Presidenti pa qen

3 Shtator 2020, 18:39Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Prej 125 vjet, Donald Trump është i vetmi president që nuk mban qen; hip e zbret nga avionët në Andrew Air Force Baze pa tërhequr pas vetes një qen, sipas modës. Shkon e vjen nëpër shtetet e Amerikës, e kthehet vonë në shtëpi, me një barrë punë e halle. Asnjëherë deri më sot, presidenti Trump, nuk ka marrë avionët e ekuipmentin e tualeteve dhe të zyrave pompoze për të shkuar në mitingje jashtë Amerikës ku e presin mijëra që e duartrokasin dhe ky mban fjalimin e rrafshët ‘and happy end’. I vetmi që nuk e ka bërë, as ka eksportuar demokraci as luftë.

Nesër në Shtëpinë e Bardhë, nën kujdesin e Donald Trump, nisin bisedimet Kosovë-Serbi për fillimin e epokës pa konflikte në Ballkan. Por nuk ka as kërcënime, as bomba, as tam- tame për fitoren globale; gjithçka do të zhvillohet në një hapësirë diskrete pune në Amerikë. Si do të pritet kjo këtu? Me siguri shumica e autoriteteve dhe politikanëve të rënë por ende të pa rënë, po e përgojojnë takimin me Trump si një takim ‘jo korrekt’, ‘i një presidenti të kritikuar’ në botë dhe që ‘nuk i do’ shqiptarët… Prej ditësh mediat në shqip po flasin me shpresë për ardhjen e modelit të Biden- model që ra në vitin 2016. S’ka rëndësi pse e duan atë model, apo pse u mësua lëkura me modelin ‘me qen’ edhe pse nuk bën ndonjë punë. Në Kosovë, familja Biden, Allbright, Wesli Clark, Hillary, etj., kanë lënë lidhur biznese të shumta private, që nga inertet e deri te veshjet. Edhe një politikan ‘bukurosh’ dhe ‘korrekt’ shqiptar në Malin e Zi po e kthen rrotën e politikës së shtetit këtu në veri- kundër Kosovës. Ka një ferment të tërë anti- perëndimor mes politikanëve shqiptarë  që nuk e duan as Kosovën as Shqipërinë në Perëndim..

Por ‘i keqi’ mbetet Donald Trump. Presidenti nuk ka tribuna maniake.

Në vendin tonë të vogël aleat, sot e kësaj dite politikanë djaj e masakrues të vendit, zihen me njëri tjetrin se kush i ka ndenjur më afër presidentit amerikan në mitingun e radhës. Po ç’ne pas kësaj?… Pas kësaj politikanët që e grabitën dhe e rrënuan vendin krijojnë  ‘klimën’ e mbijetesës fajtori bashkë me viktimën. Mburrja para popullit është skllavërim i tij. Politikanët në këtë vend ku jemi, as e kanë dashur e as e duan modelin e Trump. Këtu edhe ‘të djathtët’ janë më të majtë se të majtët e shpallur, këtu edhe Demokratët- alias aleatë- nuk kanë dashur të besojnë se Trump fitoi edhe pasi korri fitoren në 2016. Si ta kishin nuhatur se këtu politika nuk ka konservatorizëm as origjinalitet, të gjithë kokat e egra që luftuan përbindshëm kundër Trump në Amerikë, ditën e fitores u grumbulluan në Tiranë. Që natën e fitores së Trump, 8 Nëntor 2016, u nisën me avionë drejt Tiranës: drejtori i CIA- John Brannan dhe shefi i Sigurisë Kombëtare James Klapper, e të tjerë; çfarë nuk ka ndodhur në histori. Se çfarë bënë gjithë ato ditë në Shqipëri- asnjë zot nuk e di; por të paktën mund të thuash se ndanë më kolegët këtu hidhërimin e fitores së një presidenti ndryshe nga të tjerët.

Donald Trump i ka dhënë Amerikës, dhe një bote të tërë, modelin e presidentit ‘pa qen’, të presidentit pa korrektësi maniake politike. Në pjesën më të madhe të gjërave ky president është ndryshe nga të tjerët: Njeri si njerëzit rreth vetes, origjinal, ‘i çmendur’ por që ajo çmenduri e çuditshme është çelësi i suksesit të Trump. Kësaj here e ka nisur fushatën e zgjedhjeve presidenciale duke dalë nga dyert glorifikuese të një Shtëpie të Bardhë; ndërsa pesë vjet të shkuara Donald Trump zbriste nga shkallët lëvizëse me shkëlqim në Trump Tower për t’iu drejtuar kombit amerikan me një ofertë presidenciale pa asnjë model tjetër si ai. I vetëm, veç me kombin amerikan dhe interesat e kombit dhe me sloganin ‘Make America Great Again’ përdore si një qen besnik. Sot e kësaj dite Trump ka end e fuqinë për të tmerruar mediat dhe për të magjepsur njerëzit. Një botë e tërë, ajo e mësuara me modelin e presidentit me qen, ka folur e vazhdon të bërtasë e të qajë për ‘shkatërrimet’ e Trump, por ai dhe njerëzit e tij janë në gjendje të flasin e të merren vesh drejtpërdrejt me votuesit.

A po mësohet Bota me një president ‘pa qen’, dmth., jashtë ‘fashion’? Kjo është e vështirë, punë që do kohë të gjatë, ndoshta aq kohë sa mori krijimi i modelit shkatërrimtar të elitës së vjetër anti- popullore të pas Luftës së Dytë. Amerika, kontinenti që bëri ndryshimin, po e ndjen përditë:

Sot kandidati për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, Trump, ka kapur katërfishin e përkrahjes dhe simpatisë popullore përballë kandidatit tjetër Biden, shkruan ‘The Spectator’. Viti 2016 që solli presidentin ‘ndryshe’, u konsiderua një vit i çmendur; por ky vit 2020 është një vit akoma më i çmendur. Edhe këtë herë, Trump do të jetë kundër mungesës së shanseve që i japin, por do të fitojë. Edhe këtë vit mbetet përsëri ‘i urryer’, ‘përçarës’, me sondazhe pas rivalit- por papritur do të dalë në krye. Sekreti është shumë i thjeshtë, edhe pse kundërshtari bën sikur nuk e kupton. Merrni vetëm dy konventat (e Biden dhe e Trump) që sapo u mbajtën në Amerikë. Prezantimi i Trump ishte më i butë, më tokësor, më afër nesh. Ndërsa Biden kishte me vete zhurmën, kishte pas fuqinë e Hollywood- it, industrinë e argëtimit! Humbi Biden me fuqi shkëlqyese bosh. Atij i mungon origjinaliteti, që Trumpi e ka në qelizë. E keni vënë re edhe një gjë që tani amerikanët po e mbajnë në çdo bisedë? Ja këtë: Biden e lexoi fjalimin në konventë si një nxënës i shkëlqye, rrjedhshëm, pa pengesë, njësoj si të ishte duke lexuar në teleprompto. Amerikanët e krahasuan me fjalimin e Biden kur u zgjodh zëvendës në vitin 2008… Domethënë siç ishte, film i shikuar.

Trump është konsideruar si ‘i tmerrshëm’. Shumë prej amerikanëve kanë thënë se nën udhëheqjen e tij Amerika ‘po prishet’. Por votuesit besojnë te Trump. Amerikanët panë një ekonomi të fuqishëm nën udhëheqjen e Trump. Edhe në kulmin e krizës së Covid, punësimi po rikthehet. Vetëm në qershor, kulm i krizës, në Amerikë u shtuan 4.8 milionë vende pune. ‘Ekonomia më e madhe që bota ka parë’ siç e quan Trump, që u ndërtua tërësisht nga përpjekja e tij, po gjallëron e zien përsëri.

I ndryshmi prej Trump nuk është ‘i tmerrshëm’, madje është delikat, as  vezën s’e thyen kur ecën; është krejt korrekt deri në maniakëri. E dini sa ‘polite’ ishte Biden në fjalimin e Konventës? Biden e përmendi vetëm një herë Kinën; edhe pse Amerika mbarë e di që virusi që vrau 180 mijë amerikanë erdhi nga Kina. Por Biden e foli vetëm një herë dhe atëherë si t’i thoshte shokut Xi: ‘ah, më fal, sir’. Trump e përdori fjalën për t’u përplasur me të keqen që iu kanoset amerikanëve. Ai e quajti Covidin ‘virusi Kinë’. Demokratët e akuzuan Trump që në prill si ‘Kinafobik’, por kur virusi Kinë përlau botën, Amerikës nuk i duhej më delikatesa. Amerikanët i kemi parë duke mbidozuar me opioide të prodhuara nga Kina dhe tani shpresat e tyre janë goditur nga një virus që prodhohet po nga Kina- tha Trump.

Kohët janë apokaliptike dhe ndryshimet po kështu. Tanimë nuk mund të marrë frymë Bota në një ‘tub’ ku nuk ishte ngopur kurrë më parë, të paktën prej 75 vjetësh. Sa e rëndë është rruga!? Edhe pas rizgjedhjes së Trump do të jetë po kaq e rëndë. Gazetari amerikan Tucker Carlson shkruan se ‘sikur të mos fitojë Trump, Amerika humb përgjithmonë; por edhe sikur të fitojë- prapë do të ketë këto konflikte shkatërrimtare që po ziejnë në Amerikë’.

Ndryshimi duket sikur është te presidenti pa qen përdore, alegorikisht.

28 komente në “Presidenti pa qen”

  1. koli says:

    y gazetar o eshte idiot o eshte maskara i pafytyre qe i ben sherbim ndonje ftese per 4 Korrik.

    1. Operacioni Zjarri says:

      Eshte kjo e dyta. Nuk ka me qelbesire burre se ky. Nul ka lene njeri pa share e me pas e ka lavderuar e prape me vone e ka share. Nuk ka leme gje pa peshtyre e me pas prape e ka lepire.

    2. Prind says:

      Sapo lexova titullin vura syzet gjithe qejf , gati te lexoje ndonje gje te bukur nga Frroku per Ilir Meten …..??, me doli huq.

      1. Bureto says:

        Zoti Çupi që je një gazetar e analist që di ta përdorësh fjalën, këtë se mohon dot njeri. Por për problemin në fjalë a bisedoni ndonjëherë me lezhianin tjetër, Preç Zogajn, sepse ai në një shkrim të tijn para ca ditësh, ishte krejtësisht kundër këndvështrimit tënd. Jo se ka ndonjë të keqe nga mendimi i kundërt. Kjo mund të ndodhë, por e them se si dy gazetarë të vjetër, duhet të keni besoj edhe ndonjë gjë që u bashkon. Mendimi juaj si analistë politikë, duhet t’u vlejë njerëzve dhe jo t’i çorodisë ata. Një shembull: A ka të drejtë populli i Kosovës që u përulet me nderim, Madelen Albright, Hillary Klinton (në të vërtet Bill-it, presidentit), Uesly Clark etj? Çfarë mund të çmojnë ata më shumë se Pavarësinë nga pushtimi shekullor sllav? A duhet parë problemi, edhe në këtë këndvështrim, dhe jo kush është president më i mirë për Amerikën? E pra, këtë le ta zgjidhin amerikanët.

  2. Refiku says:

    Bravo Frrok!. Por strategu, e quajti zgjedhjen e Trumpit president si te keqen me te madhe te njerzimit.A ke ndonji koment

  3. Neutrino says:

    Qeke lodh shumë or Frrok. Kur të mos jetë më president, do i dalë era/kutërbimi i politikës përçarëse të Tra(m)pit. Mos harro dhe dashurinë për Rusët dhe Ruset. Trumpi e ktheu politikën amerikane si biznesi i firmave të tij. Ka shumë qen me dy këmbë, prandaj nuk i duhen ato me katër.

  4. ?? says:

    Më kënaqe Frrok.

  5. Bati says:

    KUR NJE MIRDITOR LAVDERON DI,E DIHET SE OSE KA MIZEN NE KESULE E KA FRIKE PREJ TIJ OSE DON TA BEJ BAJRAKTAR

  6. demokrati says:

    Z.Cupi shkelqen me vertetesine e tij ne pershkrimin e figures de Presidentit Trump.Me Trump per nje mandat tjeter fiton Amerikane, demokracia reale e ligjit dhe prosperitetit demokratik, fiton Shqiperia.Me Trump fiton edhe Kosova.Abortimi i samitit te Washingtonit dhe dergimi i Thacit ne Hage eshte aksion i kampit elektoral te Bidenit qe nuk donin Trump ta paraqiste si nje tjeter arritje te paqes perkrah asaj Izrael dhe Emiratet te Bashkuara Arabe. zCupi shkelqen kur analizon nga pozitat e shqiptaret, eshte nje dezulizion total kur zbret ne pozitat e ngushta te pista te nje lokalisti verior.Z,Cupi , nje burre i larte dhe me fisniku i plejades se Rilindjes, Vaso Pashe Shkodrani nje takem te tille me ndergjegje te ulet kombetare e percaktoi si “ Latin”. Lereni gurakuqet te lepijne kocka e b…e nen mburojen e latinit, juve koraca e plote e shqiptarit ju ka hije dhe i ben nder asaj.

    1. Lasgushi says:

      Kam nje nip,budalla ne Amerike,panvaresisht se ka mare atje dy diploma.Une mendonja se ishte i vetem.Por jo paska edhe shoke,ketu ne Shqiperi.

  7. Ladi says:

    Bravo Frrok. Njeri shume i zgjuar dhe realist. Lum Shqiperia per kete pende te arte. Ju, Mero dhe Skender Minxhozi, te vetmit qe ju lexoj me shume kenaqesi.

  8. De GOL (ose Gol..de) says:

    Nuk ka nevoje per “qen” Presidenti Tramp. Mike Pompeo, United States Secretary of State i ka thene qe qen ke Frrokins Çupson in Albania from Good Afternoon qe analizon politiken globale te 125 viteve te fundit me nje te rene te karandashit.

  9. Olimpia says:

    Frok, nuk mund te kuptosh gjene themelore. Bota zhvillohet, kombe dhe shtete te tjera ecin me ritme te larta. Dy polet vdiqen ne 89, nje poli vdiq p a 2008 es. Bota e sotme eshte multipolare Eshte ekonomia qe vendos o Frrok dhe BE prodhon me shume se SHBA, Kina se shpejti è kalon, Rusia ka rezervat me te medha ne bote, India, Brazil, Azia Juglindore jane futur ne lojen e madhe gjeopolitike.. Pra parulla, USA first,, eshte e tejkaluar… USA ishte e para por nuk mund te jete gjithmone e para. Aq me teper kjo parulle bie ere te keqe dhe Biden e mendon SHBA bashkepunuese dhe jo sunduese. Ky eshte ndryshim I
    madh.

  10. Pirro54 says:

    Gabove Frok! Shqiptareve nuk duhet tu interesoje emri apo lloi i Presidentit Amerikan, i cpartie apo ca me pak sjelljet e Tij, pasi politika e jashtme e SHBA-ve per Shqiperin eshte kostante dhe afatgjate. Eshte mendimi foshnjerak i politikaneve tane (ketej dhe andej kufirit) qe fajet e tyre mundohen ti mbulojne me anet nga vjen presidenti me zbatimin e politikave te brendeshme apo globale te Tij dhe te na shpalosin “patriotizmin” e tyre te pagabushem perballe politikes me “faj” te Presidentit Amerikan… Tani ti ju dhe edhe nje argument me shume… me qen apo pa qen

  11. Kozmo says:

    SA SHUME RENDESI I PASKE DHENE QENIT MORE FRROK?? PO CFARE RENDESI KANE QENTE, A THUA SIKUR ATO BEJNE LEMSH POLITIKEN. MERRU ME TAKIMIN, QE KA KOSOVA DHE SERBIA, QE DO TE JETE NJE BRIME NE UJE DHE ATEHERE, HAJDE DHE NA LIGJERO, ME URDHER TE JASHTEM.

  12. Andi says:

    Trump eshte vete nje qen.Qeni nuk mund te kujdeset per qenin .Vetem njeriu e ben.Mezi ores te shikoj si do lepish keto qe thua pasi ta zhveshin orange face nga lekura.Nuk do na habitesh sepse nuk do te jete hera e pare.

  13. joel shkodra says:

    Ke komentuar qendrimet e politikaneve tane kundrejt Trumpit, po si te ka shpetuar, o Frrok, qendrimi qe pat mbajtur E. Rama kunder Trumpit para se te zgjidhej president? Nuk e besoj se e ke harruar, por … !!!!

  14. Raul says:

    Bravo Frrok. Exelent. Pa fryme e lexova kete shkrim brilant. Ta kam thene dhe njehere. Ahmet Zogu i thoshte Faik Konices _ o i mencmi Konica. Ndersa une po te them , ju jeni vertet Faik Konica i ri i shekullit 20 te. Ju admiroj. Presidenti Trump eshte me origjinali qe ka njohur Anerika. Nuk kam qene kurre dakord qe te bombardohesh Beogradi se nuk mund te ndalesh dora e Miloshevicit. Te prishesh urat mbi Danub dhe veprat arkitektonike madheshtore te Beogradit prej nje te marri ishte cmenduri e presidentit te asaj kohe.

  15. Arber iliri says:

    Frok duhet me e thene se amerika eshte me e percare se kurre dhe Covid ju pergjigj me dobet se vendet e tjera te zhvilluara. Me qen pa qen ky e ka bo lemsh boten dhe ameriken.vetem kimin e korese e ka mik.

  16. mona says:

    Frrok. A di gje ka ndonje qen ky presidenti yne ne Lalez se mace e dime qe ka. Macja e zeze quhet Monika.

  17. The One says:

    Rryp kur te te ka ty si qen ai perse i duhet qen tjeter.

  18. Enver says:

    Amerika e Trumpit qe duhet ta shikoje Froku

    https://youtu.be/ZHefkY4cFo8

  19. Nik says:

    Shkrim i bere shpejt per nje problem te madh.Profesor, jo 4.8 milion te punesuar,por 480.000. Dukesh qe ke vrapuar pak . Shkruaj per qent tane Frrok se e ke ngrejt steken shume ,e po del jasht loje.

  20. Labi says:

    Eh more frrok
    “Tramp angazhohet per fillimin e epokes pa konflikte ne ballkan”.
    Edi Yt or Frrok do thoshte “O ZOT O ZOT O ZOT.
    Ke pjerdhur ma keq se Ngjela

  21. Devolli says:

    Bravo Frrok Cupi , je i sakte , ky eshte opinioni i pjeses dermuese te popullsise americane per Presidentin Trump. Nen drejtimin e tij shume gjera kane dhe po ndryshojne per mire ne SHBA. Te gjithe trguesit jane ne rritje ,punesimi si elementi me i rrendesishem per mirqenien e popullsise eshte gjithashtu ne rritje. Kushtet mjaft te veshtira te Kovid 19 qe tronditi dhe vazhdon te trondise boten po kapercehen me sukses , pervec jetes sociale , ana ekomomike
    ka patur luhatje gati te pandjeshme, ne saje te masave te qeverise Trump.Opozita ketu eshte kthyer njesoj si opozita Shqiptare me parimin shpif shpif se dicka do te mbetet , si duket kane ardhur dhe jane trainuar aty. Presim zgjedhjet e reja , qe jam i sigurte se vota do te shkoje per Presidentin Trump edhe 4 vjet te tjera.

  22. Lek Kondi says:

    FRROK CUPI GJITHENJE SHKRUAN PASTER PA TE TEPERA E ANESI. TRUMP DO FITOJE SE E DUAN NJEREZIT POZITIV. PER TRUMP DO VOTOJNE EDHE LATINET QE JANE SHUMIC NE AMERIK. TRUMP NUK MBAN QEN DHE BEN SHUM MIRE AI NUK KA KOHE E NEVOJE TE PERKEDHELI E LUAJ ME QENIN. QENI ESHTE I RREZIKSHEM PER SHENDETIN. 20 VJET ME PARE NE KAROLINE TE JUGUT U TESTUAN 10 QEN DHE SHTAT PREJ TYRE KISHIN KANCER NE AVULLIN E GOJES. KETE FAKT E DHANE LAJMET NE TV PUBLIK DISA HERE. U INTERVISTUAN DISA GRA ME KANCER DHE ATO DEKLARUAN SE KANCERIN E KISHIN MARRE NGA QENT E TYRE QE MBANIN AFER SI PJESETAR TE FAMILJES. QENI KA CILESI TE RRALLA BESNIKERIE E VIGJILENTE. AI TE TRAJTOHET SA ME MIRE POR TE MBAHET LARG DERES SHTEPIS E SIDOMOS FEMIJEVE.

  23. Une says:

    Nje konstatim me vlere per presidentin Trump e presidencen e tij. Mendoj se i sherben shume dhe ceshtjes se Kosoves dhe ne pergjithesi Shqiperise. Vertet, shumica e shkrimeve rreth kesaj teme ne kete gazete (p.sh. shkrimi i Prec Zogaj pak dite me pare), gudulisin variantin Biden. Faktet tregojne se Biden edhe pse vete ka qene i moderuar, asnjehere per 47 vjet ne pozicione te rendesishem politike, nuk ka treguar iniciative, nuk kane lene asnje akt te njohur me emrin e tij; tani, nuk ka as kapacitete mendore e fizike per ate detyre. Dy javet e fundit po ndryshon shume nga idete e paraqitura ne intervistat ne bodrum. Duket qarte se merr udhezime e lexon cfare i japin radikalet e majte te partise.

  24. sapa says:

    Deri tani shume shtete perendimore e kane shfrytezuar ameriken qe ne zgjidhjen e konflikteve boterore te jene ushtaret amerikane ata qe do vriten te paret.Fakt eshte qe per here te pare ne historine e shteteve nje president i vendit me te madh ne bote flet pa diplomaci por ne gjuhe te kuptueshme popullore,mbron interesat e popullit te tij hapur dhe pa pike dyshimi fiton mandatin e dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje