Zgjedhjet: Sot krerët e partive takim me Presidentin, zbardhen datat e preferuara nga PD e PS

4 Shtator 2020, 09:29Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të nisë këtë të premte konsultat me  krerët e partive politike  për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor u vendos që periudha zgjedhore të jetë nga 15 prilli në 15 maj ndërsa ditën e votimit e cakton Presidenti jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

Socialistët në takimin me kreun shtetit  do to propozojnë si date zgjedhjesh  9 Majin ditën e fitores kundër fashizmit, e cila njihet edhe si dita e Europës.

Top Channel  u interesua edhe pranë selisë blu. Demokratët i duan zgjedhjet në datën më të afërt. Në periudhën zgjedhore data me e afërt është 18 Prilli dhe pikërisht  ajo pritet te propozohet ne tryezën e e Presidentit nga opozita jo parlamentare.

Siparin e takimeve e hapin partitë e vogla jo parlamentare pasi ne ora 9.15 kreu i shtetit ka parashikuar një takim me demokristianin Nard Ndoka.

Ora 9.30 do gjejë kreun e PDIU-së në zyrën e Ilir Metës ndërsa republikanët  të cilët do përfaqësohen Arjan Madhi do të mbërrijnë në Presidencë në ora 9. 45. Në ora 10.15 është radha e kreut te Partisë Agrare ambientaliste Agron Duka.

Sipas shkresave të mbërritura në zyrën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kreu i shtetit i pret në takim ditën e premte ë ora 11.00, Kryeministrin në fillim si kryetari i partisë më të madhe në vend i cili do të  shoqërohet në takim nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe më pas Lulzim Bashën në ora 12.00 i cili do shoqërohet nga negociatori politik i Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi.

Në ora 12.30 është koha kur ne Presidencë mbërrijnë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Monika Kryemadhi ka autorizuar Luan Ramën për ta përfaqësuar ne takim. Partitë parlamentare e kanë radhën pasdite.

Në ora 17.30 Ilir Meta pret në zyrën e tij deputeten Rudina Hajdari, e cila një ditë më parë  i kërkoi mendim qytetarëve në rrjetet sociale se kur duan ata t’i drejtohen kutive te votimit./TCh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje