Nga Frrok Çupi
Kam marrë hua një fjalë nga pezhorativi banal i disa udhëheqësve politik që kanë fjalor vetëm disa fjalë; këta i thonë njëri- tjetrit ‘o gjigand’, ‘o flori’. Në fakt këta e kanë degraduar ngarkesën e fjalës ‘gjigand’ për njeriun e madh në fushën e tij. Sepse në fakt kemi disa ‘gjigandë’ në arte, në biznese, në ide, në realizim projektesh…, që nuk e lëshojnë përdhe ngarkesën e fjalës.
Por këta na ikin atje në qiell, pa mundur t’ua themi fjalën e lartë.
I kam marrë leje njërit prej tyre, Dhimitrit, që ta përdor tërë ‘shellfin’ e vdekjes së njeriut të veçantë, njeriut me vepër në këtë jetë, me histori që iu vlen edhe të tjerëve. Vdekja vjen një ditë dhe na duket ‘e papritur’ kur këta nuk i gjejmë. Ja si na ndodhi vetëm këtë muaj që kaloi, gusht. Kishim Maks Velon, s’e di mirë- ditëlindjen apo një datë tjetër… Kishim Teodor Kekon, më duket se me dy data, lindjen dhe vdekjen. Mu duk sikur u shkulën miqtë e tyre, që nga të afërmit deri te kryeministri i vendit, me fjalë të zgjedhura, me nderime, me përulje. Ka prej tyre që as kanë ndonjë lidhje me ‘gjigandët’, por megjithatë thurin fjalë mikluese qoftë edhe për pak famë për vete. Por s’ka gjë, ata nuk janë më të gjallë dhe të gjallët e neveritur prej atyre mund ta bëjnë lirisht tam- tamen…
Të duket sikur miqtë përpiqen t’i ngjallnin, por e pamundur; koha dhe vdekja nuk kthehen më kurrë. A mund të kishim pasur pak vëmendje në të gjallë të tyre?! Edhe pse gjenitë mund të jenë edhe ca grindavecë, një shoqëri e shëndetshme i mban në duar prej mëndafshi. Aq më tepër shteti dhe qeveria që e kanë për detyrë; sepse vjen dita ‘nesër’ e ata nuk janë më.
Dhimtër Lala, një nga të gjallët që radhitet ndër ata që kur nuk i kemi- i qajmë, ma ka dhënë vetë të drejtën miqësisht që t’i bie një kambane e të thërras ‘o miq, ta dini se sot e kemi ende Dhimitrin!’. Vetë Dhimitri, operatori i parë shqiptar i Kinostudios, 88 vjeç, tani flet me ata që nuk janë më. T’u sjell një pasazh gjigand nga biseda e tij. “Ja ku jemi duke punuar për filmin Shtigje lufte’, është këtu Endri, e shoqja, unë… Dritëronë e kam filmuar pa pandehur, se ai nuk pranonte të filmohej, por gjeta rastin kur po shkruante”. Këta emra pa mbiemra, që tani nuk janë më, janë gjeni të artit tonë kinematografik dhe letrar: Dritëro Agolli, Endri Keko, Xhanfize Keko…, fëmija i tyre ishte Tedori që sapo e lamë në muajin gusht.
E shikoni pra si ikin?…
Të gjithë kolegët me të cilët Dhimitër Lala krijoji kinostudion ‘Shqipëria e re’, tash nuk janë më, vetëm Dhimitri është. Është e nuk është. Kur e takoj këtë burrë të gjatë, i rritur dhe plakur si i rrahur, më duket se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur rriheshin gjenitë, artistët dhe ‘gjigandët’ para të tjerëve. Dhimitri ka një vulë të kohës në ballë. T’u tregoj një gjë tronditëse? Dhimitër Lala, autori i qindra regjistrimeve filmike në Arkivin e Filmit, operatori i parë dhe krijues i Kinostudios Shqipëria e re, krijues i Televizionit Shqiptar…, e dini çfarë? Artisti kulmor i vendit sot jeton me pensionin e vogël- të vogël, të minatorit.
Artisti gjigand me pensionin e vogël të minatorit!… Nuk ka mbetur nën- mediokër i artit skenik e artistik, fyllaxhi e servil, që nuk ka marrë dekoratën ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti. Nuk ka ngel president që nuk ka ndjekur të njëjtën dhunë të diktaturës mbi vlerat e kombit. Dhimitri, pasi kreu të gjithë aktin e madh të artit kinematografik, e hodhën në ferr, e shpallën ‘armik i popullit’; edhe kjo nga një president i mëparshëm, në vitin 1976. “Në burgun e Spaçit, gjashtë vjet nuk më erdhi njeri nga familja”, thotë Dhimitri.
Po ç’familje!? Regjimi komunist i kishte marrë veprën, e pastaj dikush prej zyrtarëve i grabiti familjen dhe gruan e bukur dhe e nisën për në ferr. A nuk dëgjoni sot se si presidentët i marrin tjetrit paratë, dëshmitë dhe një ditë e zhdukin? Dhimitri ka jetuar mes shpirtrave të presidentëve të mëdhenj të botës: Ka filmuar Enver Hoxhën, Mao Ce Dunin, Hrushovin, Çu En Lain… Shpirtrat e tyre, thotë se i gjeti në galeritë e minierës së Spaçit; por veten e tij nuk po e gjen artisti gjeni. Sikur të kemi aq shumë saqë i çojmë gjenitë të mbledhin gurë.
Po ‘gjigandët’ e rremë nuk e dinë ende. Nesër është nesër, ajo nuk ka mbërritur; por kemi sot.
E mer Frrok me gjith keto tema te nxehta dhe me shume interes per shqiptaret,ti qenke fiksu dhe analizon fjalen GJIGANT, natyrisht,te duhej te fusje edhe fjalen e duhur,”Pezhorativ”.Nuk e di cfare profesioni ke,por shpresoj te mos jesh profesor i gjuhes shqipe.
Or Frrok …tani u kujtove…..me pare nuk te lejonte Sala !?
Shifeni kur tashti Likja ta dekoroje. Keshtu i punon ora ketij hajni.
Sa simpatik je kur genjen pa teklif o Çupi “Çupa,çupa me sapun keshtu di te genjej une”. Kush te tha qe Dhimiter Lala ka qene operatori i pare i Kinostudios dhe themeluesi i saj ? Mos harro se me 1944 ka qene 13 vjeç dhe për aftësi në luftën nac-çli eshte dekorua me “Medaljen e Trimërisë”, “Medaljen e Çlirimit” dhe “Medaljen e Kujtimit”. Llogarite beji vete. “Krijuesi i Kinostudios” ka filluar pune aty si pergjegjes kinemaje dhe me vone si ndihmes ndihmes operator. Sa qejf ke te krijosh idhuj pa krena. Nuk te ka lezet se je burre i vjeter
Si gjithmone zoti Cupi je gjigand, kam pas fatin ta njoh dhe te punoj me artistin e madh dhe te harruar Dhimiter Lala rreth vitit 92 per berjen e nje ekspozite per burgjet e rregjimit qe e quajta FERR NE DIKTATURE…. Ai eshte nje njeri i shkelqyer por qe keto 30 vite asnje politikani nuk i ka shkuar ne mend qe te pakten ti japi nje pension suplementare apo qofte nje dekorate nga ato qe jane dhene dhe shume te tjereve pa asnje merite…..
??
SHIKONI KU JEMI,NJË NGA KOMENTUESIT E MËSIPËRM I THOTË GJIGANDIT TE GAZETARISE SONË-“E mer Frrok………nuk e di ç’far profesioni ke,por shpresoj të mos jesh profesor i gjuhes shqipe!!!!!!.
Jue kerkoj ndhese ne qofte se ju preka ndjeshmerine zotti “betixho” .Kerkoj ndjese per injorancen time qe deri pak kohe mepare, e paskam injoruar kete “gjigant” te gazetarise shqiptare.E theksoj ,shyqyr qe nuk eshte mesues i shqipes atehere,do jepte nje rezultat shume “efikas”duke e “pezhoruar” shqipen e nxenesve te tij.Ndoshta per zoterine tuaj,nuk eshte problem.
U gëzova që lexova se është në jetë ky operator i televizionit dhe Kinostudios “Shqipëria e re” sepse diku aty në vitet 1973, kur përgatitej festivali i Gjirokastrës, ka ardhur në Kukës për të bërë një dokumentar me grupin artistik të qytetit. Lorenc Pepa ka qënë regjizor i programit. E kujtoj për përkushtimin dhe punën e bukur që bënë, ndonëse sa herë që fillonte xhirimi, zhurma e kameras na shtonte emocionet e filmimit.
I uroj jetë të gjatë e shëndet. Sa do doja ta shikoja atë filmim, që do kujtonte shumë njerëz, vënde të Kukësit të vjetër ku u bë xhirimi, por dhe këtë njeri që realizoi programin me kamerën e tij.
Te thuash se Frrok Cupi eshte gjigandi i gazetarise tone eshte jo vetem injorance por edhe nje idiotesi. Ky ka qene spiun i sigurimit ,thone gojet e liga! Ka qene servil dhe bashkepuntor i Saliut! Tani eshte kthyer ne ndihmes i Mero Bazes! Komentuesi Pjeter ben ironi me Frrokun!
I madh je Frrok. Faleminderit.
O pjeter fshije me leter, qenke rrot kari o koqe gomari…..
Gobohesh ne qiote se beson se me ofendon,si kush tregon veten e tij.Kam nje kerkese per ty.Nuk me pelqen ta nderroj NIK-un tim,e kam prej kohesh,prandaj shif ndonje NIK tjeter dhe shpalosi vlerat e tua,ok plako?
Te lumte z. Frrok, te pershendesim qe ne emer te shumices bashkohemi ne mendimet tuaja. Eshte e vertete qe kemi njerez te mrekullueshem ne te gjitha opsionet e jetes, por harresa e tyre vjen kur presidenti republikes ben politike me jeten e tyre profesionale. Mendoni kur meta, dekoron sot nji aktir sapo ka dal nga bankat e shkolles, dekoron nje qe ben humor nje qe per hater te presidentit behet ky vet aktori, gazi i te gjitheve bashke me presidentin. Popullit askush nuk mund t’ja ule inteligjencen e tije, ai te ve ne maje te hostenit, ose ne fundin e urrejtjes. Respekte per njerezit qe shkruajne per njerezit qe punojne e jetojne me njerezit.
Ne jemi popull me kulture gjysmake. Na pelqen injorance, nuk e duam librin, duam diplloma fallso pa shku ne shkolle, injorojme cdo te mencur e te shkolluar. Partia mbi te gjitha. Tani e paguajme, na udheheq banditi, te flet per nder e moral prostituta.
Ne rradhe te pare falenderoj Z-Frrok Cupi per cfare ka shkruar per babain tim te mrekullueshem-Nuk kuptoj disa komente qe behen per Z-Preng Cupi e qe e kritikojne,se kush eshte,cka qene,cka bere.Mendoj se do ishte me e drejte te komentohej artikulli qe ka shkruar.Po!Babai im ka qene i tille,Gjigand.Luftoi qe 13 vjec me pushke ne dore, vazhdoi shkollen Skenderbej,u vesh ushtarak,e me kembenguljen e madhe te tij ,hoqi rroben ushtarake,e filloishume i ri profesionin e operatorit me ndihmen e te madhit Hamdi Ferhati,sepse kishte shpirt artisti.U denua me burgim ne burgun Spacit,doli e punoi si punetor krahu sa doli ne pension me nder.I takon mor miq , i takon ky pension, si shume te tjere ndoshta.Per kete shkruan Z.Frrok Cupi, e ju merreni kush eshte ai…….Sa keq me vjen. Po baba ,je Gigand si shume baballare te tjere,por per ju nuk ka pension te nderuar, sepse i kane marre ata qe i bejne fresk partive.