Shans i madh për Tiranën, luan direkt në “Play Off” të Europa League

31 Gusht 2020, 13:48Sport TEMA

Fati nuk e donte në turin e dytë të “Champions League” atje ku Tirana humbi padrejtësisht ndaj Crevena Zvezdës, megjithëse luajti më mirë sesa kundërshtari.

Por gjithçka i është rikthyer në “Europa League”, duke sjellë edhe festë në kampin e bardhebluve.

Kështu normalisht kampionia e Shqipërisë do të luante në turin e tretë të Europa League dhe më pas duhej të mbërrinte në “Play-off”, për të kërkuar grupet e këtij kompeticioni.

Por teksa u hodh shorti në Nion të Zvicrës u përcaktuan edhe me fat dy ekipet që do të shkonin menjëherë në “Play-Off”, pa pasur pengesa në turin e tretë të “Europa League”.

Dhe kush ishte ekipi i parë që u kap? Tirana! Më pas do t’i bashkohet edhe Ludogorest që mbërrijnë menjëherë në “Play-Off”.

3 komente në “Shans i madh për Tiranën, luan direkt në “Play Off” të Europa League”

  1. Heku says:

    Do ishte mire qe fati ta ndihmonte me Crvena Zvezden se e meritonte plotesisht me lojen superiore qe beri . Suksese nga nje tifoz kundershtar .

  2. Andi says:

    “humbi padrejtesissht me zvezden”? hahahah Tirona 3 here kaloi mezin e fushes

  3. Studenti says:

    Po ne shumicen e ndeshjeve,padrejtesisht i humbim Andes nga fundi,,,,,,munges eksperience e theksuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje