Mandati i tretë, Balla takim me Asamblenë Socialiste në Librazhd: Duhet fitore e thellë për të garantuar qeverisjen të vetëm

6 Shtator 2020, 13:57Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, por që të qeverisim vetëm tha ai, duhet fitore e thellë.

Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet e rëndësishme të vitit 2021, Balla mori pjesë në Asamblenë Socialiste të Librazhdit, ku ndër të tjera tha se “Bindja në fitore, nuk duhet t’i gjejë neglizhente strukturat e PS”

“Është e vertetë që ne fitojmë, por kjo fitore nuk është e mjaftueshme nëse nuk është e thellë, për të garantuar që të qeverisim vetëm në vitin 2021”, tha Balla.

Sa i përket planit organizativ, Balla u shpreh se është e rëndësishme të vijohet në thellimin e barazisë gjinore dhe tu japen sa më shumë hapsirë të rinjve në parti.

Në takim u diskutua edhe mbi piketat strukturore të PS për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ku sipas tij, Partia Socialiste do të marrë besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.

“Duke respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj COVID-19, ne duhet të jemi në komunikim me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njërëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izoliimit, por edhë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me ata që përqeshnin nga televizori dhe facebook-u.

Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”, deklaroi Balla.

1 komente në “Mandati i tretë, Balla takim me Asamblenë Socialiste në Librazhd: Duhet fitore e thellë për të garantuar qeverisjen të vetëm”

  1. MiniShengen Ballkani ne interes te Titos says:

    Deri tani kemi qene ne opozite dhe nuk kemi pasur votat per te qeverisur vete.
    =
    Par, duam te sundojme vete qe te vjellim vetem vete, na kacaket e PPSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje