Nuk merr "bekimin" për president? Ramush Haradinaj “konfirmon” largimin nga qeveria: Serbia nuk duhet të jetë palë për të ardhmen

4 Shtator 2020, 16:52Rajoni TEMA

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duket se i ka humbur shpresat për t’u zgjedhur president.

Ai ka konfirmuar praktikisht largimin nga qeveria dhe shkak duket se është liqeni i Ujmanit.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformim.

Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke.

Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia.

Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën.Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.

AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, tha Haradinaj. (TemA)

6 komente në “Nuk merr “bekimin” për president? Ramush Haradinaj “konfirmon” largimin nga qeveria: Serbia nuk duhet të jetë palë për të ardhmen”

  1. Kim été says:

    Haradinajn e njeh vetëm Monika për kryetar Partie, të tjerrët s’duan të din nëse është gjallë.

  2. Korabi says:

    Hari -Kari-Dini-aj prishi qeverine e pare per vota por mori lesht,tani eshte tentativa e dyte,por jam i sigurt se perseri do mari lesht e currit, eshte mire te meret me punet e tij,se Kosoves me shume I prish se i ndreq pune.

  3. Kuq e zi says:

    Haradinaj iken qeveria bie… ne i thencin qeveri
    Ajo qe i kundershtoj eshte, kur nuk re ne ujdi me hotin pse nuk u largove nga qeveria perpara se hoti te firmoste ne shba?
    Pse nuk u be publike pika qe flet per ujmanin perpara?
    Dihet qe qevetia hoti eshte krijuar vetem per ate ujman ahere pse ti ramush po iken tani qe u kry ajo marrveshje
    Ksaj i thone e vrava por nuk mora pjese ne varrim

  4. Shqiptari Ilirise says:

    Ore ju koqet e kandarit që flisni karlliqe!
    Haradinaj largohet se marëveshja me Sërbinë e fut ekonominë kosovare nën varësinë e ekonomisë Sërbe!
    Prandaj kur s’dini gjë mos hani m….kot!

  5. Ujku Plak says:

    Populli thot : Me thuaj me ke rri , te them se cili je. Ose : Po ndoqe brumbullin te Bajgat do te coi. Edhe Rambushi po ndeji me Monen dhe po e ndoqi Monen shume mire do perfundoi.

  6. Trotski says:

    O “DRU ME PRE ” Bej menjane se nuk i duhesh Kurkujt !!! I le Kosovaret pa Viza O Dwerdimen !!! A te kujtohet Macroni ??? Trap i neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje