Australia në recesion pas tre dekadash rritjeje ekonomike

2 Shtator 2020, 09:19Bota TEMA

 Australia hyri në recesion për herë të parë që prej vitit 1991, pasi regjistroi një rënie të PBB-së me 7% në tremujorin e dytë për shak të epidemisë së koronavirusit, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Bëhet fjalë për kontraktimin tremujor më të fortë, të regjistruar ndonjëherë nga ekonomia australiane, ku rritja e jashtëzakonshme ekonomike nuk ishte ndërprerë që nga kriza financiare e vitit 2008″, theksoi Zyra australiane e Statistikave (ABS).

Michael Smedes, zyrtar i lartë i ABS, theksoi se pandemia dhe masat e marra për të luftuar kundër koronavirusit, ishin përgjegjëse të këtij kontraktimi të pazakontë.

Një vend hyn në recesion kur ai regjistron dy tremujorë negativë dhe PBB-ja australiane është ulur me 0,3% mes janarit dhe marsit.

Shifra e tremujorit të dytë është plotësisht konform parashikimeve të qeverisë.

“Tremujori që përfundoi në qershor u shënua nga një tkurrje e konsiderueshme në shpenzimet e familjeve për shërbimet pasi familjet ndryshuan sjelljen e tyre ndërkohë që kufizimet ishin vendosuar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”, theksoi Smedes.

Numri i orëve të punës ka rënë me gati 10% ndërsa sasia e përfitimeve sociale është rritur me më shumë se 40%.

Tregtia u rëndua gjithashtu në tremujorin e dytë, e cila u shënua me një rënie të importeve të mallrave me 2,4% dhe një rënie të eksporteve të shërbimeve me 18,4%.

Qeveria zhbllokoi dhjetëra miliardë dollarë për të lehtësuar ndikimin ekonomik të epidemisë, por ekonomia është goditur rëndë nga frenimi relativ i disa muajve më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje