Myslimanët malazezë, ankesë shqiptarit Abazoviç: A e di se ç’po heqim nga partnerët tuaj serbë?

1 Shtator 2020, 20:41Rajoni TEMA

Komunitetit Musliman i Pljevljes në Mal të Zi, iu drejtua kreut të formacipnit “Bardh e Zi”, shqiptarit Dritan Abazoviç, i cili ka vendosur të bëjë koalicion me forcat proserbe në krijimin e qeverisë së re, duke deklaruar se ka kaos, paligjshmëri dhe urrejtje ndaj anëtarëve të pakicave kombëtare në atë qytet në veri.

“Urrejtja po përshkon rrugët e qytetit nga ju dhe mbështetësit e partnerëve tuaj të koalicionit që po festojnë fitoren e zgjedhjeve. 

Pljevlja po kthehet në vitin 1992, gjë që të kujton terrorin kundër muslimanëve në Pljevlja dhe Bukovica, vrasjet, sulmet fizike dhe sulmet ndaj pronës, fyerjet, poshtërimet publike”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti.

Ata e ftuan Abazoviçin që të vinte në Pljevlja për t’u bindur për situatën e përshkruar “para se të jetë tepër vonë”.

“Përgjigjuni qytetarëve nëse ky është epilogu i planifikuar i fushatës zgjedhore që keni udhëhequr me partnerët tuaj politikë”, përfundon deklaratë.

3 komente në “Myslimanët malazezë, ankesë shqiptarit Abazoviç: A e di se ç’po heqim nga partnerët tuaj serbë?”

  1. tourkalvanos.... says:

    Njethundraket muslims mbeten…….bisht qeni!

    1. grekoalvanos ... says:

      Ndersa pakurrizoret ortodokse mbeten … kari i qenit ? ? ?

  2. Aleksander Thana says:

    Grekeria nje bajge e janulles dhe asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje