Ka përfunduar takimi mes deputetes Rudina Hajdari dhe presidentit Ilir Meta të cilët diskutuan për datën e zgjedhjeve që pritet të mbahen në vitin 2021.
Rudina Hajdari ka propozuar datën 2 maj për zhvillimin e zgjedhjeve, megjithëse janë Pashkët otodokse.
“Mbase mund të jenë më të pranueshme palët. Dy maji është vërtetë një festë ortodokse por ka ndodhur edhe më herët kjo gjë. Qytetarët mund edhe të votojnë, edhe të festojnë”, deklaroi Hajdari per gazetaret.
Që prej mëngjesit të ditës së sotme presidenti Ilir Meta po zhvillon takime me palët politike në vend, për të caktuar një datë për zgjedhjet. Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm.
1 maji nuk është festë moj gomaricë, është ditë proteste!
Por ne jemi populli më i pa organizuar në botë dhe frikacak. Kot hapena by….