ka alternativë tjetër përveçse të vazhdojë në rrugën drejt bashkësisë së demokracive evropiane.

“Ne jemi pjesë e Evropës dhe kështu duhet të sillemi. Kjo është arsyeja pse ju ftoj të dilni më 30 gusht për të votuar…,” tha Zaev, ndër të tjera.

1 komente në “Zgjedhjet malazeze, edhe Zaev me videomesazh: Votoni Gjukanoviçin!”

  1. injoranti says:

    a lejohet kjo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje