“Edhe 231 ditë nga fitorja”, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ironizon nënpunësit e Bashës: U bë tamam si në 2017

6 Shtator 2020, 21:49Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen me 25 prilli 2021.

Meta vendosi për datën e zgjedhjeve pas takimeve të bëra në presidencë me palët politike të cilat propozuan datat e përshtatshme.

Pas dekretimit të datës, demokratët nuk e kanë fshehur “entuziazmin” për fitoren e ardhshme.

Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, postimet e nënpunësve të Bashës “edhe 231 ditë nga fitorja” janë një perlë e vërtetë.

Kulluri shkruan se me këto vetë-deklarime u bënë si në 2017.

“Keto postimet e nenpunesve te Bashes “edhe 231 dite nga fitorja” jane nje perle e vertete!

Fitore me vete-deklarim! Po e thane keta, u be tamam si ne 2017!

Pastaj fillojne te zihen kush do kape ndonje drejtori ne qeveri me Ramen!”

1 komente në ““Edhe 231 ditë nga fitorja”, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ironizon nënpunësit e Bashës: U bë tamam si në 2017”

  1. Oooo , Kulluri , po ti sikur nuk e din se sa men ka “7 x 7= 42” se isoj jeni ju te LBPD ? ! Lylzimi jot , o Kullur , e don apo nuk e don politilisht , e ka fjalen per 2029 , se Sovrani Popull do ti jape oerseri Mandatin qeverises Edi Rames edhe ne 2021 – 2025 dhe 2025 – 2029 ! ❤?✍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje