Nga Astrit Patozi
Ata që nuk kuptojnë fare çfarë po ndodh në Shqipëri, po presin me ankth që Ilir Meta të caktojë datën e zgjedhjeve, gjëja më pa vlerë në betejën e ardhshme politike. Jo thjesht se marzhi është i kufizuar, nga mesi i prillit, deri në mesin e majit, që praktikisht do të thotë asgjë.
Lojtarët kryesorë, që i kushtuan vëmendje ftesës së Presidentit, duke u përfaqësuar në nivelin më të lartë për një çështje pa pikë rëndësie, në fakt, kanë një hall tjetër, por që askush nuk e përmend.
Çfarë do të bëjnë me listën e hapur, do ta mbajnë 30 përqindëshin e mbyllur për vete, apo jo, se për atë po u qan zemra dhe me to po i bëjnë të gjitha llogaritë elektorale.
Dhe në rast se hapja nuk do të jetë 100 përqind, por me klauzola, ku sërish kryetarët të kenë çelësin e artë të përfaqësimit, ta dini se do të jetë një marrëveshje e re okulte e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Të cilët nuk ka nevojë as të takohen dhe as të qepallohen për interesa qartësisht të përbashkëta.
Nga kjo dakordësi e përjashtoj LSI-së, jo se është më e mirë, por sepse asaj nuk i leverdis fare lista e mbyllur 30 përqind, në rast se do të garojë e vetme në këto zgjedhje. Dhe kjo ka më shumë mundësi që të ndodhë, mjafton që të ndjekësh aktivitetin publik të Ilir Metës.
Në këtë kontekst, e vetmja gjë që duhet pritur me kërshëri nga qytetarët e angazhuar politikisht është se si do të shkruhet në Kodin e ri Zgjedhor hapja e listës, e cila u konsiderua si revolucion për sistemin tonë politik, por që në fakt është një taktikë hileqare e Edi Ramës kryesisht për të marrë avantazh parazgjedhor.
Unë uroj shumë që PS dhe PD ta ruajnë 30 përqindëshin e mbyllur në listat e tyre dhe ka shumë gjasa që ata të mos ma zhgënjejnë pritshmërinë.
Do të ishte një argument më shumë për shqiptarët për të kuptuar se kë duhet të refuzojnë pa asnjë mëdyshje në këto zgjedhje. Pastaj, le të mendohen për ata që duhet të pranojnë, se kanë kohë.
Ku rvat kur u ban bashk ne cader….ja ku i keni …
Sna the gjë për sali halenë! Ke ai e kemi hallin, jo ke Edi dhe lulushi. Shtatë të venë prej sali halesë. Pse bën sikur se di se atë bandë që quhet parti e drejton sali mortja.
Une nuk jam i djathte, por kete mendim te zotit Patozi e perkrah. Shtrohet pyetja :
– Perse u dashka qe 1/3 e deputeteve te emrohen nga partite ? Dhe pyetja eshte e kuptueshme. Qe kryetaret e partive ,fituese sipas pragut elektoral, te jene ne parlament. Te jene deputet shoket e miqte e kryetarit.
Pesre Partia Demokratike dha mendimin qe ish- deputetet ,kyetar komunash deri ne nje periudhe kohore te mos plotesojne formularin ?
– Se pari te mos tregojne pasurine,sepse ata jane pasuruar me vjedhje dhe korrupsion. C’do te thot ne formular nje kandidat i ri qe me shume ka qene militant, e ka jetuar me 100000 lekshin e vjeter qe i jepte partia ?
Se dyti. Ish- paria e PD ,si dhe hasanlepiresit si Shehi, Ndoka, Dule, nuk do te fitonin kurre me lista te hapura. Po keshtu as papagallet e Lulit e vet Luli, duke filluar nga Noket, Pollot, Vokshit, Paloket, Hasa ,Seljanji ,Mima, Strazimiri dhe gojeshthururi e krimineli Sali nuk do ishin deputet. Po keshtu edhe nga Ps. Gjumashin Majko, s’ke pse e do me deputet. Pra o 100 % lista te hapura dhe ta provojne bythen atje ne popull e jo me shoqeri e miqesi. Me thoni C’ka ndryshuar Paloka,apo Vokshi ? A mund te presesh me nga Balliu e Seljanji ? Keta jane e do te jene adolishent nga mendja. Mbi te gjitha kjo opozite jo vetem qe s’kane nje program.por jane varferuar edhe nga fjalori. Dine vetem fjalorin e rruges. Ksaj i thone te tallesh me njerezit ,madje edhe me kandidatet per deputet ,ashtusi u tallet me keta qe kini sot ne parlament edhe pse i kini propozuar vet.
Deputetet i cakton Partia ne sherbim te Partise dhe udheheqesve te sprovuar Rama-Basha-Meta…ne sherbim te Marksizem -Leninizmit dhe perparimit financiar e pushtetar te Rama-Basha-Meta.
Pra, me pak fjale komunistet e quajtur Demokrate apo Lesh e Li apo Psista duan vetem kontroll, pushtet. Sa per popullin , ai mban shtrenguar fort Marksin .
Ata cipe ne faqe nuk kane dhe turpin nuk e njohin
Pa mandat deputeti ska PPP dhe tendera
Pa keto ska as lek keshtu qe une them ti nuk do zhgenjehesh
Por le te shpresojme qe ata do e lene 30% pasi elektorati do kaloje nga partite e reja
LSI dhe Pd ska me