Çështja Messi, zbulohet urdhri i Barcelonës: Askush të mos e hapë telefonin

30 Gusht 2020, 11:05Sport TEMA

Messi dhe Barcelona duket se do të duhet të bëjnë një betejë ligjore, pasi katalanasit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e sulmuesit argjentinas. Së fundmi zbulohet se të gjithë drejtuesit në detyrë të Barcelonës kanë marrë një urdhër nga bordi.

“Mos e ngrini telefonin për të dëgjuar oferta për Messin”, ka qenë mesazhi i prerë. Asnjë propozim për shitjen e “Pleshtit” nuk do të dëgjohet. Çdo klub që e do duhet të paguajë klauzolën dhe bëhet fjalë për 700 milion euro që duhet të derdhen në arkat e klubit të La Liga.

Messi nga ana tjetër është i bindur se sipas kontratës ai mund të largohet, referuar një klauzole në marrëveshjen e bërë në vitin 2017. Për këtë arsye ai as nuk do të bashkohet me ekipin në stërvitje, sikurse nuk ka shkuar as të bëjë testin e COVID-19 para nisjes së përgatitjeve të ekipit.

2 komente në “Çështja Messi, zbulohet urdhri i Barcelonës: Askush të mos e hapë telefonin”

  1. Z says:

    Historia e Chavit,Iniestespor edhe shume te tjereve tregon qe klubet mendojne vetem per para! Per asgje tjeter! Mesi tregon qarte qe Klubet te hedhin si limon te shtrydhur dhe jo vetem n futbool por kudo bosset te lene ne rruge as te te thone nuk kam nevoje me per ty nuk kane guximin te thone ,pavaresisht se ke punuar nje jete te tere! Treg?

    1. DV 2020 says:

      KAPITALIZËM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje