"Më të mirët do duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe", Rama: Pagat e mësuesve do rriten si ato të mjekëve

7 Shtator 2020, 11:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një takimi me mësuesit, se qeveria po mendon një tjetër rritje page për mësuesit, ashtu si me mjekët.

Gjatë një takimi me mësuesit që kanë dhënë mësim online, ai u shpreh se rritja e pagave do të bëhet me buxhetin e ri dhe se mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe.

“Kjo është përpjekje e njëjtë si vendet e tjera. Ata kanë shtuar shumë forcat që ta ofrojnë mësimin jo vetëm online por edhe nëpërmjet televizionit. Ne na jep një frymëmarrje të re në procesin e mësimdhënies. Do të jetë. Do të shihen mundësitë për ta çuar më tutje këtë kanal.

Është një sfidë e tmerrshme që kjo ka. Kur kemi parasysh moshat dhe atyre fëmijëve më të vegjël tu imponojmë të kundërtën me ato se çfarë i kemi mësuar deri tani që të socializohen me miqtë. Tani duhet tu themi që të mos takohen me njëri-tjetrin. 

Është një sfidë psikologjike për mësuesit vetë. Nuk është një eksperiment javor. Është një mënyrë e re e të komunikuarit në shkolla. Janë mësuesit që duhet ta implementojnë vetë këtë. Duhet që ata vetë mos t’i shkelin rregullat e higjienës dhe distancimit social. 

Po mendojmë për një sistem të vlerësimit të mësuesve që po e analizojmë dhe nga viti i ardhshëm shkollor ku mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe.

Sidoqoftë për të gjithë mësuesit ne duam që të bëjmë ashtu si dhe për mjekët një rritje të re të pagave dhe besoj që kjo do të bëhet shumë shpejt me buxhetin e ri dhe besoj se është më shumë sesa e merituar për të gjithë në tërësi. Ndërsa për ju në veçanti meritoni shumë më shumë se kaq dhe do mundohemi të bëjmë më shumë sesa për tërësinë,” – tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje