Trajneri i Kombëtares Edi Reja pas ndeshjes me Bjellorusinë është shprehur se është krenar që drejton këtë skuadër.
FITORJA E PARË NË BJELLORUSI – Objektivi jonë ishte të fitonim këtë ndeshje. Ja arritëm qëllimit. Pjesa e parë ishte goxha mirë, në pjesën e dytë patëm probleme fizike dhe e ulëm disi rritmini. E rëndësishme është që fituam dhe të vazhdojmë kështu.
PËR 3 DITË NDAJ LITUANISË- Do të jetë e vështirë të rikuperojmë forcat për ndeshjen e radhës. Do të shoh gjendjen e lojtarëve, pasi të kemi vëzhguar me kujdes, do të vendosim si do të luajmë ndaj Lituanisë. Uroj që ndaj Lituanisë të bëjmë ndeshje si këtu në pjesën e parë. Kemi pasur lojtarë me probleme si Trashi dhe Gjimshiti. Shpresoj që të rikuperojmë sa më shumë forca në ndeshjen e ardhshme.
CILI REPART TË PËLQEU MË SHUMË – Më ka pëlqyer më shumë mbrojtja që luajti mirë gjatë gjithë kohës. Sulmi pati oshilacione. Më pëlqyen shumë Abrashi, Bare, Trashi. Sakrifikuan shumë dhe bënë shumë kilometra. Mund të kemi debutime ndaj Lituanisë, duke parë gjendjen e grupit.
VENDI I PARË – Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Djemtë po japin shpirtin në fushë. Mora vesh që Kazakistani kishte fituar. Nuk është e lehtë të thuash që rruga është e lehtë. Kemi mungesa, Kumbullën, Ismajlin, etj. Duhet të shikojmë gjendjen e lojtarëve. Do të punojmë për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen.
Ndeshja me Bjellorusine kishte gola por jo loje e taktike traineri!Ndaj ekzaltimi eshte i kote.Nje ekip qe nuk qarkullon dot topin por nje presing ti besh e humbet ate ,une do te thoja qe nuk eshte ekip i qendrueshem!Pjesa e dyte foli per nje kundershtar qe se paku dinte te bente presion edhe pse u ndeshkua edhe me nje gol jo per rrjedhoje presioni nga ana e jone por nje gjuajtje qe pas nje devijimi perfundoi ne rrjete, perballoi pjesen e pare nen presion dhe te mos harrojme qe eshte nje ekip pa pervoje nderkombetare !Ekipit tone i mungonte mesi i fushes ku pjesa e dyte ishte hidh top ng brojtja e prit top nga sulmi pa qarkulim te mirefillte te topit nga mes fusha ku mud te rrezikosh kundershtarin ose te mbash lojen ne kontroll!Ndaj mos beni sikur kemi fituar me ekipe te medha por me ekip qe eshte nen nivelin tone individual por qe kane nje baze dine te qarkullojne topin e jo si ne qe nga mbrojta kerkojme te ndertojme sulmin me dy takime mbrojtes sulues !Per Strakoshen ,ky eshte nje lojtar qe akoma nuk ka aftesi te behet lojtari i mirfillte i futbollit te sotem por ne 13 topa te zoteruar prej tij ne zonen e tij 8 prej tyre i nxirrte jashte fushe siç vepron edhe ne kampionatin Italian!Ndaj ekipi ka elemente por nuk ka trainier per mua dhe kjo do te pasqyrohet ne ndeshjet e ardheshme !Mos te harrojme asnjehere qe kokrat ne vetvehte perbjne kokra e jo kilograme po nuk u bashkuan ndaj mos te vetgenjehemi por duhet urgjentisht qe Shqiperise i duhet vertet nje trainier i mirefillte pasi elementi nuk mungon ku pervoja e tyre tashme neper klube europiane mund te sjelle surpriza!
Beme gola,mungoi loja e nje ekipi stabel e me pervoje.Nje ekip qe nuk di te qrkulloje topin beji ……mendere ku sot fiton ose luan kush ka kolektiv e jo individ sepse individ ka edhe Barcelona por kete vit nuk kishte kolektiv ndaj edhe u ndeshkua ne ayte fare feje qe persa i perket lojes individuale eshte vite drite larg ketyre te taneve duke me falur per krahasimin banal!
Se fundemi mos u mburrni me golat por me lojen se ky eshte nje ekip qe mund te fitoje me ekipet ne grup por edhe mund te humbase pasi nuk perben ndonje dallim midis ekipeve e ka ne grup perveç egos qe na karakterizon gjithnje qe ne jemi me mire e duhet vte fitojme!
Gjithsesi uroj te shenoje fitore si deshire e gjithe Shqipetareve pasi loja e ekipit eshte shume larg te qenit futboll!Humbi Kroacia ndaj Portugalise por shikoje loje e shprese se mund te shenonte si i barabarte edhe pse ishte ne disfavor te tre golave!