Nëse përpjekjet e Gjermanisë për të ndërmjetësuar në konfliktin me Turqinë dështojnë, BE-ja pritet të shtojë sanksionet. Sanksione pritet të vendosen edhe ndaj Bjellorusisë.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së diskutojnë në Berlin (27.-28.08) për sanksionet e planifikuara kundër Bjellorusisë dhe reagimet e mundshme ndaj zhvillimeve në konfliktin për gazin natyror me Turqinë.
Sipas zyrtarëve të BE-së sanksionet e planifikuara kundër Bjellorusisë fillimisht mund të prekin rreth 15-20 persona të përfshirë në mashtrimet zgjedhore dhe në dhunën dhe shtypjen e protestave. Qëllimi i takimit është të arrihet në parim një marrëveshje politike për persona të caktuar si dhe për parimet e sanksioneve.
Si do të veprojë BE-ja kundrejt Turqisë?
Edhe ndaj Turqisë mund të merren gjithashtu masa të reja ndëshkuese, sepse Turqia vazhdon të kryejë kërkime për gaz në pjesë të Detit Mesdhe që pretendohen nga Greqia dhe Qiproja, pavarësisht paralajmërimeve nga BE-ja.
I ngarkuari i BE-së për çështjet e jashtme, Joseph Borrell, do të paraqesë mundësi të ndryshme se si mund të veprojë BE-ja kundrejt Turqisë. BE-ja ka vendosur që nga viti i kaluar një sërë sanksionesh ndaj Ankarasë, sepse i konsideron shpimet për gaz si të paligjshme.
Gjithësesi sanksionet ndaj Turqisë pritet të vendosen vetëm nëse përpjekjet e fundit të Gjermanisë për të ndërmjetësuar në konflikt dështojnë. Sikurse u tha në kuadrin e një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së në Berlin kancelarja Angela Merkel (CDU) dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund të zhvillojnë një telefonatë tjetër të premten.
Megjithë thirrjet e shumta që konflikti të mos acarohet, ai vazhdon të përshkallëzohet. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën (26.08.) se vendi i tij nuk do të bëjë lëshime në Mesdheun Lindor dhe i bëri thirrje Greqisë që të mos bëjë “gabime” që mund ta “shkatërrojnë”./DW
Mos bej deklarime te nxituara sepse i nisi sirianet te “pushtojne” Europen. Dhe pastaj do te thine ta shohim edhe njehere qendrimin ndaj turkut.
Dmth, po e kruajte me Greqine e kruan me BE-ne! Po kur e kruan Greqia kush do pergjigjet? Po BE a injeh konventat nderkombetare? Perse nuk j’u refefrohet atyre qe te sqaroje opinionin e brendeshem dhe te jashtem ne te dy vendet? Te krijohen dy pershtypje:
Pershtypja e pare: Greqia e mbytur ne borxhe brenda BE-se kerkon konflikt me nje te trete per te terhequr BE-ne dhe per t’i thene asaj :” Borxhet nuk t’i kthej se jam ne hall me Turqine”
Pershtrypje e dyte: BE perdor Greqine per qellime ekspansioni ndaj Turqise, per ta demtuar kete te fundit dhe per t’a detryruar ate te shtrije doren ne BE me fjale te tjera borxhet e Greqise t’i paguaj Turqia.
Pak histori, dihet kerkesa e Turqise per t’u bere pjese e BE-se dihet gjithashtu edhe reagimi i BE-se ndaj ketij problemi i shprehur me qendrimin francez, gjithashtu dihet dhe KARSHILLEKU qe Turqia i ben BE-se per shkak te pozicionit te saj stragtegjik midis tre kontineteve si dhe lidhjet e saj ushtarake me Rusine.
Midis Tre kontinenteve !!!??? Cili eshte i treti ????
Titulli bombastik.. vari k..in pembajtja, me shume flet per biollorusin se per Turqin..ah te mjeret ju qe nuk mbyteni ne nje luge shurre dhe kur te vdisni mbulohuni me mut..
Mis u lodhni kot me kta pacavure be nuk ekziston
U pa me covid19 se kush ishte
Konflikti greqi-turqi ka vetem nje kosto ai eshte shkaterrimi i natos
Po kush e don shkaterrimin e natos?
Ne radhe te pare tramp ai eshte shprehur hapur prandaj nuk e di se cfare loje po luan turqia por shba-ve po u pelqen sepse ajo spo nihet fare
Thone se anetaret e BE-se, do pajisen me freskuese dore ose me freskues me bateri, e do ti bejne fresk Turqise.
Gjysma e tyre do ti bejne fresk ne ditet tek e gjysma tjeter ne ditet çift.
Perpjete le te kercejne, koha e budallenjve dhe atyre qe ulin koken nga padrejtesite ka mbaruar.
Turqia po lufton per te drejtat e saj qe dhe femijete kopshteve e kane kuptuar se ka te drejte.
Po deshen ti vene sanksione tia vendosin Egjiptit dhe Gerqise.
Midis Tre kontinenteve !!!??? Cili eshte i treti ????
Afrika është i treti kontinenti i juaji