Dorëzohet Vuçiç: Nuk ka rrugë tjetër, në SHBA dhe BE flitet vetëm për njohje të Kosovës

29 Gusht 2020, 18:35Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot ka folur rreth procesit të dialogut dhe takimit të 4 shtatorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiq ka thënë se pavarësisht atyre çfarë deklarohen dhe thuhen, është e qartë që edhe në Washington, edhe në Bruksel dhe kudo tjetër, tema e vetme është njohja reciproke Kosovë-Serbi.

“E vetmja temë kudo, pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush në SHBA, do të jetë njohja e ndërsjellë, në një mënyrë apo tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se edhe procesi i dialogut që drejton BE në fund do të çojë tek njohja reciproke, veçse tashmë po diskutohet për normalizim raportesh.

“Kushdo që thotë ndryshe po gënjen popullin e tij, duke blerë kohë dhe duke mashtruar njerëzit”, ka theksuar Vuçiq.

Megjithatë kreu i shtetit serb ka thënë se pavarësisht se çfarë do të ndodh, do të ruaj interesin e Serbisë, derisa ka shtuar se tashmë janë duke i paguar gabimet e së kaluarës.

6 komente në “Dorëzohet Vuçiç: Nuk ka rrugë tjetër, në SHBA dhe BE flitet vetëm për njohje të Kosovës”

  1. Baliu says:

    Mbahu Vuqiq mos ke droje se ke djem ne Buroj.

    1. Haradini i Pamposhtur says:

      Per Baliu serbin:
      Ke dasht me kopjo te fashmen shqiptare:
      Mbahu Kosove, mos ki frike, se ke djemte ne Amerike!
      Baliu serbi: Vuciqit i ke mbelur vetem ti. Edhe ata “ne Buroj” i shkerdheu Amerika dhe Evropa. Po beri shume kakerdhi, Vuciqit do i iki dhe Vojvodina. Rusi ja beri “topin” qe kur ushtria e tij u terhoq nga aeroporti i Prishtines. Edhe Rusi nuk do te lyhet me tej me mutin e quajtur Serbi!

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Tamam mbahu Vucic. Arre te madhe ka per te pertypur..

  2. Ed says:

    KESHTU THOTE KY PEDERASTI THOTE TE KUNDERTEN

  3. Kuq e zi says:

    Ska bese te shkjau…
    Kur thote se po dorzohet duhet me pas kujdes sepse dicka ja kane dhene e qe kjo placke e dhene mos krijoj rremuj ne kosove shtiret si i mundur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje