Franca dhe Gjermania njoftuan se dëshirojnë të zhvillojnë dialog konstruktiv me Turqinë.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhanë deklarata në kryeqytetin e Francës, Paris për ambasadorët francezë që janë me detyrë në Europë.
Duke vënë në dukje se Europa duhet të jetë më e fortë, Le Drian theksoi se për shkak të qëndrimit pakompromis dhe jorealist të Britanisë së Madhe nuk është mundur që mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe të sigurohet përparim lidhur me marrëveshjen që do të formësojë tregtinë dhe marrëdhëniet në të ardhmen.
Le Drian ka mbrojtur idenë e tij se “Turqia në Mesdheun Lindor ka shkelur ujërat territoriale të vendit të BE-së dhe se kjo është e papranueshme.
Ai pretendon se do të jetë gabim që siguria e tyre lihet në dorën e aktorëve të tjerë.
“BE-ja është e gatshme për dialog. Nëse do të ishte e nevojshme që ta dënonte në mënyrë të ashpër dhe të vendoste sanksione ndaj (Turqisë) BE këtë e bënte. Kemi kaluar në veprim të gjitha rrugët diplomatike për të formuar kushtet e një dialogu më konstruktiv me Ankaranë. Lidhur me këtë çështje Franca dhe Gjermania kanë të njëjtin mendim”, theksoi Le Drian.
Ndërsa edhe ministri gjerman, Maas pasi pretendoi se Turqia zhvillon politikë “destabilizuese” në Libi dhe në Mesdheun Lindor, ai vuri në dukje se këtë nuk mund ta pranojnë.
Ai tha se vendet e BE-së do të mbrojnë sovranitetin e Greqisë dhe administratës së Qipros greke.
“Nga kjo situatë e ndjeshme mund të dalim vetëm me dialog. Për këtë arsye mbështesim procesin e dialogut të Borrell dhe Mevlut Çavuşoğlu (ministri i Jashtëm turk). Deri më 24 shtator do të bëjmë çfarë të mundemi për të ulur tensionet”, theksoi Maas.
Maas gjithashtu deklaroi se Rusia duhet të bëjë më shumë për të qartësuar situatën e aktivistit opozitar, Alexey Navalny.
Aaaa dmth Franca tani do vetem dialog ? ?
Ooouu ku jane ata grekoqirat turk qe gezohen kur Franca dergon anijet ? A e kuptuat o karat e lalit qe Franca ka interesin e saj ne Libi dhe per grekun as i ha kari fare.
Sa per Gjermanin, nuk ka idiot qe se kupton anen e kujt do mbaje, hapni historine e dy luftrave boterore te kuptoni me ke eshte Gjermani ?
Jeni per te ardhur keq o greqirat e kari, shtet i mbaruar i mbytur ne borxhe per te cilin se rruan me njeri.
Ju urojme suksese me turkun, ndoshta e gjeni gjuhen, ose gjeni bythen varet ? ? ?
Jo ore jo,Turqia ka te drejte se e gjysmuan me traktatin e Lozanes , njelloj si Shqiperine.Ishujt grek, nuk munde te ja heqin te drejten per ne Mesogjio, ose Mesdheun Lindor Turqise. E drejta nderkombetare nuk i barazon me sterien(token).Padrejtesite qe jane bere atehere kur Turqia jepte shpirt dhe Shqiperia po lindete, duhet te rivendosen ne baza te barabarta.Admirali turk thote qe Greqia e 5 fishuar siperfaqen e saj pas vitit 1830, ne kurriz te Shqiperise dhe te Turqise, si dhe duke grabitur teritoret nderkombetare ujore.Ka ardhur koha e rivlersimit qofte edhe permes forces.
Wow