Beogradi zyrtar sulmon Edi Ramën: Riaktivizoi katërkëndëshin e "Shqipërisë së Madhe"

2 Shtator 2020, 12:29Rajoni TEMA

Beogradi nuk po përmbahet pas fitores së ngushtë të opozitës proserbe në Mal të Zi, të cilës i ka dhënë oksigjen edhe shqiptari Dritan Abazoviç.

Krerët e qeverisë serbe kanë nisur një furi sulmesh ndaj presidentit malazez Milo Gjukanoviç, por edhe ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, që e mbështeti hapur para zgjedhjeve.

Ivica Daçiç, numri dy i qeverisë serbe dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm, e ka sulmuar Edi Ramën se ka futur hundët në punët e brendshme të një vendi fqinj.

Daçiç, deklaroi se Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiç, kurrë nuk kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi.

“Vuçiç nuk u bëri thirrje qytetarëve të Malit të Zi për të votuar, por kryeministri shqiptar Edi Rama dhe të tjerët, nuk e quajti si ndërhyrje në punët e brendshme,” tha Daçiç.

Ministri i Jashtëm serb theksoi se Serbia nuk është e interesuar në çështjen e pushtetit në Malin e Zi, por vetëm në të drejtat dhe liritë e popullit serb, kur ka rreth 29% në atë vend, si dhe pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe, “prona dhe vendet e shenjta të së cilës ishin në shënjestër nga autoritetet malazeze”.

“Është një e drejtë legjitime e Serbisë sipas të gjitha konventave ndërkombëtare.

Dhe të gjitha me synimin që populli serb dhe malazes të jetojnë në paqe dhe harmoni vëllazërore siç kanë jetuar me shekuj”, shtoi Daçiç.

Ai vlerësoi se ishte “e turpshme” që Gjukanoviç “sulmoi Serbinë dhe Aleksandar Vuçiç” për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi, ndërsa ai “ndërhyri drejtpërdrejt në punët e brendshme të Serbisë duke njohur Kosovën”.

“Është koha që Gjukanoviç të ndalojë të frikësojë Malin e Zi me hegjemoninë e pretenduar serbe, ajo taktikë dështoi në zgjedhje.

30 vjet më parë, Milo Gjukanoviç tha se ishte krenar për origjinën e tij serbe dhe shtetësinë malazeze, pavarësisht nëse ai gënjente atëherë apo gënjen tani”, theksoi Daçiç.

Ai gjithashtu pyeti pse Gjukanoviçin e “shqetëson”, siç tha ai, “trekëndëshi i Serbisë së Madhe, Beogradi- Banja Luka dhe Podgorica” dhe “ai nuk e shqetëson, madje e mbështet atë, katërkëndëshin e madh shqiptar” – Tirana- Prishtina- Shkupi dhe Podgorica.

Ndërkaq, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, edhe pse më butë, e ka sulmuar presidentin malazez.

“Aleksandar Vuçiç përmendi Malin e Zi dhe Milon më pak herë në tetë vitet e fundit sesa Gjukanoviç ka përmendur Serbinë dhe Vuçiçin vetëm në këtë intervistë, dhe çdo herë, si shumë herë më parë, në një kontekst negativ,” theksoi Brnabiç.

22 komente në “Beogradi zyrtar sulmon Edi Ramën: Riaktivizoi katërkëndëshin e “Shqipërisë së Madhe””

  1. Shkupi says:

    Akoma e geltisim fjalen e shpifur Serbe Shqiperia e madhe , akoma bindet EU se ne duam te ritemi si teritor , akoma nuk lexuam shpikjet e akademise Serbe qe na inponohen jo vetem neve si Shqiptare qe duam tertore te huaja dhe jo vendbanimet dhe varezat mija e mija vjeqare autoktone te ster ster gjysherve tane . TURP per diplomacine qe kemi si ne KS ashtu edhe ne AL.

    1. Socialisti says:

      Tubin e oksigjenit ja vuri SHQIPTARI serbeve , kan te drejt qe flasin , kta nuk na sulmojn me serb ne SHQIPTARVE por me kopila dobiça shqiptar qe historikisht kan shitur bythen tek beogradi , nga Hamut zogu e tek esat pler toptani e deri tek saliu luli muli zhulali gazidede ksaj armate ju shtua dhe ky kurva malit zi , pra esht nje list e gjat me gjakprishur shqipfoles si kta llumi i llumit te kti kombi , turpi kti kombi , si nuk kemi par nje serb qe te punoj per interesat tona komtare , vetem nji te shikonim , por serbet e duan me shum se ne atdheun , teoria e kryeministrit ton Rilindas qe nacionalizmi esht streha fundit e mskarenjve esht teoria me e ndyr antishqiptare qe kur esht krijuar njerzimi , nese do ish Enver Hoxha ne pushtet 100 her per tradhti komtare kishte per ta denuar kte pler te degjenerume te partis fashiste te rilindjes , se PSja ka ikur ne drejtim te pa ditur ka 10 vjet qe kur futi hundet ky pis pa atdhe , ne baz te ksaj teorie po shet detin si babai vet shpirteror Saliu , kryeministri jon i partis fashiste te rilindjes i zgjedhur me votat e elektoratit injorant e dallkauk te PSs , qe kurr su mbushen me mend qe ky pler qe kan ne krye urren vendin e tija esht ortak i kolaboracionisteve dhe kti grupi qe permenda me lart me Hamut zogun ne krye.ne fain nuk naj ka serbi por kta antishqoptar te degjenerum turpi kti kombi.

  2. shqipo says:

    Milo Gjuka-novic eshte nga fisi i njohur i Gjikajve, eshte shqiptar orthodhoks i sllavizuar, qe sot e quajne veten malazeze dhe nuk pranojne te quhen serbe, sepse e dine shume mire qe nuk jan e serbe!

    1. Ilirian says:

      Serbët janë një pakicë në Serbi kanë luajtur shumë mirë me idjotësin e shqiptarëve për tu dukur ndryshe nga çfarë është …

  3. Papi says:

    Ska kohe rama te pergjigjet ty sepse po mbron detin
    sapo te hedhe firmen prite ne ulqin te firmose dhe atje
    Ndarjen e kosoves bejani hallall ai e pati me gjithe zemer por ske cben nuk behet pune me depseza

  4. Realisti says:

    Rama nuk duhej te kishte reaguar per zgjedhjet. Gabim fatal for qe kuptohet ishte per te miren e te gjitbeve. Hajde degjoj keto plera tani.

    1. joel shkodra says:

      Nuk eshte hera e pare qe Rama flet para zgjedhjeve te nje shteti tjeter. A ju kujtohet si fliste kunder Trumpit para se ky te zgjidhej?

  5. Leonidha says:

    Nderhyrja Serbe ne Mal te Zi eshte flagrante dhe e qarte nepermjet kishes Ortodoxe serbe te Malit te Zi qe eshte prone e shtetit serb sipas kushtetutes serbe. Nuk e kuptoj sjelljen politike kaq foshnjore te serbise. Hedh gurin dhe fsheh doren si nje femije.

  6. Kim été says:

    Vëndi ynë gjithmon ka qënë për paqe, ndaj duruam Turkun otoman mbi 500 vjet, Italin fashiste 3 vjet, Gjermanin naziste 5 vjet,shitjen e detit në 2008 nga Greku ,si dhe zgjerimin 12 milje, faljen e avionëve ushtarak rus, Sërbis., dëbimin e Kosovarve, dhe masakrat ne fshehresi të Malit te Zi dhe Maqedonis se boteris ndaj shtetasve tane, por ju kurr se keni kuptuar dhe s’keni dashur ta kuptoni

  7. sert says:

    kudo qe fut hundet ed palla asnjehere nuk fiton ,hahahahaha

  8. Iriqi says:

    O Papi, kush ta zhdapi?

  9. Floriri says:

    U bë një propagande shumë e madhe e kishës ortodokse Serbe dhe U hodhën shumë lekë. Dihet se nën rrogoz heshtur punon gjithmonë U. D B. me ne krye propogandisten sputnik e vëllait të madh Rus. Endra tyre është dhe nuk vdes kurrë dalja në det dhe pak a shumë ja harrien qëllimit. Dihet gjithmonë dhe trdhetia e vetë vendasve me origjinë Shqipetare që nuk mungoi si rasti I këtij viçi kalë troje I UDB se.

  10. 17nentori says:

    Keto termat e kurdisura, jo trekendesh apo jo katerkendesh, vijne prape nga po te njejtet lloj robsh qe “pa i futur hundet ne punet e brendshme” sajuan dikur nje gjysme dyzine “repblika srbske” rreth e rrotull vetes se vet.

  11. Al says:

    Makazezet jane Shqiptare qe I rezistuan Turkut dhe urrenin njesoj dhe myslimanet Shqiptare

  12. h says:

    Kur të sulmon serbia,është sikur të sulmon berisha,
    dmth se je në rrugën e duhur në favor të shqipërisë.

  13. Marku says:

    Qeverite e dy shteteve shqipetare duhet te fillojne me perkrahjen publike per pamvaresine e Vojvodines dhe Sanxhakut nga ajo krijesa ruse e cila sot quhet “serbi”.
    Vetem me pamvaresimin e popujve te shtypur qe jetojne mbrenda mini-jugosllavise serbe mund te kete paqe ne ballkan . Serbet jane minoritet edhe mbrenda vete serbise nqs mirret parasysh numri i popullsise se sanxhakut dhe vojvodines . E vetmja gjuhe qe kupton serbia primitive dhe gjenocidiale eshte gjuha
    e hekurit te nxehte flutures , gjuhe me te cilen I fliste Adem Jashari, Bekim Berisha, Xhelal Hajda e shume e shume te tjere shqipetare , kroate e boshnjake qe I treguan serbise fashiste vendin gjate lufterave te viteve 90

  14. Gjon Leka says:

    Ndërhyrja e Edit ishte simboliko-deklarative, e dukshme, afektive, ndërsa ajo e Vuçiçit e nëndheshme, në errësirë, por materiale.

  15. Nik says:

    Bastardèt sèrb me grekèt janè ekspert tè kriminalizojn shqiptarèt pèr çdo problem por ne gjithmon kemi qèndruar dy ose tre hapa si diplomaci mbas kètyre vendeve.Nqse shqipèria nuk fuqizohet ekonomikisht si dhe nga ana ushtarke ne kètu shkruajm pèr tè kaluar kohèn se fqinjt janè mè pèrpara nga ne nè shumè drejtime dhe aktualisht shqipèria duhet tè mobilizoj diplomacin e saj si njè rrjet merimange tè punoj nè OKB pèr çamèt dhe arvanitèt,pèr sanxhakun,preshevèn,shqiptarèt e malit tè zi,brènda mundèsive tè veta por kurr mos t’ju pèrkulet plehrave fashiste greke pèr kèrkesa varrezash ose detin,nuk shitet dinjiteti i atdheut pèr tu antarsuar nè BE nèn presionin grekè.

  16. Shpalosësi says:

    Deshmi e qarte, qe e ndau SHAPIN nga SHEQERI
    Ky eshte dallimi: politikanet serb asnjehere nuk e sulmuan SALI BURISHEN, “burrin e Sllobodankes” dhe bythecet e tij. Kurse Rama eshte sulmuar shume here…

  17. CURRI says:

    Shqiperia ky vend i bukur! Po qe rriti vetem tradhetar, o sa shume! po nuk po kan fund, por ishalla eshte i fundit ky “brekushaxhiu” e perseri shqiperia mbahet, megjith repjet, ne copa te medha qe po i behet, vetem te shresojme se nje dite do lindi ai burre qe i duhet shqiperise qe eshte e copetuar, dhe qe pret bashkim.

  18. CURRI says:

    Pooo more e kemi pare Ramen te sulmuar, biles i mberthyer nga brekushet.

  19. demokrati says:

    Nderhyrja e Rames eshte fryma europiane e fqinjesise ngjashem me ate diamant diplomatik te para 4 vitebe ne Maqedonise. Ate qe smunden te benin Gjermania dhe Franca e sharlatanit Macron e beri Rama dhe Shqiperia.Rusia dhe Serbia ne Maqedoni u ndalen ne Amal te Zi jo. Nga ky cast momentumi shqiptar vjen ne Ernie.Shqiperia duhet te pergatitet per skenarin me te keq ne Mal te Zi.Nje lufte civile nuk mund te perjashtohet dhe kjo do te varet sa shpjet Rusia do ta beje kthimin pas. Dritani do te jete ne fasade per 6 muaj dhe pastaj GRU do ti ndryshoje edhe frizuren.Kanali serb prane LSI nuk po ndihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje