Udhëtimi me jaht në brigjet shqiptare ku u takua me Ramën, presidenti kroat kërkon falje dhe sqaron: Ishte zyrtar! Donit fotot e gruas sime me rroba banje?! Harrojeni

29 Gusht 2020, 21:11Rajoni TEMA

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, komentoi udhëtimin e tij në Shqipëri, duke thënë se udhëtimi gabimisht u quajt privat edhe pse ishte një udhëtim zyrtar.

Teksa në vend prej ditësh vazhdojnë debatet publike në mediat në lidhje me udhëtimi drejt pjesës jugore të vendit tonë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar falje për gabimin.

Megjithatë, Komisioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit do të kërkojë sqarime dhe dokumentacione shtesë nga Zyra e Presidentit në lidhje me qëndrimin e Milanoviç në Shqipëri në mes të gushtit.

Milanović tha gjatë ditës së djeshme, se publiku e dinte për udhëtimin, por u titullua gabimisht si privat.

“Ambasada e di se unë isha atje. Unë shkova në një vizitë zyrtare, të cilën gabimisht e shpallëm private. 

Shqipëria nuk është vendi i vetëm që jam ftuar këtë verë dhe nuk është hera e fundit në atë anije, është një punë shtetërore dhe detyra ime. Unë kërkoj falje për gabimin”, tha presidenti.

“Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private. Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. 

Kontakti shoqëror me burra shteti të huaj është një formë e punës time. Çfarë lloj fotografish doni që të publikoja? 

Mbase doni nga ato të gruas time me rroba banje. Jo, nuk është e mundur, prandaj vendosa që të mos lejoja mediat kroate të vinin atje”, shtoi më tej.

Ai tha se nuk ka urdhra udhëtimi sepse nuk lëshohen, ndërsa e konsideroi rastin rreth udhëtimit një skandal të vogël.

Ai përsëriti se takimi i tij në Shqipëri ishte plotësisht zyrtar. “Ka një buxhet për këtë dhe kjo është e gjitha. Për 20 vjet gjërat kanë funksionuar në të njëjtën mënyrë”- shtoi ai.

1 komente në “Udhëtimi me jaht në brigjet shqiptare ku u takua me Ramën, presidenti kroat kërkon falje dhe sqaron: Ishte zyrtar! Donit fotot e gruas sime me rroba banje?! Harrojeni”

  1. Qytetar says:

    Kurse ne shqiperi politikanet bejne gare se kush ka me shume vila , makina luksoze, apo kush i çon femijet ne shkollat me te shtrenjta te botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje