Dialogu Kosovë-Serbi, Vulin: Bisedimet në Uashington do të jenë shumë të vështira

28 Gusht 2020, 11:45Rajoni TEMA

Bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Uashington, do të jenë shumë të vështira, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin në programin e mëngjesit të Televizionit “Pink”.

Takimi ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti është paraparë të mbahen në Uashington më 4 shtator.

“Çdo takim është jashtëzakonisht i vështirë, nuk ka asnjëherë diçka të këndshme, ju bisedoni me njerëzit për të cilët e dini se sinqerisht e urrejnë popullin tuaj dhe vendin tuaj dhe që kanë vetëm një interes, dhe kjo është që t’ju dëmtojnë disi. Por, ju duhet të flisni”, tha Vulin.

Siç theksoi ai, fuqitë e mëdha gjithmonë kanë agjendën e tyre dhe nuk i kushtojnë shumë vëmendje “asaj që ne të vegjëlit mendojmë, se a na lëndon diçka apo na bën të lumtur”.

Burimet diplomatike në Bashkimin Evropian paralajmëruan se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më 4 shtator, ndërkaq, Hoti dhe Vuçiq pritet të takohen në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brein.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë për synim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

3 komente në “Dialogu Kosovë-Serbi, Vulin: Bisedimet në Uashington do të jenë shumë të vështira”

  1. Analisti Amator says:

    Nuk me pelqen kjo paraqitje e fjales se Vulinit. Informacioni eshte i pjesshem dhe me paragjykim.
    1-Ajo qe thote Vulini ne kete shkrim eshte e drejte per palen Serbe dhe po ashtu edhe per palen shqiptare. Ashtu sic ne shqiptaret urrejme Serbet, ashtu edhe Serbet na urrejne neve. Bile do te thoja na urrejne ne pozita superioriteti…
    2-Eshte e dhimbshme, por e vertete se e nuk merremi dot vesh me njeri tjetrin. Ne thelb Serbi nuk do fare te bisedoje, por te presi deri sa te krijohen kushtet ne bote… deri sa ti bien koqet dashit…deri sa Kina te mundi SHBA…Ne kete kontekst situatat e krijuar kohet e fundit jane ne favorin tone. Mbas deshtimit te politikes se Kurtit per te sabotuar bisedimet nepermjet “reciprocitetit”, si platforma e vetme e mundshme per Vuciqin te na bente ne fajtor, jane krijuar kushte te tjera dhe Perendimi po afrohet drej fimnalizimit….
    3-Autori i ketij shkrimi nuk paraqet shqetesimin me te madh qe ka Vulini (Ministri I Mbrojtjes se Serbise), ne fjalen e tij. Ai shprehet se “flitet qe fuqite e medha do na vene para faktit te kryer per te firmosur”…Ata nuk na pyesin me neve….
    4-Duket se bisedimet po shkojne drejt nje perseritje te Rrambujese. Amerika dhe Evropa po na degjojne dhe me sa duket ata do paraqesin dokumentin per njohjen reciproke, duke parashtruar edhe kerkesat tona dhe ato serbe, sipas llogjikes perendimore…
    5-Ne kete kontekst te bie ne sy perpjekja e Kurtit dhe Osmanllise qe vendosin “vijat e kuqe”. Ata me sa duket vazhdojne te bejne politiken e Serbit per te na bere ne armik me Perendimin dhe te mbajme pergjegjesine qe dokumenti te mos nenshkruhet.
    6-Praktikisht Perendimi po e redukton problemin thjeshte ne nje dokument. Per ne eshte fat qe Hoti nuk paraqet ndonje peshe politike…Ne na duhet thjeshte firmosja nga ana jone. Hoti mund te mos firmose vetem ne rast se dokumenti nuk perfshine njohjen e Kosoves nga ana e Serbise. Ai duhet patjeter te eliminoje “vijat e kuqe” qe vene spiunet e Serbit, sepse ato jane hic ne krahasim me marrjen e tapive te Kosoves nga ana jone dhe hapjen e prespektives se bashkimit kombetar. Ne rast se ne firmosim dhe Serbi nuk firmos, kjo do jete fitore akoma me e madhe se ajo qe arritem ne Rrambuje…. Serbia rrezikon Vojvodinen, por edhe Srpska Republika, po qe se nuk firmos. Kesaj i trembet Vulini. Ai eshte i trembur se me sa duket Hoti nuk degjon “argumentat” serbe….Bile ai nuk po shitet si Zhaku i Pamposhtur, qe injorancen e shet si patriotizem. Me sa duket ai nuk po degjon as Sali Berishen apo Ilir Meten “qe futen ne varr” Haradinin me keshillat qe i dhane per tu bere Mic Sokoli Modern i shqiptareve…
    I uroj mendje te kthjellet dhe te mendoje vetem per te arthmen….

  2. Artur says:

    Ky Vulini eshte nje magjyp antishqiptar i terbuar. Vulini si Dacici jane Sllobat e vogla ne qeverine e Sheshelit te vogel. Jane thumbat e Rusise ne Serbi. Nje njeri i korruptuar qe te ben nder ta kesh kundershtar.

  3. zhaku i pamposhtur says:

    ‘Analisti amator’ nga replika jote më pëlqeu shumë vetëm nickname që ke vënë sepse lë të kuptosh qe je një person fjalë pak dhe i shtruar sa për përmbajtjen e shkrimit nuk shikoj ndonjë analizë të pjekur dhe bindëse pavarësisht se ti je munduar të jesh i prerë dhe i përpiktë, fole vetëm përgjithësira dhe gjëra që dihen që ne urrehemi me sërbët kjo nuk do mënt e kalem. .që fuqitë e mëdha na detyrojnë të firmosim as kjo nuk do mënt e kalem. .’RECIPROCITETI’ tregoi se ishte një masë shumë e drejtë dhe frytëdhënëse nga qeverria e Kosovës dhe i vuri kufirin tek thana sërbit ..Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj janë dy patriotë shqiptarë dhe trima dhe nuk janë as osmanllinj dhe as ‘mico sokoli’ modern por janë burrështetas që sakrifikuan karrierën e tyre për pavarësinë e Kosovës ata nuk janë agjentë të sërbit ashtu sikurse të pëlqen ty dhe këtë gjë e treguan në praktikë duke i treguar edi ramës dhe sërbit bashkë se Kosova ka zot. .kjo gjë nuk u pëlqye nga amerikanët të cilët kanë planet e tyre dhe nuk duan të gjejnë liderë në rrugën e tyre por duan njërëz butakë të firmosin letrat që u vënë përpara dhe hë në derë si puna e Hotit. .sa për takimin e 4 shtatorit askush nuk e di se çfarë përfundimi do të ketë dhe për kë do të jenë dhimbjet më të mëdha kështu që mirë do të ishte të jesh pak më i matur sepse jemi përpara një të panjohure dhe përfundimi mund të jetë shumë dhimbës edhe për palën shqiptare sepse amerikani po të donte ti jepte hapy end çështjes së Kosovës ja jepte direkt mbas luftës kur sërbi u mund dhe ishte me brekë nëpër këmbë. .kaluan 20 vjet dhe Kosova akoma nuk po gjen rrugën e saj dhe kjo jo për faj të politikanëve kosovar por për faj të amerikanëve të cilët jo pa qëllim e lanë në status quo për interesat e tyre sepse deri tani në Kosovë ligjin e kanë bërë ambasadorët amerikanë sapo u munduan Albini me Ramushin të marrin frenat ishte ndërhyrja amerikane që i rrëzoi shumë dhimbshëm dhe padrejtësisht. ..analisti pyete pak veten tënde se mos je filogrek sepse tek ju kam vënë re se nuk ju pëlqejnë që ne shqiptarët të jemi patriotë ..më vjen mirë që unë me replikat e mia qënkam kaq i njohur në këtë forum pavarësisht se ti e quan injorancë patriotizmin tim ama qënke një lexues i rregullt i replikave të mia dhe për këtë të përgëzoj përzemërsisht. .mendoj se unë nuk jam i prerë në mendimet e mia,nuk flas me pika si puna jote,i them gjërat nga pozita e një njeriu të thjeshtë emigrant me mënyrën dhe llogjikën time, nqs ty apo dikujt tjetër nuk i pëlqen llogjika ime shumë thjesht nuk i jep rëndësi apo e anashkalon ..të uroj shëndet dhe të kujtoj një fjalë të urtë popullore ..’pordhët e mëdha grisin brekët e reja’..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje