Thashethemet po shumohen, ashtu si edhe mundësitë e largimit. Leo Messi do të jetë tema kryesore e merkatos së kësaj vere, të paktën deri në konfirmimin e tij në Barcelonë, ose diku tjetër. Sipas Mido, ish-sulmues i Romës dhe Ajax, për trajnerin e ri, Koeman, lamtumira e argjentinasit do të ishte një gjë pozitive.
I intervistuar nga “Elwatan Sport”, Mido në të vërtetë foli për përvojën e tij të vjetër tek Ajax me Koeman si trajner. Ai konfirmon se prania e sulmuesit amerikano-jugor te Barcelona nuk do të kishte implikime pozitive për trajnerin e ri blaugrana.
Messi është Messi, por kujdes për vështirësitë e trajnimit të tij: “Koeman ka qenë trajneri im për dy vite e gjysmë dhe, pa marrë parasysh sa kohë ka kaluar prej atëherë, ai ende nuk mund t’i trajtojë lojtarët me karakter të fortë. Koeman nuk dëshiron një lojtar, që ka mendim të vetin për diçka”.
Një defekt ky i Koeman, i cili, megjithatë, nuk i kufizon aftësitë e lojtarëve në mënyrë të dukshme: “Ai është një nga trajnerët më të mirë, me të cilin jam stërvitur. Ka një karakter shumë të fortë, por do të duhet të përballet me shumë vështirësi, nëse Messi qëndron”.
Manchester City, PSG dhe Inter ëndërrojnë ta marrin një nga lojtarët më të mirë në histori. Për Mido, trajneri i Barcelonës do të fitonte me largimin e argjentinasit: “Gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Koeman është largimi i Messit. Koeman nuk do të jetë në gjendje të ndërtojë perandorinë e tij në dhomat e zhveshjes, nëse Leo qëndron”. Me siguri në ditët në vijim e ardhmja e Barcelonës dhe Messit do të mësohet. Miliona njerëz shpresojnë në një drejtim ose në një tjetër.
Nuk mund te jem trajner i madh! Por keta lojtare dua trajtuar si mjeshtra per te vene ne jete idete e trajnerve dhe jo si armiq te tyre! Trajneret e medhenj duhet te bejne strategji dhe taktike ne funksion te aftesive te ketyre lojtareve dhe ta ndertojne lojen bashke! Burokratet po shkaterojne futbollin! Messi ,Ronaldo jane lojtare klasi! Nuk ka pasur lojtare te tille kurre! Sa ndeshje ka bere Pele apo Maradona? Sa ndeshje kne bere keta njeres dhe lojtare te medhenj! Une them qe e njoh pak a shume futbollin! Dashuroni futbollin dhe lojtaret dhe jo trajneret qe mendojne vetem te fitojne duke ulur nivelin e lojes vetem per shkak te rezultatit!