Anëtaret e Parlamentit Europian i kanë bërë thirrje unionit të vendosë sanksione si edhe të nisë një hetim ndërkombëtar, pas konfirmimit të Gjermanisë se kryetarit i opozitës në Rusi Alexei Navalny ishte helmuar.
Në një letër drejtuar kryediplomatit të BE josep Borrell dhe Presidencës së Këshillit, që kryesohet aktualisht nga Gjermania, më shumë se 100 eurodeputetë kërkojnë që të niset një hetim ndërkombëtar nga struktura të OKB-së dhe Këshillit të Europës me mbështetje nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.
“Jemi shumë skeptikë se autoritetet ruse janë të denjë për të hetuar historinë e vërtetë pas këtij krimi, pasi shumë kundërshtarë të presidentit rus Vladimir Putin janë sulmuar dhe/apo vrarë dhe autoritetet ruse kanë dështuar për të vendosur drejtësi ndaj autorëve të krimit”, shkruhej në letër.
Autoritetet gjermane njoftuan më herët këtë javë se kishin zbuluar prova se Navalny ishte sulmuar me një agjent nervor “Novichok” dhe se do të punonin së bashku me BE-në dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të vendosur mbi reagimin që do të mbajnë.
Eurodeputetët thanë se çështja e Navalanit rikonfirmoi “nevojën e BE-së për të për të krijuar një Mekanizëm për Sanksione kundrejt Shkeljeve të së drejtave të Njeriut” në mënyrë që personat pas këtyre krimeve të dënohen.
“Ne nuk mund të qëndrojmë pa bërë asgjë ndërkohë që opozita ruse është vazhdimisht pre e sulmeve helmuese”, shtuan ata.
Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë më 20 gusht. Ai vazhdon të qëndrojë në terapi intensive.
Mjekët në Omsk, qyteti siberian ku ai u trajtua fillimisht para se të transferohej në Spitalin Charité të Berlinit, thanë se Navalny vuante nga “pankreatiti kronik”.