Dakord për bisedime teknike me Turqinë? Greqia kundër Stoltenberg: E pavërtetë! Zgjidhja vjen vetëm nëse tërheqin të gjitha anijet

3 Shtator 2020, 19:51Rajoni TEMA

Athina Zyrtare ka përgënjeshtruar Sekretarin e Përgjithshëm  të NATO-s se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord për bisedime teknike.

Burime diplomatike për mediat greke thonë se zgjidhje dhe de-eskalim i situatës vjen vetëm në rast se Turqia tërheq të gjitha anijet turke nga territori grek.

Por po këto burime konfirmojnë se ka një koordinim me Stoltenberg për të krijuar mekanizma de- eskalimi për situatën e tensionuar në Mesdhe.

“Pas bisedimeve të mia me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate ranë dakord të fillojnë bisedimet teknike në NATO për të krijuar mekanizma ushtarakë për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor dhe për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve”, tha Stoltenberg pak më parë.

1 komente në “Dakord për bisedime teknike me Turqinë? Greqia kundër Stoltenberg: E pavërtetë! Zgjidhja vjen vetëm nëse tërheqin të gjitha anijet”

  1. shqipo says:

    E para : mesa duket Nato ja dhjeu Graqise, i tha shkoni bisedoni bashke e mos na cani koken
    E dyta : greket po deklarojne se anijet luftarake turke “jane brenda territorit grek”, nderkohe qe deri me sot po thonin se anijet turke u ndalen, u kthyen dhe anijet greke po ruajne ujerat greke
    E treta : gje qe eshte e cuditshme, nese anijet turke “jane brenda territorit grek”, atehere Graqia sipas Kushtetutes greke duhet te mbronte me lufte “territorin e vet” qe qenka uzurpuar nga anijet turke. Por Graqia nuk po e ben fare kete, por vec po llap-llap si frikacak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje