Një këshilltar i posaçëm i presidentit Donald Trump tha të martën se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë do të përqendrohen tek zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si një stimul për t’i shtyrë politikanët e dy vendeve të zgjidhin problemet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Këshilltari që foli me gazetarët me kusht që të mos identifikohej tha se gjithkush mund ta shohë se “kemi ngecur tek aspekti politik, duke folur gjithmonë për të njëjtat çështje, pa ndonjë përparim”.
“Presidenti Trump donte të shihte nëse duke u përqendruar tek zhvillimi ekononik dhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, kjo do të ndryshonte disi dinamikën e gjendjes, kështuqë për më shumë se një vit, ne jemi përqendruar krejtësisht tek normalizimi ekonomik, për të gjetur një mënyrë që t’i nxisim palët që t’i lënë mënjanë çështjet politike”, tha ai.
Ai përmendi marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor si shembuj, duke i quajtur ato “historike”.
Këshilltari i posaçëm i presidentit tha se në bisedimet me Kosovën dhe Serbinë të enjten dhe të premten Shtetet e Bashkuara do të përpiqen “t’i çojnë më përpara këto marrëveshje.
“Dhe pastaj do të shtojmë edhe tema të tjera në diskutim për të krijuar tregti, zhvillim ekonomik dhe vende pune”, tha ai.
Në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës, nëse parashikon se kur ky proces ekonomik do të gërshetohet me atë politik, ai tha se nuk donte të bënte parashikime:
“Nëse palët nënshkruajnë diçka që mendojnë se është e drejtë, ndoshta mund të përdorja fjalën balancë. Nëse palët besojnë në fjalën balancë, se po marrin diçka më shumë se sa po japin, dhe mendojnë se është një marrëveshje e mirë, atëherë do të nënshkruajnë. Ne nuk kemi plan sekret, nuk kemi parakushte. I takon palëve”.
Këshilltari i Posaçëm i Presidentit tha se ai mendon se komuniteti politik i të dyja vendeve nuk ka arritur të sigurojë përparim dhe komunitetet e bizneseve të të dyja vendeve janë të zhgënjyer.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë paragjykim për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët. I pyetur nëse presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në një farë mënyre në takim, këshilltari i posaçëm, nuk u përgjigj në mënyrë përfundimtare, por tha se ai është i përfshirë në proces dhe në diskutimet lidhur me çfarë mund të bëjë pala amerikane për t’u dhënë përparësi projekteve ekonomike.
“Por në fund të fundit, mendoj se palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”, tha ai.
“Ne do ta përmbysim skenarin, të shkojmë fillimisht tek njerëzit, të ngjallim entuziazëm për rritjen e ekonomisë dhe të lëmë këto çështje politike të dalin dytësore”, tha këshilltari.
I pyetur nëse njohja reciproke do të jetë një nga temat, këshilltari përsëriti tha se nuk ka ndonjë temë të paracaktuar por se bisedimet do të jenë një provë nëse palët janë të hapura për bashkëpunim dhe për ta përmbysur mënyrën e të menduarit por tha se “duhet shënuar përparim në zhvillimin ekonomik që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ta përqendrojnë vëmendjen” në këtë çështje.
“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se se e vetja kërkesë është se nëse duan paratë e Shteteve të Bashkuara duhet të shënojnë përparim në frontin ekonomik.
Këshilltari i Posaçëm tha se ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në ndonjë bisedë për shkëmbim territoresh.
Kot mundohesh zotrote, kushdo qe je, aty ne Washington, duke trazuar hallven e ketij takimi.
Po ngre dy pale, qe nprej Ballkani, njeri kasap dhe tjetri viktime, per te kapercyer oqeanin dhe per t’i ulur ne nje tavoline turpi, per te bere hajgare, per ceshtje ekonomike dhe transporti, ceshtje qe ne fakt nuk i ka kush ne hesap, as kasapi dhe as viktima.
Aq me pak, i kane ne hesap, qarqet diplomatike europiane apo boterore.
Ka vite e vite qe kjo soj tavoline turpi, ku viktimes nuk i lejohet te lepije plaget para kasapit dhe kasapit i sajdiset kafeja e nderit meqe po begenis te ulet ne tryeze me viktimen e vet, jane bere ne Bruksel, nen skenarin dhe dririgjimin e lobeve proserbe qe tani jane gati te bejne mea-culpa dhe t’i ulen ne gjunje Serbise, per luften e Nato-s, lufte qe u be pikerisht per te ndalur genocidin serb ne Kosove.
Eshte e panevojshme, madje cinike, qe tani kjo lloj tavoline llogjesh, te vazhdoje ne Washington, si nje konfirmim i faktit te hidhur se Brukseli dhe lobet europiane proserbe, i kane lexuar dhe kuptuar vijat e reja gjeostrategjike te takimit Trump-Putin ne Helsinki, ne 2018 dhe jane OK qe pokeri serb te vazhdoje edhe ne Shepine e Bardhe.
Midis Kosoves dhe Serbise nuk ka ceshtje prioritare ekonomike, me perjashtim te detyrimeve financiare te Serbise ndaj Kosoves.
Ka vetem ceshtje njohjesh reciproke si shtete te pavarura, bashke me njohjen e krimeve serbe te kryera ndaj popullit te Kosoves dhe kerkimin e faljeve per to.
Ata bashke kane qene qe prej 1913, nen nje cati dhe nen nje ekonomi, kasapi si roje burgu dhe viktima ne qeli nen zinxhira dhe, kur u theren e u vrane, nuk e bene per ekonomi dhe as per linja ajrore apo hekurudhore.
Por sepse kishte shkuar thika ne palce dhe palca kishte rrjedhur pike pike dhe prape serbia nuk ngopej.
Nese nuk ka axhenda politike, takimi serbo-kosovar ne Washington eshte nonsens, eshte nje farse, eshte nje thike pas shpine per Kosoven.
Eshte nje permbysje e rezultatit te luftes se Nato-s, te udhehequr nga Amerika ku Serbia humbi luften per mbajtjen e Kosoves nen okupim.
Eshte nje rikthim i statusit serb mbi Kosoven, eshte nje kthim ne piken e fillimit te konfliktit.
Eshte nje kapitullim i Amerikes para Rusise dhe para lobeve proserbe te Brukselit.
Eshte nje ankand i lire shitjes se interesave reale amerikane ne rajon.
Eshte nje braktisje e shqiptareve, e faktorit me proamerikan ne Ballkan.
Fakti qe sot, Serbia shkon ne Washinton pa qene pale Rusia ne keto bisedime, eshte tregues absolut se Serbia eshte e garantuar se asaj nuk do ti kerkohet njohja e Kosoves, aq me pak pranimi i detyrimeve ndaj saj, por vetem do te jete nje rikonfirmim edhe amerikan, pas tryezave te Brukselit, se Serbia eshte pale qe pyetet dhe qe vendos per Kosoven, sikur ta kete akoma nen sovranitetin e saj.
Kosova duhet t’a refuzoje kete farse.
Dhe Shqiperia duhet te jete krah saj ne kete refuzim.