Austriakët më 1914: Dyshojmë se Esadi shiti Shkodrën dhe Ismail Qemali, Janinën

5 Shtator 2020, 09:08Politika TEMA

Çfarë shkruante një revistë vjeneze e kohës në prag të mbërritjes së Princ Vidit, për figurat më të lakuara të kohës në trojet shqiptare? – Cili ishte – sipas tyre – Esad Pasha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dervish Hima dhe Prenk Dodbiba? – Cila ishte historia “e errët” që vërtitej rreth familjes së kapidanit të mirditorëve? Cilat ishin dyert më në zë në vend, të cilat mund të kishin qenë në krye të fronit shqiptar, po të mos ishte gjetur zgjidhja nga Fuqitë e Mëdha?

Nga Armand PLAKA

Një artikull i botuar në 1 shkurt 1914, më shumë se një muaj para mbërritjes së Princ Vidit në Durrës, në një atmosferë positive, kur tashmë duket se mosmarrëveshjet, qejfmbetjet dhe ambiciet për pushtet të krerëve shqiptarë në dukje ishin sheshuar, na rrëfen shumë gjëra të ditura e të paditura, rreth një periudhe nga më interesantet në historinë tonë kombëtare.

Ndërsa ishte lënë pas rrethimi i Shkodrës, por ishte dorëzuar “në fatin e vet” Janina, teksa shqiptarët kishin konsumuar tashmë prej më shumë se një viti një akt shumë të rëndësishëm, siç ishte “Shpallja e Pavarësisë”, po vuanin shumë pasojat e Luftës Ballkanike, duke iu frikësuar zhvillimeve të tjera, por njëkohësisht, duke shpresuar edhe për një erë të re ndryshimesh e plotësismi ëndrrash të mëdha.

Roli i ish-Perandorisë dualiste Austro-Hungareze sa vinte e rritej dhe interesi i saj shihej jo vetëm në politikat që ndiqte, por edhe në rritjen e raportimeve dhe interesit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Si pasojë vinte në kohë reale edhe furnizimi i publikut vjenez me informacione rreth krerëve më të rëndësishëm shqiptarë, emrat e të cilëve ai i njihte prej kohësh për “bëmat” e tyre.

Por çfarë shkruante më konkretisht revista vjeneze (shih: “Moderne Illustrierte für Reise und Sport”, Nr. 3, 1914, fq. 9-11.) për figurat më të lakuara të kohës ndër trojet shqiptare? Cili ishte – sipas tyre – Esad Pasha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dervish Hima dhe Prenk Dodbiba? Cila ishte historia “e errët” që vërtitej rreth familjes së kapidanit të mirditorëve? Cilat ishin dyert më në zë në vend, të cilat kishin hequr dorë tashmë nga pretendimet e tyre për të qenë në krye të fronit shqiptar, ndërsa Fuqitë e Mëdha me shumë vështirësi, në unison kishin rënë tashmë dakord për modelin “mbret gjerman për shqiptarët”, sikurse kish ndodhur më parë fundja edhe me Greqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Më poshtë materiali i plotë i përkthyer nga gjermanishtja, shoqëruar me faksimilet e artikullit origjinal:

Krerët shqiptarë

Personazhe nga Durrësi dhe Vlora

Qeverisja e Princ Vidit u dha fund të gjitha ëndrrave të krerëve shqiptarë. Siç dihet, nuk kishte mungesë të familjeve fisnike që pretenduan ndërkaq fronin shqiptar. Përveç princërve të mirditorëve, Shqipëria ka pesë familje fisnike:­

Toptanët, derë nga e cila rjedh edhe Esad Pasha; në Shkodër Bushatllinjtë, pasardhësi i fundit i të cilëve, Xhelali, u martua me një vajzë të Abdyl Hamidit; në Epir janë Delivinjotët, Libohovitët, të cilët qeverisën Janinën për gati 600 vjet dhe që shef të tyre aktual kanë Myfit beun, janë dhe Vlorajt më i moshuari i të cilëve, është Ismail Qemal beu.

Esad Pasha, i cili është nga familja Toptani, e cila është me origjinë veneciane dhe që u konvertua në islam më 1450, është në të pesëdhjetat e tij; ai u bashkua me ushtrinë turke si një ushtar i thjeshtë pa asnjë shkollim, pastaj shkoi në xhandarmëri, pasi atje vuri re se kishte më shumë për të fituar dhe ishte një mbështetës besnik i Abdyl Hamitit. Në vitin e Revolucionit Xhonturk 1908, ai u përmbajt me kujdes. Kur Shkodra u rrethua nga malazezët në Luftën Ballkanike, Esadi u turr atje me trupat e tij ndihmëse shqiptare. Komandanti turk, Hasan Riza beu, u qëllua me pabesi, pas një darke të organizuar nga Esadi; Esadi thuhet se ka urdhëruar vrasjen për të shtënë në dorën e vet drejtimin e kalasë (qytetit) të rrethuar.

Para dorëzimit të Shkodrës te rrethuesit, Esadi nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me mbretin Nikollë, i cili thuhet se i siguroi atij një bakshish të majmë. Pastaj Esadi u tërhoq me ushtrinë e tij të vogël në Shqipërinë e Mesme, ­u kthye dhe ngriti atje qeverinë e tij; pushteti i tij u rrit dukshëm dhe malësorët u bashkuan gjithashtu me të. Puçi i dështuar i Vlorës, i kryer përveçse nga Ismail Qemali, edhe me ndihmën e dyshuar të Esadit, prishi më pas çdo plan. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit përfundoi një pakt me Esadin, i cili hoqi dorë nga ëndrrat e tij princërore dhe e vendosi veten në krye të delegacionit shqiptar që i ofroi Princ Vidit kurorën e mbretit.

E kështu që Esadi e ka siguruar tashmë të ardhmen e tij.  Ismail Qemal Beu, nga familja Vlora, është e kundërta e Esadit; ai flet dhe shkruan në gjuhë të ndryshme, përfshirë frëngjishten, ndërsa Esadi është analfabet. Esadi është një autodidakt dhe njeri i dhunshëm, Qemali është një diplomat, politikan, orator dhe, në një farë mase, edhe burokrat. Qemali i detyrohet një pjesë të madhe të karrierës së tij ish vezirit të madh, Ferid Pashës, i cili është gjithashtu kushëri i Qemal Bej Vlorës. Ismail Qemali ishte kryetar i grupit parlamentar shqiptar në Parlamentin e Turqisë së re; gjatë kundërrevolucionit më 1909, ai i qëndroi pranë Abdyl Hamidit, dhe si pasojë u dënua me vdekje për këtë vendim. U arratis dhe agjitoi intensivisht në Evropë për një Shqipëri të pavarur.

Sikurse Esadi për dorëzimin e Shkodrës, Qemal Beu dhe trupat shqiptare iu drejtuan Janinës në Luftën Ballkanike; por në vend që të hidhen përkrah garnizonit të rraskapitur turk,­ u tërhoq mënjanë, duke pritur; gjuhët e liga pretendojnë se ­ai pati marrë rryshfet në monedha ari nga grekët dhe sot e kësaj dite faji për atë që Janina sot është e Greqisë, i vishet atij. Sidoqoftë, ndikimi i Qemal Beut në jug të vendit ishte aq i madh saqë ai ishte në gjendje të krijonte një “qeveri të përkohshme” për të gjithë Shqipërinë në Vlorë; Esadi, si ministër i Brendshëm, gjithashtu ishte pjesë e kësaj qeverie për disa kohë. Por ngaqë të dy nuk i hapnin rrugë njëri-tjetrit, Esadi sërish u largua dhe që nga ajo ditë të dy janë tashmë kundërshtarë të hapur.

Qemal beu gjithmonë kishte një kokë të vetën e, megjithatë, nuk posedonte autoritet të mjaftueshëm për t’i bërë gjërat që donte.­ Kur Qemal beu e gjeti veten gjithnjë e më të vetmuar, ai bëri gabimin të merrej me politikë, duke marrë me vete gjithë rrezikun; ai negocioi me Turqinë në lidhje me mbështetjen e Shqipërisë, kështu ai u përfshi në çështjen “Beqir Grebeneja” dhe u detyrua të jepte dorëheqjen. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, s’kishte ndër mend të bënte shaka. Në Durrës, në hotel “Adriatik”, shpesh mund të rastisësh të takohesh me një njeri gjigant nga shtati, që mban ca kaçurrela të zeza në kokën mbi qafën e një “demi”, e i cili është kërcënuar njëzet e gjashtë herë me “litarin e mëndafshtë”: Dervish Hima beu. Si redaktor i gazetës “Skipetari”, Hima beu e sfidoi shpesh regjimin xhonturk, pa iu dridhur qerpiku; guximi i tij i madh në këtë luftë gazetareske, e cila i vuri dhe jetën në rrezik të vazhdueshëm, i siguroi atij një pozitë të shkëlqyer në vendin e tij të ri.

Prenk Bibdoda, kreu i mirditorëve, është krejtësisht ndryshe nga tipat e përshkruar më parë; ai ka shtëpinë e tij mikpritëse në Shkodër, pasi u kthye në atdheun e tij nga shumë vite “burg i artë” pas rënies së Abdyl Hamitit nga Stambolli e tani është mbi gjashtëdhjetë vjeç. Si kryetar i fisit të mirditorëve, luftoi kundër malazezëve në rininë e tij të hershme; arsimimi i tij vlerësohet si i gjerë; një bibliotekë e pasur, veçanërisht në italishte, zbukuron studion e tij; ai u përpoq t’i kultivonte mirditorët, të njohur si cuba; Donte të pajtonte 250 familje që ishin në gjakmarrje,­ por plani dështoi e, madje, vetë Prenka u kërcënua me vdekje.

Një histori e errët ka qarkulluar ndërkaq në gjirin e familjes së tij: martesa e parë e Prenkës ishte pa fëmijë; e ngaqë e ëma e tij nuk po e duronte dot më turpin (pasi në Shqipëri është turp për një grua të mos ketë fëmijë) dhe ngaqë martesa nuk mund të përfundonte dot në divorc (mirditorët janë katolikë), mbrojtësja e nderit të familjes, atëherë rrëmbeu pushkën dhe qëlloi mbi nusen e saj. Vetëm kohët e fundit Prenk Bibdoda u martua për herë të dytë, me një grua bjonde e të bukur, e cila ndiqet në çdo hap nga një truprojë. Një luftëtar i vjetër endet çdo ditë në rrugët e Vlorës; trupi i tij është i përkulur përpara, kostumi kombëtar zbulon patriotin e vërtetë dhe gjithçka që ai ndesh i përkulet, duke e përshëndetur me frikë (respekt): Isa Boletini. Në rini ai shkëlqeu në qitje dhe u mbiquajt “qitësi i zogjve” pasi mund të shtinte i sigurt mbi një zog edhe gjatë fluturimit.

Aventurieri u bë tmerri i qarkut të Mitrovicës, deri sa Abdyl Hamiti e thirri atë më pas në Stamboll. Ai i refuzoi titujt dhe ofiqet që iu ofruan, por mori një pension përkundër premtimit për t’i qëndruar besnik sulltanit; por ai e theu premtimin e tij­ kur Shefqet Turgut dhe Mahmud Shefqet Pasha kryen ekspeditat e tyre mizore kundër Shqipërisë, e u bë kësisoj kreu i lëvizjes revolucionare. Pas shtypjes së kryengritjes shqiptare, ai iku në Mal të Zi dhe prej andej organizoi një kryengritje të re, e cila zgjati deri në shpërthimin e Luftës Ballkanike.  Isa Boletini është një kalorës shqiptar i prerjes së vjetër, një karakter i tillë i ashpër fshatar, një gjigant i qeshur.

Kujt mund t’i shkojë ndër mend se ai është ekzekutuesi i 150 vetëve? Sot ky lis është pa rrënjë; kalaja shkëmbore e Boletinëve afër Mitrovicës është shkatërruar dhe pronat e Isës janë konfiskuar nga serbët. Hasan bej Prishtina është parlamentar, sikurse Ismail Qemali, por më diplomatik dhe më i zhdërvjellët se ai; ai aktualisht është në Durrës dhe është tip modern shqiptar; flet frëngjisht, mban çizme lëkure të lustruara dhe është kujdesur mirë për duart. Ashtu si Esadi, megjithatë, ai ende mban feste dhe përçmon kostumin tradicional vendas. Fillimisht kundërshtar i autonomisë së Shqipërisë, ai u bashkua në radhët e autonomistëve pas shpërthimit të Luftës Ballkanike.

45 komente në “Austriakët më 1914: Dyshojmë se Esadi shiti Shkodrën dhe Ismail Qemali, Janinën”

  1. Altin says:

    Isa Boletini ???

    1. SHISH says:

      Vazhdon baltosia e herojve, eshte djallezi te krahasosh krijusin e kombit shqiptare me Esadin. Duhet te merren masa ndeshkuese per autore e ketyre artikujve.

      1. hetuesi says:

        C’autore thua? Jane gazetat austriake te para 100 viteve ?

  2. HEU BRE ! says:

    c’rrospi patriotike
    baballort e Komit Shqipcar ?‍♂️??‍♂️??‍♂️??‍♂️
    me gjak total antishqiptara ??????

    1. Kelysha turqish,plehrat e botes nuk ka te dyte.Gjithe ajo propagande per superpatriote etj keto
      kane qene te gjithe lakenj turqish.Madje dhe ato gjoja kryengritje jane bere si zgjatim i luftes civile mes sulltanit dhe xhonturqve.Ndersa mepare per Reformat e Tanzimatit reagoi popullsia myslimane per arsye se te krushtereve ju dhane disa te drejta si psh me patur dyqane,te drejta tregtie dhe disa liri fetare me shume,te futen ne administrate ne nivele te ulta dmth.Kjo ka ndodh ne 1848 dhe nuk i pelqeu turko shqiptareve me sjellje dhe karakter te theksuar aziatik dhe nivel shume te ulet civilizimi.Kjo pra eshte perralla e Shqiperise.Lexoni vete Kujtimet e Eqrem Bej Vlores,Eduard Lir ne Shqiperi qe te shikoni themelet e ketij shteti te mbaruar dhe se si dhe per cfare e ngriten me zor

      1. Genti says:

        Mos e hani sapunin per djath o njerez. Esht artikull i nje reviste pa asnje burim informazioni. Artikull per te shitur revisten sic ndoth sot. Analizoni faktet, kur ra janina ismaili sa ishte kthyer nga azili per ne vlore. Nuk kishte as truproie jo me ushtri. Kur do ngrihej flamuri ne vlore greket kishin mar himaren dhe ishin bllokuar ne qafen e llogoras nga labet. Tu puthen topet labeve dhe malesorve qe kena Shqiperi sott. O gjakprishur informohuni nje her pastaj komentoni o jevgj.

      2. SHISH says:

        Zagar I Janulles se shpejti do t’ju gjejme vendin! *

  3. tourkalvanos.... says:

    Tjeter turk i piset…….

  4. The Fyrher says:

    Ka shume pasaktesira ne kete artikull te 1914.

    Duke filluar qe nga termonologjia . Ne ate kohe Turqia nuk ishte formu ende ishte Perandoria Osmane si ekzistence politike dhe identitare.

    Familja Toptani nuk ishte me origjine Venrciane por rridhte ngs Topiajt. Nje pjese e Topiajve iken ne Itali, shumica mbetem ne Shqiperi dhe u bene drejtues te Perandorise ne Ballkan.

    Esadi nuk e shiti Shkodren. Kjo eshte tashme e mire ditur dhe nuk ka nevoje per diskutim. Vertet mund te kete vrare Hasan Riza Pashen por me garnizonin Shqiptar te qytetit e mbajti Shkodren der ne Prill 1913 kur u vendos qe Shkodra do ti mbetej Shqiperise. Sllavet humben 20,000 ushtare ne Shkodern dhe bashke me betejen e Lumes ku Dibranet vrane 10,000 serve ne 3 dite jane 2 humbjet me te medha per sllavet ne luften ballkanike.

    Tani une nuk e di a e ka shit Ismaili Janinen, por di qe ka pasur faje Politike.

    Janina kishte garnizon shqiptar dhe 2 komandantet e Janines ishin 2 vellezerit shqiptar Esad Pashe i Janines dhe Wehib Pasha.

    Keto i kerkuan disa here ndihime Ismailit qe te dergonte fiss mijra nationalist Shqiptar ne Janine por Qemali nuk e beri me idene se nese nacionalistet Shqiptare po te qendronin neutral shtetet Ballkanike do njihin te drejtat e tyre…. idotsi e madhe.

    2 vellezerit shqiptare me lart ishin komandatet kryesore ne Betejen e Galipolit ku Osmanet munden Britanine ne 1915.

    Pra ishin komandante shume te zote. Me Janinen brenda Shqiperise , sot do kishim 8,000 km katrote me shume toke, 70 km me shume bregdet dhe camet do ishin ne trojet e tyre.

    Interesante eshte historia e Beqir Grebenese, nje shqiptari shume trim qe mbajti te bllokuar neo greket per 1 muaj ne Permet. Nuk ka asnje bust ne Shqiperi.

    Ai erdhi ne 1913 bashke me 200 oficere te tjere Shqiptaro-,Osmane per te armstosur shqiptaret dhe per te bere nje aleance mdis Shqiperise, Bullgarise dhe Perandorise Osmane.

    Fuqite Perendimore e zbulon kete gje, burgosen Grebenene, Isamili dha doreheqjen

    1. Nospe says:

      Topiajt kane zbrit ne Trojet tona me shpuren e anzhuineve, pas kryqezatave. Mund te kishin prejardhje normane/anzhuine ose dhe venedihase. Pasi ballkani dhe adriatiku perendimor ishte plot me koloni te venedikut. Nuk dihet me saktesi. Por nuk ka deshmi per prejardhjen e tyre arberore.
      Nuk permenden pershembull gjate principates arberore te dinastise se Progonit.
      Topiajt dalin ne pah me vone. Me anzhuinet. Duke u bere vasale te tyre apo re venedikut.

      Durante il periodo di crisi dell’Impero ottomano dopo la battaglia di Ancyra del 1402, molti vassalli ottomani dell’Albania come Gjon Kastrioti, Niketas Thopia e Nicola Zaccaria, riconobbero la sovranità veneziana sui loro territori. Numerosi membri delle famiglie albanesi furono infatti pronoi dei veneziani

      Central Institute of Islamic Research, Islamic studies, Pakistan, Islamic Research Institute, 1997, p. 194. URL consultato il 22 marzo 2012.
      «Among those disloyal vassals was Ivan Kastrioti, Niketas Thopia and Nicola Zaccaria.».

  5. Kalec Dega says:

    Esad -Kemal -Zog-Sali (SHQIPFOLSA TURQ) dhe TURPI I KRISHTERIMIT SHQIPTAR E Rama= shiptare atdhetare patriote ne sherbim te te huajve kundra interesave kombetare….Ne saj te udheheqjes se ndritur te ketyre gjigandeve tradhetare, Shqiperia akoma lengon si te ishte Sudan apo Afganistan.

  6. Biku says:

    Ne janine ja ka futur kot artikulli. Se ismaili nuk kishte asgje ne dore.pasi greket e moren me lufte ne betejen e bezhanit. Ku pervec turqeve kishte edhe 2 batalione me shqiptare musliman te cilet iken nga syte kembet. Me greket luftuan edhe batalioni i kemishkuqeve te Garibaldit.

    1. shqipo says:

      As Bezhani e as Janina nuk u pushtuan, por u dorezuan nga komandanti turk i garnizonit, Esat Pasha, qe u pagua nga greket! Qeveria e Vlores i kerkoi komandantit turk qe te ngrinte flamurin shqiptar ne qytet dhe te luftonte ne emer te qeverise shqiptare, por ai nuk pranoi. Qeveria shqiptare nuk kishte para ta paguante, por para kishte qeveria greke. Bezhani ishte nje fortifikim ushtarak ngjitur me qytetin, qe s’kishte asnje mundesi te pushtohej nga greket, por u dorezua me urdher te komandantit turk. Edhe Janina nuk kishte mundesi te pushtohej sepse kishte liqenin mbrojtje natyrore. Por sic thone edhe vargjet popullore :
      Esat Pashë Janina
      Ka vate rrufjani
      Pa bukë e pa ujë
      S’mbahet istikami
      Për lirat që mori
      Na iku vatani.

  7. Fakt historik says:

    Ne vitin 1907 (pra 5 vite para shpalljes se pavaresise) Ismail Qemali nenshkroi traktat te fshehte me Theotokis te Greqise, ku I Qemali i njihte Greqise, Janinen, Camerine si territor grek, ne kembim te Qeverise se ardheshme te Vlores e jo te pavaresise se Shqiperise.
    Bazar ne kete mereveshje te fshehte, ne vitin 1912-1913 kur nderkohe qe trupat turke luftonin per ta mbrojtur Janinen, Camerine nga pushtimi dhe me vone uzurpimi grek, trupat shqiptare cfar benin?
    Rrinin ne hije te fiqve.
    Vertete kishin shkuar atje ne front te luftonin krah truqve per te mbrojtur Janinen , Camerine, po nuk shkrehnin asnje pushke.
    Pse ndodhi kjo?
    Sepse Ismail Qemali e shiti Janinen, Camerine dhe greket e blene me para dhe e moren.
    Aq shume i kish ikur truri Ismail Qemalit, sa perverse e shiti Janine, Cameri do bente dhe shtet te perbashket shqiptaro-grek, qe tia mernin dhe ate qe kish mbetur pastaj.

    1. Fakt historik tokesor says:

      Analfabet ordiner!

  8. Fakt historik says:

    Thuhet se Ismail Temali shpalli pavaresine e Shqiperise me 1912.
    Ismail Qemali nuk ka shpallur Pavaresine e Shqiperise.
    Ne fakt Ismail Qemali ka shpallur Pavaresine e Shqiperiçkes.
    Sepse Epirin (Janine, Cameri) ja kish shitur Greqise qysh me 1907.
    Pra shpalli pavaresine e asaj qe kish mbetur, pa Epirin.
    Ne mareveshjen e fshehte qe Ismail Qemali kish bere me Greqine me 1907, i kish kerkuar te njohin Qeverine e Vlores kur ai ta shpallte, ta krijonte dhe ai ja njihte te gjithe Epirin si teritor (toke) e Greqise.
    Mire se u krijua Qeveria e Vlores, e I Qemali shpalli pavaresie e Shqiperiçkes, por as ate pavaresi Shqiperiçke nuk e votuan, nuk e ratifikuan ne parlament me 2/3 e votave te deputeteve e sa me gjysmen e deputeteve.

    1. Der Fuhrer Verteti says:

      Fakt historik qe Ismael Kemali ishte shqipfoles dhe akoma me keq nje lab….. Edrama i ngjan shume Ismael Kemalit turk..sidomos me ate mjekren..qe as Erdogani nuk e mban.

      1. demokrati says:

        Laberia eshte kocka qe nuk mund ta gelltisni. Aq frike sa keni Laberine nuk keni as Turqine, padronet e tu e dine mire kete kane bere edhe studime dhe ti po punon.

  9. Ballkanistan says:

    Ja pra qe edhe ismail mjekerr muti turkoshak gjakprishur ka qene

  10. Fakt historik says:

    Esat Pashe Toptani ish ai qe, ne rolin e Kryekomandantit te luftes per mbrojtjen e Shkodres nga pushtimi i malazezeve, i dha Shkodren perjetsisht Shqiperise.
    Dhe ja se si:
    Me 25 Tetor 1912 Mali i Zi, pasi kish mare Tuzin, sulmoi Shkodren per ta pushtuar
    Ne fillim ne rolin e nenkomandantit e pas vdekjes se Hasan Rizait, Esat Pashe Toptani komandoi luftimet per mbrojtjen e Shkodres nga malazezet.
    Per 5 muaj qendroi e rethuar Shkodra duke luftuar, por kurre e pushtuar nga malazezet, nen drejtimin e kryekomandant Esat Pashe Toptanit.
    Gjersa me 22 MARS 1913, KONFERENCA E LONDRES pasi dergoi emisaret e saj ne terren dhe pa se Shkodra ish e rethuar por kurre e pushtuar vendosi: SHKODRA ESHTE TERRITOR SHQIPTAR dhe i TAKON SHQIPERISE.
    Pra me 22 MARS 1913 Kryekomandati Esat Pashe Toptani e kish mbritur qellimin madhor.
    Jo vetem kaq, por rezistoi ashtu ne rethim dhe nje muaj me vone pas vendimit te Konferences se Londres, gjer me 23 Prill 1913.
    Me 23 Prill 1913, pasi luftetaret po ushqeheshin pas 6 muaj rethim me OPINGA TE ZIERA.
    Duke qene te rethuar luftetaret qe po mbronin Shkodren, nuk i mbrinte me ushqimi nga prapavija, pasi nuk i lejonte brezi i rethimit i perbere nga malazez dhe serbe.
    Gjendja u be sketerre e vertete, luftetaret po vdisnin ne pozicionet e luftimit per buke. Eshte e pabesueshme, e tmerreshme, renqethese por puna ka mbrit deri aty sa po hani reckat e tyre, deri me opinga te ziera.
    Jo me cdo dite, por cdo ore qe kalonte, po ja conte luftetaret ose drejt vdekjes ose drejt kapjes rob totalisht nga serbo-malazezet.

    Cfar duhet te bente dhe cfar beri Kryekomandanti Esat Pashe Toptani?
    Me 22 Mars 1913 Konferenca e Londres e kish mare vendimin: Shkodra qe emisaret tane e pane ne vend, ish e rethuar por jo e pushtuar nga serbo-malazezet, i takon dhe mbetet toke e Shqiperise.
    Bazar ne gjithe pershkruhet me siper, Kryekomandanti Esad Pashe Totani, u terhoq nga Shkodra bashke me te gjithe luftetaret dhe armatimin komplet, me daten 23 Prill 1913.

    Duke i lene malazezeve CELESAT E KASHTES.
    te cilet hyne ne Shkoder me 23 Prill e dolen me 15 Maj, pasi KONFERENCA E LONDRES me 22 Mars e kish dhene verdiktin: SHKODRA ESHTE PJESE E SHQIPERISE dhe I TAKON SHQIPERISE.
    Ky eshte Esat Pashe Toptani qe i dha Shkodren perjete Shqiperise, e cila nuk perfundoi si Epiri Ismailise. Ndryshe do kufizoheshim te ura e Lezhes e Shkodra do ish kryeqyteti i Malit te Zi.

    1. ca po thua says:

      Me falni nje pyetje : si ja dha Esat Pasha Shkodren Shqiperise, ku ja dorezoi ate forcave malazeze? Esat Pasha deklaroi se nuk e njihte Pavaresine e shqiperise dhe nuk e ngriti flamurin shqiptar. Nderkohe kur komandanti turk Riza Pasha beri bisedime me Gjergj Fishten qe te ngrihej flamuri shqiptar ne qytet dhe forcat e malesoreve katolike te bashkoheshin me te, kunder forcave malazeze, Esat Pasha e vrau komandantin turk dhe mori vete komanden e ushtrise. I ke pire ilacet?
      Forcat malazeze u detyruan te largohen nga Shkodra per shkak te Autro-Hungarise dhe jo per shkak te Esat Pashe Qenerise …

    2. fiku says:

      po ulqinin, po kosoven, po pllave e guci kush i shiti?

  11. Taulant says:

    Nuk dini cfare shkruani. Ne 1880 nuk ishin Shqiptaret ata qe mbrojten Ulqinin por fuqite e medha derguan anije ushtarake dhe ja dhuruan Malit te Zi. Janina dhe Cameria i ishte dhuruar Greqis qysh ne konrgesin e Berlinit prej fuqive te medha. Greket kishin ushtri te fort sepse kishin 90 vjet shtet dhe perkrahjen e Frances ,Anglis,Rusis etj. Kur Abdyl Frasheri i kerkoj Greqis aleanc ne lufte kunder Turqis , Greket i deklaruan qe lufta e tyre eshte per zhdukjen e Turqis por edhe Shqiptareve nga Ballkani .Gjema Shqiptareve nuk i vinte vetem nga Greqia dhe Serbia por sidomos nga Franca dhe Anglia . Nuk duhet te harrojm qe traktati i fsheht i Londres i 1915 zhdukte teresisht shtete si Kroacia,Mali Zi, Shqiperia,Turqia per te kenaqur Serbin,Italin dhe Greqin.

  12. Preshevali says:

    Histori eshtë koha e shkuarë dhe se më mirë qendron ai qe i ka shkruar dhe i dinë ashtu si kan qenë se sa ai qe i ka shkruar ashtu si ka qefë dhe për hatër të Janullave e partisë memë.

  13. Ilirian says:

    Politika Shqiptare pas Skënderbeut ka qenë dhe është ka çtë kapësh …

    1. The Fyrher says:

      Une kam bere nje koment me lart qe te kuptosh realitetin.

      Problemi eshte qe ju delet lexoni nje artikull te huaj te 1914 dhe merrni cdo gje per baze.

      Edhe Skenderbeu pervec aftesive uahtarake nuk ka qene aq i madh sac kujton ti.

      Eshte mitizuar me se shumti.

      Ka bere 2 gafa diplomatike per shembull.

      1. Eu 2025 Fakt Historik says:

        Sunit shqipfoles kuptohet pse nuk e do heroin kombetar shqiptar te madhin Gjergj…te vrau stersterstergjyshin tradhetar?…vetem emri Gjergj te shqeteson me shume….o turk shqypfoles

  14. fshatari i lashte says:

    Prandaj ne zyrat e shtetit duhen dy porterete te Ismail Qemalit, nje me koke lart e nje me koke poshte

  15. Tim says:

    Ky thjesht po boton nje gazete Austriake! ckeni qe nxeheni djema e cika

  16. emigranti says:

    Historia shqiptare deri tani eshte shkruar nga politikanet e historianet e kapur nga politika te cilet thone gjysem te verteta duke kamufluar genjeshtren.
    Megjithese vone, ka ardhur koha qe historia,te shkruhet nga historiane profesioniste e jo te politizuar.
    Deri tani jane sajuar disa te paverteta per figura me kontribut per kombin si Esat Toptani, Zogu, Konica, Mit’hat Frasheri, etj . dhe jane ngritur ne piedestal disa qe nuk e meritojne si I. Qemali, Noli, B. Curri.
    Per shembull Noli ishte nje perkthyes i shkelqyer, poet, patriot, orator, kontribues kryesor ne ngritjen e kishes autoqefale, por nje politikan i deshtuar qe filloi me organizim atentatesh deri ne grusht shteti.
    Po keshtu edhe analfabet babaxhan B. Curri qe megjithese i caktuar nga qeveria si komandant i kufirit me Jugosllavine ne 1922 i ndihmuar nga italianet mori pjese ne kryengritjen per permbysjen e qeverise dhe me trupat e veta rrethoi Shkodren.

    1. u dhime duke qare says:

      O pall, te kane ik trute per lesh, ngaqe je “i djathte”. Thirri mendjes o kokrra e budalles ?

  17. Erdogan says:

    Do shiste Ismail Bej Vlora Janinen turke tek Greket e Epirit te Kastriotit?
    Kur ka patur “Komb” Shqipetare qe nga koha e Majmunit?
    Tre mije vjetet e historise se documentuar nuk ka patur Istitucione shqipetare se nuk kishte gjuhe as te shkruar as te folur.
    Perralla me shumicen myslimane te ashtuquajture Shqipetare se jane “Komb i Lashte” por ne fact nuk kane asnje Filosof,nje Matematikane,nje Dramaturg,nje Veper te tyre,nje Matematikan,nje fjale te shkruar “shqipe” jane me dem nga armiqte e Epiroteve,Ilyreve,Grekeve,Maqedhonasve.
    Te jetosh tre mije vjet i “pushtuar” dhe te pretendosh se je qene dikush por nuk te “lane” te tjeret te shkruash historine tende,eshte me e pakta Ipo-Xrisia (hipokrizi) .Toponimet para turke si Kostantinopolis,Agi Saranda,Epidhamnos,Apollonia etj bile qe kane lidhje me Ilyret si Kostantini i Madh jane te ndryshuara nga pushtuesit dhe vegla e tyre te ashtuquajturit “Shqipetare”.
    Pse?
    Se thjesht kane qene Greke.

  18. Jovan bregu says:

    Ismail Qemali paska marre nje thes me flori nga “Kali i Trojes” per ti falur ne heshtje Janinen. Na paska terhequr floriri ne shqiptareve prej shekujsh ?

    1. Elsaaaaaaaaaaaaaa says:

      Janinen nuk e kishte Ismail Qemali, qe te mund ta falte (shiste). Qe te shesesh dicka duhet ta kesh ne pronesi. Janinen e kishin osmanet dhe ishin osmanet ata qe ja falen (shiten) grekeve! E kupton sa e thjeshte eshte o kokgdhe?

  19. Taulant says:

    Gabimi yne eshte qe ne vitin 2020 gjykojm me parametrat e sotem negociatat qe bente Ismail Qemali ne 1907 me Greket. Ismail Qemali mundohej te gjente ndonje mbeshtetje per pavaresin e Shqiperis. Ne 1907 Shqiptaret nuk kishin asnje shtet qe ti ndihmonte me perjashtim te Austris.
    Nuk ka asnje dokument te firmosur ku Ismail Qemali shet Janinen.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Edhe sikur te donte, Ismail Qemali nuk mund ta jepte Janinen, sepse nuk e kishte ai nen administrim Janinen qe te mund ta jepte. Janina ishte nen administrimin e Perandorise. Dicka qe nuk e ke, nuk ke si ta japesh, sepse nuk e ke, c’te japesh kur se ke, apo leshin e curres!

  20. Taulant says:

    Dolen plehrat grek 300 eurosh te komentojn . Shkoni clironin Qipron moas hani mut ketu . Ju ka kapur Erdogani per topesh e nuk dini cafre te beni.

  21. Nik says:

    Sot e ke siguruar supen e Janulles o bastard 300 evro! Te zente mallkimi i ketij vendi dhe Gjuhes Shqipe o korofillak i ndyre!

  22. Boston says:

    I ju qifsha robt more gjakprishur. Po pse bini preh e ketyre kurtheve. Po pse beni te gjithediturit historiane mbi dhe. Po pse Ismail Qemali e dha Janinen dhe Kosoven? Po me ate Kohe luftohej me Greket matane Llogarase, te cilet kishin dhe ishullin e Sazanit, luftohej per mbrotjen e Korces, luftohej kudo me fshatrat e jugut te shqiperise. Po kush pyeti per Shqiptaret me Londer more ditezinje. Po si mund ti shkonin pas Ismail Qemalit gjithe patriotat te cilet shkrine pasurine dhe jeten per shqiperine. Vertet Ismail Qemali, nisur nga e shkura antike e grekeve dhe Shqiptareve ka patur nje ide per nje mbreteri shqiptaro-greke nga e cila ka hequr dore shume shpejt dhe bashke me patriotat e tjere u vazhdua me idene e mevehtesise deri ne shpalljen e saj. Austrohungarezet ishin pjesmarres me Londer dhe ne rast se do te kishe deklarate apo marreveshje te fshehte te firmosur nga shqiptaret, at’here nuk do thonin dyshojme por do te thonin e beri. Po keni lexuar sadopak histori perpiquni ta kuptoni pak gjendjen e trojeve shqiptare me ate kohe kundra te gjitheve vendeve me ballkan, te cilet ishin ta shume shtete. Kjo seshte as me shume dhe as me pak nje fushate qe ka nisur kohe me pare kundra figurave te Kombit. Kjo fushate mbeshtet nga vende te cilat na kane zaptuar trojet, na kane vjedhur historine , kulturen dhe Po vazhdojne me goditjen e identitetit Shqiptare. Po vazhduam keshtu qe te hedhim menjehere poshte historine tone, sapo lexojme dicka be social media at’here e ardhmja jone eshte e zymte per te mos thene e zeze. Lexoni dhe besoni historiane serioze dhe jo matrapaz, botime te Akademikeve Shqiptare te cilet nuk na kane munguar. Mos ti kritikojme e mallkojme te paret tane per ate qe skane mundur te bejne, por ti duam ti respektojme per ate qe kane bere. Historia jone eshte shume e vlere, qe nje si une, si ju, e te tjere te mund t’a bejme objekt kafenesh me kete fjalorin tone jo me shume se 100 fjale, ku me shume jane sharje dhe fyerje. Lavdi gjithe patriotave Shqiptare me krye Ismail Qemalin qe punuan per Pavaresine e Shqiperise!

  23. Fakt historik says:

    Ca po thua,
    Esat Pashe Toptanit, ne rolin e Kryekomandantit te Luftes se Shkodres i interesonte pak ne ate moment qe luftohej per te mbrojtur Shkodren qe te mos e zaptonin malazezet bashke me serbet, nese Shqiperia do ish e varur apo e pavarur.
    Atij i interesonte, vetem qe Shkodra te mos binte ne dore te malazezeve dhe serbeve, i interesonte qe te ishte ashtu sic ishc ishte, pjese e Shqiperise.
    Dhe ne ate lufte per te mbrojtur Shkodren luftonin dhe batalione turke.
    Dhe Kryekomandanti i Luftes se Shkodres, ja ariti qellimit plotesisht, duke mos perfunduar si Epiri (Janina me Camerine).
    Aty pra ish ceshtja e Shkodres, e jo ceshtje flamujsh, kur vete turqit po e mbronin Shkodren me trupat e tyre, duke u vrare me qindra prej tyre.

    1. ca po thua says:

      Ore me fal, vertet je i trashe ti apo s’ke ngrene buke sot!? Esatit i interesonte te ishte Shkodra pjese e Shqiperise, por nuk i interesonte nese ishte Shqiperia e varuar apo e pavarur? Ca po thua, a ke ekuiliber mendor apo jo? E para Esati deklaroi publikisht qe nuk e njihte shtetin shqiptar, qe fare qarte do te thote se nuk i interesonte gjithe Shqiperia e jo me Shkodra! Ai s’njhte Shqiperine, i plasi bytha nese Shkodra ishte e Shqiperise apo e Malit te Zi. Ti e shumta mund te thuash se atij i interesonte qe Shkodra te ishte pjese e Perandorise Osmane, por jo e Shqiperise. Por edhe kjo ka pak gjasa te qendroje si ide, sepse ashtu sic e treguan ngjarjet, Esat Pashes i interesonte vetem cifliku i tij ne Shijak-Durres-Kavaje dhe nuk i plaste bytha aspak per Perandorine qe kishte dhene shpirt. Shkodren ky Esat matrapazi e perdori si monedhe shkembyese per interesat e tij personale. Dorezimi i Shkodres te malazezet nga Esati nuk u be thjesht dhe vetem se ai u pagua (natyrisht qe u pagua dhe mori para), por edhe si shkembim qe forcat serbe te largoheshin nga pronat e tij rreth Durresit (ato zona ishin pushtuar nga serbet ne kete kohe) si dhe per angazhimin e serbo-malazezeve qe ta njihnin Esat Pashe Toptanin si princ ne ate principaten e tij autonome ne Shqiperi te Mesme. Esati e shiti Shkodren per interesa te tij personale pasurore dhe pushtetore dhe nuk i plaste trapi as per Shqiperi, as per Perandori Osmane, as per Mal Zi, as per Serbi, as per Greqi … Esati e vrau komandantin osman te Shkodres Riza Pashen (ishte me baba irakian por me nene shqiptare), kur ai pranoi kerkesen e qeverise se Vlores qe te ngrinte flamurin shqiptar ne qytet dhe te bashkepunonte me malesoret katolike, sepse i binte qe me kete akt Shkodra te vihej nen qeverine e Shqiperise (te Vlores). Po Esati kishte interesa te tjera personale, c’a po i plaste atij per Shkodren, Shqiperine apo lesh e dhine. Esat Pashe Toptani e shiti Shkodren te malazezet dhe kete nuk e luan as topi!
      Nderkohe edhe Janina u shit te greket. Komandanti osman i Janines quhej edhe ai Esat Pasha (Janina) nuk e pranoi kerkesen e qeverise se Vlores qe te ngrinte flamurin shqiptar ne Janine. Edhe ne Janine ashtu si ne Shkoder, forcat vullnetare shqiptare luftuan se bashku me garnizonin osman te qytetit kunder sulmeve greke. Edhe komandanti osman u pagua me para nga greket dhe e dorezoi qytetin, nderkohe qe pavaresisht humbjeve qe pesuan mbrojtesit e qytetit ishte e pamundur qe forcat greke ta pushtonin ate, sepse zona e fortifikuar para qytetit Bezhani dhe liqeni i qytetit, e benin te pamundur pushtimin. Por Esat Pasha (ky i Janines) mori parate nga greket, dha urdher qe Bezhani te dorezohej, ja dorezoi qytetin grekeve, e vet iku ne Turqi.
      Perandoria Osmane e kishte humbur luften dhe komandantet e saj as qe donin t’ja dinin per interesat shqiptare, por thjesh moren parate dhe iken ne pune te tyre.
      Pra te dy qytetet (Shkodra dhe Janina), paten te njejtin fat, ju shiten sulmuesve. Por nese Shkodra mbeti pjese e shtetit shqiptar dhe Janina nuk mbeti pjese e saj, kjo ka lidhje vetem me vendimet e Fuqive te Medha. Po te donin fuqite e medha e detyronin ushtrine greke te terhiqej nga Janina (sic u detyruan malazezet te terhiqen nga Shkodra), po ashtu po te donin fuqite e medha nuk e detyronin ushtrine malazeze te terhiqej nga Shkodra (sic nuk i detyruan greket ne Janine). Fuqite e Medha ishin ( dhe jane edhe sot) ato qe vendosin per fatin e kesaj pjese te botes.
      Duhet te jesh shume i trashe te mos i kuptosh keto gjera ?

    2. Fakt historik tokesor says:

      Batalionet osmane mbronin kufinjte e Perandorise Osmane …

  24. Fakt historik says:

    Ne Konferencen e Londres ne vitin 1913, Kryeministri i Greqise paraqiti para komisionit Aktmareveshjen e fshehte qe Theotokis kish bere me Ismail Qemalin ne vitin 1907, ne te cilen ai deklaronte se Epiri (Janina dhe Cameria) ishin Toke greke dhe i perkisnin Greqise.
    Mareveshja ish me e gjate, por thelbi saj ky ishte.
    Dhe vertete ate marevshje qe duhej te mbetej e fshehte, ata e paraqiten pikerisht ne Konferencen e Londres,
    dhe per kete pretenduan qe Epiri ti njihet Greqise.
    Dhe ashtu ndodhi.
    Geshtu greket nuk e moren Epirin me lufte, por me firme, si dhurate.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Edhe ti paraqite nje marreveshje qe Kina te behej pjese e Greqise! Prandaj Kina sot eshte pjese e Greqise, se ja dhe ti, o PALL TRAPI!
      E sa per informacion, vetem Epiri i jugut ju dha Greqise ne 1913-n, jo i gjithe Epiri! Pse nuk ja dhe Ismail Qemali edhe kete pjesen tjeter deri ne Shkumbin? Apo kot per pordhe! Ik o RROT CARI!

  25. Cifuti x says:

    Shqiptarqirat veç per bythen e ture me mut mendojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje