Kanë kaluar 12 vite nga ngjarja tregjike e 15 marsit 2008, kur nga shpërthimi i punishtes së demonstimit të municioneve, një biznes i Shkelzen Berishës, u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Asnjëherë nuk ëhstë dhënë drejtësi për këtë krim shtetëror, ndërkohë që familjarët e viktimave të pafajshme mbeten dyerve të gjykatave.
Por ka pasur dhe viktima të tjera, të cilat janë konsideruar si “anësore” dhe për më tepër vdekja e tyre misterioze është veshur me “tisin” e aksidentit automobilistik.
Eshtë një nga shpjegimet më të thjeshta të këtyre vrasjeve misterioze, ndërkohë që një shtet i tërë angazhohet për ta cilësuar atë aksident.
Si në rastin e Kosta Trebickës, biznesmenit të paketimit të fishekëve, “gabimi” i vetëm i të cilit ishte se nuk u tërhoq me të mirë atëherë kur e anashkaluan në biznes, por deshi që të “hahej” me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.
I cili kishte në dorë shtetin, që i shërbente me një “fishkëllimë” nga ministri më i thjeshtë e deri tek më i rëndësishmi. Pa llogaritur organet ligjzbatuese, që për çudi njerëzit më të afërt të Sali Berishës u gjenden në Korçë teksa Kosta Trebicka ishte i shtrirë në një fushë të gjërë, i “aksidentuar”, ndërsa makina ende ruante kronometrimin 10 kilometra në orë shpejtësi.
Shumë nga ata që shkuan të hetonin një nga ngjarjet më të bujshme, “vdekjen” misterioze të Trebickës në “gjueti”, por pak nga ata kanë realizuar punë konkrete në terren.
Trumbetohet se kanë qënë më të mirët, por kolegët dhe ish-kolegët e tyre nuk mendojnë kështu. Të gjithë kanë rendur drejt fakteve, dyshimeve, provave kontradiktore apo dhe jo të tillë, por askush nuk është interesuar të dijë se cilët janë ata që realisht u morën në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po ashtu me administrimin e provave që u gjetën atje.
Pas konstatimit të vdekjes së Kosta Trebickës në vendin e ngjarjes të parët kanë shkuar ekspertët vendorë dhe nga Tirana. Burimet zyrtare thonë se atje shkuan ekspertët më të mirë, madje veprimet procedurale i kryen më të mirët.
Megjithatë, deri tani nuk ka një variant bindës për vdekjen e Trebickës. Ishte aksidentale, apo kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale?
Për t’i dhënë rëndësinë e duhur asaj që ndodhi kanë shkuar në vendin e ngjarjes edhe drejtues të lartë të Policisë së Shteti, dy zëvendësdrejtorët e atëhershëm të Përgjithshëm, Agron Kuliçi dhe Rasim Boriçi. Madje me ta ka qenë edhe drejtori i i atëhershëm i Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Tonin Voci.
Duke mos lënë pas interesin policor Prokuroria ka nisur në vendngjarje prokurorët Sokol Stojani dhe Zamir Shtylla dhe më në fund nuk ka mundur të mos shkojë atje dhe kreu i organit të akuzës, Ina Rama. Por pasi “ekspertët” e rëndësishëm kishin inspektuar me themel vdekjen e Trebickës.
Pavarësisht nga vajtja e figurave policore dhe ligjore të larta, ngjarja zyrtarisht është lënë në fokusin profesional të niveleve më të ulëta.
Edhe pse pretendohet se atje ishin ekspertët më të mirë, vetë emrat e atyre që kanë kryer detyrën media ka mundur t’i listojë thuajse të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hetimin mjaft delikat të kësaj ngjarjeje.
Vendi i ngjarjes
Policia vendore ka shkuar rreth një orë pasi ka marrë njoftimin nga një banor i zonës. Në krye të tyre kanë qenë drejtuesit vendorë të policisë, ndërsa në cilësinë e ekspertit kriminalist për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes ka qenë Artur Fejzo. Nuk kanë munguar edhe ekspertë të departamentit të hetimit të krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Ndërsa për të kryer matjet autoteknike dhe për të thënë mendimin rreth skemës së mundshme të ngjarjes, përveç ekspertit vendor është thirrur edhe një ekspert nga Tirana, nga Drejtoria e Qarkullimit, që është në varësinë e Departamentit të Rendit dhe Sigurisë.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe kryeprokurori i Korçës, Përparim Vukaj dhe një nga vartësit e tij, që sipas burimeve, ishte Hysen Kulla. Duke iu referuar të dhënave, Vukaj ka shkuar në Prokurorinë e Korçës korrikun e vitit 2005.
Pas ekzaminimeve në vendin e ngjarjes detyrën kryesore e patën ekspertët mjekoligjorë, të cilët përcaktuan edhe shkakun e vdekjes së Trebickës duke lënë të kuptohet se ishte aksidentale.
Ekspertiza mjeko-ligjore
Autopsia u krye me pjesëmarrjen e katër ekspertëve mjekoligjorë, nga të cilët dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, zëvendësdrejtori Admir Sinamati, i cili nuk e ka eksperiencën e të tjerë ekspertëve që janë në atë institucion, si Bardhyl Çipi, apo dhe të tjerë që punojnë me vite atje.
Madje me Sinamatin ka qenë edhe një vartës i tij, Zija Ismaili, i cili po ashtu nuk ishte ndër ekspertët më me përvojë aty, e madje për këta të dy ish-drejtues të Mjekësisë Ligjore kanë thënë se nuk ishin më të mirët e institucionit, duke lënë të hapur debatin se përse u zgjodhën pikërisht këta dy persona për të kryer një ekzaminim kaq të vështirë.
Në ndihmë të tyre kanë qenë edhe eksperti mjekoligjor i Gjykatës së Apelit Korçë, Robert Bicolli dhe eksperti mjekoligjor i rrethit të Pogradecit, Hasan Lahu. Duket se këtu do të përqendrohen edhe forcat, pasi kjo ekspertizë, deri tani, edhe pse nuk është thënë troç, mbështet versionin e aksidentit automobilistik, gjë që mbetet të vërtetohet edhe nga ekzaminime të tjera.
Ekspertët ligjorë:
Nga Tirana
1- Admir Sinamati
Aktualisht kryen detyrën e zëvendësdrejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, pa shumë përvojë në punë në këtë institucion dhe në ekzaminime të tilla. Njihet si ekzaminuesi i Budjon Meçes, i njohur si një nga të akuzuarit e dosjes “Hoxha”.
2 – Zija Ismaili erdhi në Institutin e Mjekësisë Ligjore pas largimeve nga puna të tetë ekspertëve, Suzana Lika, Ermira Kurti, Arben Lloja, Asqeri Xhani, Gramoz Ylli, Anesti Vako, Shkëlqim Korbi dhe Latif Fjolla. Këta të fundit u shkarkuan më 7 gusht të vitit të kaluar.
Nga Korça:
Robert Bicolli ka qenë në këtë detyrë prej disa vitesh, por jo shumë i njohur
Nga Pogradeci:
Hasan Laho, ekspert jo shumë i njohur
Ishin në vendin e ngjarjes:
Agron Kuliçi
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, ardhur në këtë detyrë në vitin 2005
Rasim Boriçi
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, ardhur në këtë detyrë në vitin 2005
Tonin Voci
Drejtor i Krimeve të Rënda, ka qenë në disa detyra të nivelit të lartë në polici, në vitin 2005 ishte emëruar drejtor në Drejtorinë e Krimeve të Rënda
Zamir Shtylla
Prokurori i çështjes së Gërdecit
Sokol Stojani
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme!
Përparim Vukaj
Kryeprokurori i Korçës. Më 22 korrik të vitit 2005 ai u emërua në Prokurorinë e Korçës, ndërsa më parë kryente detyrën e inspektorit të Task-Forcës në Shkodër.
Hysen Kulla
Prokuror i Korçës, e kryen këtë detyrë prej disa vitesh
Artur Fejzo
Eksperti kriminalist
8 vjet me timon ne dore rilindja vetem ka mundur te perfocoje verdiktin e pare. atehere perse flasin kot?
E njejta dore vrau Olldashin. Jane dy “aksidente” si dy pika uji. Katundare KATILARE thote populli. Cdo gje qe bejne, e bejne dhe e mbulojne katundarce. Nuk mund ti lihet pushtet INJORANCES. I fundit katundar me pushtet eshte ilir muti.
Vdekja e Kosta Trebickes , nuk duhet marre e shkeputur, se nuk eshte e tille. Wshte pasoje e nje krimi me te madh, atij qe solli Gerdecin, pra e krimit shteteror, qe per interesa ekonomike korruptive të “Familjes “, solli nje zinxhir dramash e tragjedish, duke hedhur ne ere deri edhe femije.
Nëse drejtësia nuk këmëngul që vendimi i gjykatës shqiptare, e cila ka dënuar në mungesë me 15 vjet burg ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha, i cili ka marrë strehim politik në ShBA sapo dha një dëshmi në ambasadën amerikanë në Tiranë, asgjë nuk ka për të ndodhur. Çfarë di gjenerali rreth kësaj çështje dhe pse nuk detyrohet ai të dëshmojë para gjykatësve shqiptarë?! Mendoj se këtu gjëndet çelsi që hap derën që të çon tek e vërteta, nëse ka që janë të interesuar për të. Si ka mundësi që të thërritet nga prokuroria apo policia shqiptare, dhe të vijë brenda 48 orëve në Shqipëri, një polic rrugor nga Teksasi i largët, a thua se i mungojnë këta Shqipërisë, dhe ai të konfirmojë skenarin e Kuliçit, në bazë të të cilës (“ekspert amerikan”-u tha) dosja u arkivua?! Pse nuk sqarohet edhe ky detaj? Veç këtyre dy detajeve të mësipërme ka edhe dyshime të tjera, të cilat duhet të jenë objekt hetimi nga SPAK, sepse kemi të bëjmë me një krim shtetëror dhe një aferë korruptive ku janë implikuar shumë institucione të larta të tij. Të shohim nëse, krahas 14 Shtatorit 1998, 21 Janarit 2011, mbas futjes në rolin e plotë të saj a do të investohet BKH, edhe me Gërdecin dhe gjithë zinxhirin që lidhet me atë vepër makabre që vetë Berisha e ka quajtur krim shtetëror?! E çuditshme, por e ka thënë. Pse ndjehet kaq i sigurtë ky njeri, i cili i ka punuar qindin këtij populli dhe këtij vendi dhe sfidon drejtësinë më deklarata si kjo apo dhe ajo që ka bërë në TV, program “Real Story” se, në 21 janar 2011, do vriste me dorën e tij edhe kryetarin e opozitës, të cilit mbasi ta vriste do t’i rezervonte një funeral ekzemplar?! Cilët e mbrojnë Sali Berishën? Kjo është enigma që ka kapluar mendjet dhe zemrat e shumë shqiptarëve.
Nuk i mbron asnje , i mbron paraja evjedhur , a e di sa u vodhen ne 1997-ten ??? Me teper se 4 miliard $ , dhe me pas vqzhdoi shitja e kompanive shteterore per nje cop buke , cez , afera skandaloze , shitblerje armesh , te gjitha keto e mbrojne……..paraja e mbron , kaq e thjeshte eshte , provoi , jo ti por kush do te skllet si Zeni ,ose te veproj si ai pa patur monedhe ,dhe do shikosh nga njera dite ne tjetren do te varosin dhjetra metra poshte ne dhe ……e pra , paraja e vjedhur e mbron ….
Tete hasane dhe nje katolik. Cmenduri!
Nje shtet ne dore te hajduteve,nuk e di kush mund te shpetoj ne shqiperi,te gjith hajdut e kriminel
Të gjithë ata ekspertët janë ca degjenerata që shiten per ca lekë dhe fundosin kombin.
Janë shqiptarë dhe si të tillë nuk mund të pretendojmë ndershmëri,qëndresë ndaj mafjozit malok,
seder profesionale apo dinjitet civil.
Kanë marre ryshfete dhe jetojnë të vdekur në llumin e vetvetes.
SPAK dhe BLH , “ku jeni , perse nuk velroni te hetono dhe te ndiqni penalisht , vrasesit ” e shterasit amerikan , Kosta Trebickes ??
Ik e meso te shkruash shqip , apo se ke mbaruar klasen e trete fillore ?? Mbaroje pastaj hajde e shkruaj , ketu jemi ….
Te lutem!
“Popullit”,nuk I “flitet” me ate gjuhe,me I “dashur” duhet te jeni!
Ne fund te fundit,ky eshte populli;ndaj jemi ne kete gjendje.
Faleminderit!
Popull,O popull! Nuk ka as SPAK e as BKH.Edhe ata qe jane i sherbejn akoma Sali Berishes.Ata nuk mund t’i harrojn pagat e majme qe u ka dhene Saliu,qe i ka bere me pasuri te tundsheme dhe te patundshem.Ata sot jetojn neper vila luksoze dhe nuk ka pse t’i futet telasheve.PRANDAJ URT E BUTE, tigani plot thote populli.
Kosta nuk ishte shtetas amerikan, ai ishte qendrues i përhershëm ne USA. Ishte vetem mbajtes i green card, nothing else.
Si u vra e kush e vrau dihet që nga ajo ditë,bile dhe shkaku pse u vra,çështja është çdo bëhet për të vërtetën,e drejtësinë e munguar,si në shumë e shumë rastë të tjera,çdo bëjë spaku dhe bkh tashmë në proçes formimi,kapja dhe çpleksja e fillit të së vërtetës të pamohueshme,të zhdukjes së të ndjerit Trebicka,përbën pikën bazë të zbardhjes së saj e të shumë ngjarjeve të tjera,të ashtuquajtura aksidentale,apo gabime e faje teknologjike,në epokën berishiane,ku parimi bazë ka qënë ,të vras natën e të qaj ditën.
Drejtësi vepro,jetët e marra kërkojnë shpagim,familjet të vërtetën,mos u bëni bashkpuntorët në marrje jetësh të pafajshme.
Kriminelët para drejtësisē.
# se Bossit ?️♂️ te Gerdecit qe urdheroj vrasjen
dhe Vulosi Vetvrasjen e Kostes ,
i rruni lesht
Pysni po Xhorxhi perse nuk udhetoj ä´fer Gerdecit kur ishte n’Shqypni ?? po desht
Kruajeni me xha Saliun se jua tregon ai qejfin jua kthen patkonjte nga dielli
Germo Tare Germo.Per ate pune nuk duheshin fare Expert.Ate e kishte vendosur Sali Berisha dhe dy kelyshet e tij Agron Kulicaj dhe Rasim Borici.
Është e kotë, kriminelët në Albanistan nuk do shkojnë kurrë përpara drejtësisë për fat të keq. Sot drejtësia shqiptare blihet dhe Saleh serbi me shokë e ka blerë me kohë.
Mero, nuk te duken shume inndivide per te fshehur krimin?! Ne nje vend si Shqiperia! Ku burrat flasin me shume se grate?!
8 vjet majmuni ne pushtet nuk zgjidhi dot ceshtjen e prones….Si mundet i njejti majmun te coje ne burg vrasesit qe kane nen kontroll gjysmen e administrates shteterore?(prokurore gjyqtare,police perkrahes te nje partie apo nje individi hadut e vrases). 1 milion vota i dha populli qe majmuni te bente shtet.Beri nje mut qe ta hane ata qe e votuan.Prandaj nuk ka shprese aty.Duhet qe dikush qe vjen ne pushtet te tregoje seriozitet e vendosmeri. Rama u perqendrua te ekonomia dhe iu pervodh perballjes me kriminelet vrases.Haroi ai qe keta kriminelet vrases jane e kriminele ekonomike dhe ekonomia pa konkurrence e iniciative te lire s perparon dot.Jane te lidhura gjerat.S thua dot s merem me Meten e Berishen ,do merrem me ekonomine qe te rrit mireqenien.Harron padashur qe keta kane dhe fijet dhe peshen e tyre ne ekonomi.Nuk u pervidhesh dot,do perballesh. Prballu majmun,boll u pervodhe.
Bej nje shembull e shoku,si duhet ti fuste ne burg Rama kriminelet,vrasesit qe permend? Nje shembull,te krijojme idene pse Rama nuk i futi ne Burg!!!???.Nuk me duket qe Rama te jete,as Putin qe tu futi na nje çaj e te mbatoje pune,as Herdogani ,ti sakatosi si Puçiste,as Enveri me njerzit e tij intrigante qe i ngryste dhe si gedhinte kush guxonte te kunderten e tij,se po te kish qene as sa gjysma e atyre qe e akuzojne si te tille do ju ish shuar fara.Si mendon ti,si duhej ti fuste ne burg Hajnat e
e pasurive kombetare,vrasesit ordinere te veshur me pushtet? Si duhet te vepronte me qe nuk mundet si person te beje ate qe ata liderat qe permenda me lart e bejne? personalisht nuk me duket i tille,nuk besoj qe 1mil votuedit e deshen te tille.Po behet nje reforme o Fred,dhe shpresojme te mbaroje sa me pare,dhe te fiiloje ti shtypi kokat e gjarperinjeve,kjo eshte ajo qe 1mil votuesit donin, me voten e tyre,jo nje Sali te dyte,me keq akoma jo nje qe mund te kish aq fuqi sa te fuste ne burg ke do.
Tani qe te rrime shtrember dhe te flasim drejt:Trebicka nuk ishte ndonje burre i mire, me cfare ka bere ai, e meritonte disa vite burg.Sepse ai mund ta kete ngritur kete skeme mashtrimi, pastaj kur e nxorren jashte-loje, u kujtua qe te behej burre i mire.
Mjafton Xen sypordha, sypeshkaqeni, dylberi I Sal berishovicit, po shijon jeten me Arminen, me milionat e vena nga gjaku I Shqiptareve!!!! Shqiperia sdo behet kurre, derisa monstra Sali eshte gjalle!!!!! Zoti merr hak me mire se njeriu! Cdo gje pagohet o ne kete Bote o ne tjetren! Zoti vonon por nuk harron! Amen!!! ??????????
Nuk eshte degjuar askush,qe te jape variantin aksidental….se si ka ndodhur,a mund te ndodhe ne ate tip rruge dhe me ate shpejtesi!
Ku ka prona mo miko.jemi ne 2020.i vodhen te gjithe klyshat e komunisve da majtas dhe djathtas.mire qe su ngopen por dhe te fusin plumbin nqs i del kundra.po zoti do i laj gjynofet e ktyre kurvave
Kam lexuar ne nje portal qe Xeni i Sales ben dashni me djalin e Skender Gjinushit . Nuk di sa i vertete eshte ky lajm po qe se dikush di diçka me shume te na thoje.
OFL kerkon informacion ne lidhje me burimet e pasurise se njerzve qe rezultojne te denuar, apo hetuar per akivitetit kriminal, apo dhe per ata qe kane nje standard te pajustifikuar jetese.
Pse OFL, nuk kerkon informacion ne lidhje me burimin e te ardhurave te Mihal Delijorgjit, dhe te te gjithe atyre qe jane denuar per ceshtjen “GERDECI”!!!
Ne kemi shtetin me te qelbur ne bote Shqiperine nuk e bajne dot keto maskarenj qe jane keto 30 vite harrojeni
Fredi. Po ku din majmunat me bere shtet ato jane te korruptuar edhe te paafte hajvana komplet me vje turp kush na udheheq. Pupuppup skandal duke i ngrere mutij Erdoganit imagjinoje cfar legeni eshte Edi Ram haleja
Përparim Vukaj ishte me PS, dhe ishte per tu shkarkuar, meqenëse mbylli kete ceshtje, shkoi me ngritje ne ministri.