Franca: Qeveria zbulon planin e rimëkëmbjes postCOVID-19

3 Shtator 2020, 13:21Bota TEMA

Qeveria franceze prezantoi sot një plan rimëkëmbjeje prej 100 miliardë eurosh gjatë dy viteve për të nxitur një ekonomi të goditur rëndë nga kriza shëndetësore nga COVID-19.

“Ky plan nuk synon të shërojë plagët e krizës. Ai përgatit të ardhmen”, theksoi kryeministri Jean Castex në një intervistë për të përditshmen “Le Figaro”.

Në total, janë 100 miliardë euro gjatë dy viteve që do të injektohen në ekonomi, e cila pritet të tkurret me 11% këtë vit për shkak të epidemisë Sars-Cov2 dhe kufizimeve të vendosura në pranverë.

”Objektivi është të rigjejmë në vitin 2022 nivelin e aktivitetit të parakrizës dhe të fillojmë të ulim papunësinë, ndërkohë që 800 000 shkurtime të vendeve të punës priten këtë vit. Shpresoj që plani i stimulimit në 2021 të krijojë 160 000 vende pune. Ky është objektivi ynë”, deklaroi sot kryeministri për radion RTL, duke u bërë thirrje kompanive të angazhohen fuqimisht për punësimin.

Pas 460 miliardë eurove në mbështetje emergjente, mobilizuar që prej fillimit të krizës, plani i rimëkëmbjes është një plan investimi afatmesëm, rreth tre përparësive: tranzicioni ekologjik, konkurrenca e biznesit dhe kohezioni social, sipas qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje