Nga Dritan Hila
Takimi Vuçiç-Trump-Hoti, ishte spektakolar nga ana protokollare. Nëse serbët i imagjinojnë kosovarët vetëm si druvarë dhe shitës qymyri, besoj se këtë radhë e panë veten në të njëjtin nivel. Vuçiç dhe Hoti rrinin në të njëjtën karrige që përdoret në hetuesi.
Tavolinat ishin nga ato të shkollave të fshatit. Maja e spektaklit ishte kur në videokonferencë, Netanjahu merrte lajmin se Serbia do ta vendosë ambasadën në Jerusalem.
Sa për citim, Serbia ka marrëdhënie më të mira sesa Kosova me vendet e Konferencës Islamike dhe ka statusin e vëzhgueses aty. Ndërsa Hoti mori bonusin e njohjes nga Izraeli me koncesionin për Hamasin të cilin e kishte klasifikuar si terrorist muaj më parë.
Serbia nuk e njohu Kosovën, por kjo pak rëndësi ka pasi e njohën SHBA-të duke e trajtuar si të barabartë me Serbinë.
Megjithatë loja mbetet e hapur.
Nëse kthehemi pas në histori, ka pasur një takim të ngjashëm gati njëzet vjet më parë. Ishte ai mes Rabin dhe Arafat. Nën presionin e Uashingtonit u arrit një pajtim gjaqesh. Palestinës iu hap rruga të bëhej shtet. Por fatkeqësisht palestinezët nuk ia dolën të dilnin nga mentaliteti klandestin e tribal. Ngritën një autoritet të korruptuar dhe fanatik.
Sot, shteti i Palestinës ka humbur shumë nga miqtë e tij perëndimorë dhe është një lloj komune ku të gjithë vjedhin dhe popullsia është mish për top e interesave të shteteve arabe dhe myslimane që ndërthuren aty. Nuk ka munguar dora e Izraelit. Po kujt i dhimbsen? Askujt. Askush nuk qan humbësit.
E ngjashme është situata në Kosovë. Pa u tharë ende boja, Ramush Haradinaj nxitoi të jepte deklaratë për rrëzimin e qeverisë Hoti. Ndërkohë për fat dikush ia tërhoqi veshët që çdo ditë e më shumë ngjajnë me ato të magjarit. Imagjinoni se çfarë figure do të bënim nëse ndodhte.
Por klasa drejtuese politike e Kosovës duhet t’i thërrasë mendjes. Praktikisht nga ajo marrëveshje nuk fituan asgjë. Politikisht kanë mundësi të pakufizuara të bëjnë një shtet funksional. Mbetet në dorë të tyre nëse do të jenë dikushi apo vetëm një shprehje gjeografike që dikur shqiptarët i thërrisnin Dardani dhe serbët, Kosovë. (dritare.net)
Sakte gjithcka, por edhe me sakte ishte pershkrimi: i vesheve te magjarit..
Vellacko! Nga dritarja nuk te paska ardhur lajmi I privilegjeve qe ka fituar Serbia dhe qe Kosova DOLI me Njohjen e Izraelit. Sa per Tavolinat qe ishin ulur dy perfaqsuesit, kjo nuk perben as nje lloj lajmi. Tavolinat nuk tregojne asgje. Lajm eshte cfare shkruhej ne pikat e SERBISE dhe te tjera pika ne ate te KOSOVES. LAJM PERBEN GOMARLLIKU I DULLES, QE JU NENSHTRUAR TOTALISHT KERKESAVE, QE KISHTE KERKUAR SERBIA. FIRMOSI PA TRU NE KOKE, SI TE GJITHE SHQIPETARET ANEMBAN KUFIRIT.
Shqiptaret lekunden midis Europes dhe Anadolli.te vjeter! Sot edhe ne Tiarane .Washington.New York dhe Gjermani apo Italy ,pothuaj kudo qe jetojne shqiptare perdoren shprehje: “jeton si Pasha”,”Allah-Allah”! Jo se ka ndonje gje te keqe .jane shprehje “popullore”! Por ne kemi fjalen e bukur Zot ne Shqip! Shqiptaret lene apo ikin shpejt nga gostite,dasmat sepse fillon drama Turke ne TV! Prape nuk ka asgje te keqe! E keqja qendron ne mendjen e mykur! Armiku i mikut tim eshte armiku im. Miku i mikut tim eshte miku im! Nuk kane lindur akoma Burra te me sfidojne mua! Pra edukimi eshte themeli i c’do shteti qe ne Shqiptaret nuk duam te bejme!
Mos valle je autor dhe aktor vet ti “Z” ne ato qe thua, apo ashtu je mesuar: akuzon shqiptaret se te duken si vetja jote?! Rriji bythes siper se po te çfryne e bete banal me keto mendje pergjithesuese per shqiptaret. Nuk jeni ju dhe sera juaj te perkufizoni nje popull te tere sepse jane ca kokrra gomaresh qe ne lashtesi qe punuan kunder shqiptareve se ate kishin ne gen. Historikisht keta njerez ndikuan qe me pushtimin turk e deri me ate nazi-fashist, apo dhe sot duke ngritur ne piadestal kermat e dikurshme, por s’kane arritur dhe s’kane per te arritur asgje se Toka rrotullohet dhe ata s’e kuptojne.
Or ti Kozmo, ku e pa ti që serbis i u përmbushën gjitha dëshirat?.
Në ato pika e vetmja që diskutohet sot është liqeni Ujmanit.
Çfarë ka me të, asgjë për mua e re sa i përket liqenit sepse ai është thuajse tërësisht në pjesën e Kosovës, në marrveshje thuhet se do bëhet një lloj fizibiliteti për liqenin nga SHBA.
Serbët nuk mundë të bëjnë asgjë përveçse t’fillojnë ta mbartin liqenin për serbi me kova uji po deshën.
Shikoni sa kohë ka humbë Kosova për një marrveshje të tillë që përmbanë as më shumë e as më pak se gjithçka që kanë bërë gjitha shtetet në rajon.
Kjo është marrveshja shkurtimisht.
1. Dy palët dotë implementojnë marrveshjen për autostradën Prishtinë-Beograd (nënshkruarë shkurtë 2020)
2. Dy palët dotë implementojnë marrveshjenë për hekurudhat ndër kryeqytete (nënshkruar shkurtë 2020)
3. Kosova dhe serbija dotë bashkpunojnë me SHBA në lidhje me disa projekte infrastrukturore në Kosovë, hekurudha, autostrada e paqes, projekte bilaterale gjithmonë në bashkpunimë me SHBA asgjë pa praninë e tyre.
4. Pikë e përbashkët kufitare në Merdare (është sot e gjithë ditën)
5. Dy palët të futen në Shengen rajonal (kurë thoshte Edi Rama ta shfrytzojmë taksën për të kap diçka sepse ishte lëvizje politike u shpallë shokë i vuçiç, tashë me duarë n’xhepa dhe në shengenin rajonal)
Që t’mos zgjatem disa nga pikat tjera janë për : hesbollahët arab, bashkpunimë me SHBA në energjetikë, të pa gjeturit natyrishtë, homoseksualët etj.
Ku e she tradhtinë ktu ti zotri, lërini pseudo patriotat si albini,ramushi e disa tjerë se trimëri mund të ken por kokën e kan boshë, se ne Shqipëtarët kemi djegur duartë disa herë për njerëz si sala&co apo albini&co.
Lëvizje super e delegacionit të Kosovës me mbështetjen e SHBA që u kurorzua me njohjen nga Israeli.
Turbopatriotëtdështak si te ju si n’Kosovë dolën dhe mbështetën ktë marrveshje, harrun çfarë vjellën 1 vit e ca më parë.
Kjo nuk eshte nje marreveshje nderkombetare sepse duhet te ratifikohet ne kuvend, keshtu qe kjo nese Trump nuk eshte ne pushtet edhe Dulla i ka ditet e numruara kjo marreveshje kurr nuk do te impelementohet do te mbeten kujtim vetem ato foto ne zyren ovale. Kosova ska fitu asgje edhe nuk do te fiton me kete qeveri qe Dulla nje here thote qe minishengeni eshte i demshem tash e nenshkruan, thote qe ne me serbin flasim vetem per njohje reciproke e ne ate marrevesheje a permendet kund ajo njohje. Kjo qeveri hajnash me ne krye Isa mustafa hajni i 3%.
Amerika…
Ah moj Amerikë, do ta kthesh Kosovën atje ku ishte.
Te gjithe nxënësit në klasë në të njëjtat banka ulen, puna është se jo të gjithëve mësuesi u jep atë notë që meritojne. Në këtë rast Serbia ka mare 16,ndersa Kosova… ASGJE!!!
PËRKUNDRAZI!!
Dritan jam dakort me ty, por ne kushtet dhe menyren se si i thirren, cfare ju thane dhe cfare i Detyruan te firmosin…. asgje e lidhur me Kosoven dhe shqiptaret… e vetmja zgjidhje qe ju mebeti… dhe jo vetem atyre qe ishin aty, por qe te jemi te sinqerte kujdo “Trimi” e “Patrioti” qe te ishte aty nuk do ti mbetej tjeter vete te zbatonin formulen tashme te njohur….
Pordhunimin po nuk e shmange dot…..shijoje, si dhe lut zotin te mos jeshte me barre… se pastaj i bie qe te rritesh edhe nje kelysh kurve, dhe jo vetem ….por ta therrasesh bir gjithe jeten…