Vuçiç falenderon Merkel: Ju na kuptoni!

31 Gusht 2020, 21:55Rajoni TEMA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka realizuar së fundi një me Kancelaren Merkel, ku temë qëndrore ka qenë Kosova.

Në bisedën telefonike mes Vuçiq dhe Merkel, gjatë pushimit të forumit në Bled, është biseduar për takimet e ardhshme të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Uashington dhe Bruksel, raportoi RTS.

“Unë jam mirënjohës për kancelaren gjermane për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe politik të Serbisë dhe të kuptuarit e saj për pozicionin tonë të vështirë politik rajonal,” tha Vuçiç.

Ai theksoi theksoi kishte “një bisedë të shkëlqyer telefonike me Merkel”.

4 komente në “Vuçiç falenderon Merkel: Ju na kuptoni!”

  1. ?????? says:

    Ha mute o vic i rusise ha

  2. ? says:

    Asgjo konkrete! Vec llafe rrethanore.

  3. american16al says:

    Dielli nuk fshihet me shoshe, kujdes nga Gjermania ne zgjidhjen e problemit kombetare, lexojeni mire historine se ajo perseritet me personazhe te rinj..!!!!

  4. Analisti Amator says:

    Kjo thenie e Vuciqit mbeshtetet edhe nga fjala e Lajcakut, ku ne lidhje me bisedimet qe po zhvillohen midis nesh dhe Serbise, ka modifikuar qendrimin e tij duke thene qe Evropa do mbeshtese cdo marreveshje qe Serbia dhe Kosova do arrijne.
    Pra me sa duket Evropa dhe vecanerisht Gjermania i jane afruar qendrimit Amerikan per kete ceshtje. Lajcak dhe Evropa nuk po permendin me “Kutine e Pandores”…
    Gjithe mencuria serbe ne keto momente po perqendrohet ne dy shtylla:
    1- Nepermjete Kurtit dhe Osmanit, po shpallin tradhetare Hotin, qe do shkeli “vizat e kuqe” Qellimi duket qarte se Vuciqi nuk do marreveshje, por nuk mund te thote jo. Ajo si ne Rrambuje po perpiqet qe shqiptaret te mos firmosin. Me rrezimin e “reciprocitetit” nga ana jone, shqiptaret u rreshtuan me politiken perendimore duke e lene Serbin ne te thate. Dredhite Serbe per te bere fajtore shqiptaret eshte nje skenar i deshtuar i tyre qe me rrezimin e Kurtit dhe kethimin e plakes nga Haradini…
    2- Po qe se Amerika dhe Evropa bien dakorte me platformen Amerikane, Vuciqi do thote qe le te marrin njehere Mitrovicen dhe pastaj ne nenshkruajme njohjen e Kosoves nga Serbia. Me te drejte Hoti deklaron se bisedimet behen per njohje reciproke. Pikerisht ketu ai duhet te vazhdoje te mbeshtete qe fillimisht Serbia te njohi Kosoven dhe pastaj te merren me “kufijte”….Kjo te kujton historine kur Tito i propozonte Enverit qe Shqiperia te bashkohej me Kosoven, brenda Jugosllavise . Enveri i thoshte qe ai ishte dakort, por si fillim duhej qe Shqiperia dhe Kosova te bashkoheshin dhe pastaj ato ti bashkoheshin Jugosllavise si nje shtet….E njejta loje luhet edhe sot. Hoti duhet te ngule kembe ne njohjen e Kosoves nga Serbia si fillim. Po qe se kjo nuk arrihet, ai mund te kaloje ne planin e dyte ku marrevshja gjitheperfshirese, patjeter te perfshije edhe njohjen e Kosoves nga Serbia….Me sa duket keshtu ka per te ndodhur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje