Dy aspektet e marrëveshjes së 4 shtatorit Kosovë-Serbi dhe çfarë duhet të bëjnë lidërshipët shqiptarë

6 Shtator 2020, 19:34Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela 

Marrëveshja Kosovë-Serbi ishte një arritje skematike për pavarësinë e Kosovës, por, politika e presidentit Trump kishte edhe diçka tjetër.

Trump-i nuk e fitoi dot njohjen e Kosovës nga Serbia, sepse Vuçiç nuk e pranoi pikën dhjetë të marrëveshjes, ku flitej drejtpërdrejt për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Por, pasi hoqi këtë pikë, Trump-i e kuptoi se Vuçiç u tremb, dhe, pa e pyetur fare, vendosi vetë dhe deklaroi në prezëncë të presidentit të Serbise se “Serbia do ta kalojë ambasadën e vet në Izrael, nga Telavivi në Jeruzalem”. Dhe ia dha për ta firmosur; dhe Vuçiç e firmosi.

Në të njëjtën kohë, brenda marrëveshjes, ishte edhe pika e fundit e saj: njohja e Kosovës nga Izraeli, që krijoi ilaritet ndërkombëtar që në minutën e parë..

Çfarë ishte esencialisht kjo politikë e Trump-it që, pasi trembi Serbinë, e kaloi çështjen te Izraeli, ditën qe pritej të bëhej marrëveshja Kosovë-Serbi?

l.
Në fakt duhet pranuar se në 4 shtator 2020, në Uashington, u luajt një politikë e madhe nga presidenti amerikan Trump.

Cila ishte kjo politikë?

Politika Trump e 4 shtatorit pati dy aspekte që ai vetë i lidhi me njëri-tjetrin.
Aspekti i parë ishte marrëveshja Kosovë – Serbi. Dhe kuptohej që Trump e kishte shumë në favor si akt ndërkombëtar njohjen e Kosovës nga Serbia, në funksion të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Në lidhje me këtë, Uashingtoni, të dy palëve bashkëbiseduese, iu vuri përpara marrëveshjen që duhet të nënshkruehej prej tyre, madje edhe me një forcë të karrakterit politik, duke thënë: “pala që nuk e firmos këtë marrëveshje, do të këtë sanksione amerikane”.

Po ta shohësh me vëmendje, të 16 pikat e marrëveshjes së propozuar nga Uashingtoni ishin të gjitha në funksion të njohjes së Kosovës nga Serbia. Aty ishin dhënë 13 miliardë dollarë për investime esenciale: dy autostrada dhe, njëra prej tyre, ishte Prishtinë – Beogead; lidhje hekurudhore Prishtinë – Merdare dhe Nish – Prishtinë; investim i madh në ekonomi, në energjitikë dhe në Liqenin e Ujmanit. Por, të gjitha këto, juridikisht, nuk mund të zbatohen, nëse bie pika dhjetë e marrëveshjes: Njohja e Kosovës nga Serbia. Nëse bie kjo pikë, nuk qëndron asnjë nga pikat e tjera, sepse duhen ngarkesat juridike të dy shteteve të pavaruara, dhe jo e dy shteteve të panjohur juridikisht nga njëri – njetri.

Vuçiç, si serb i trashë me pasion mesjetar që është, i gjithi i përfshirë nga një nerv frike, nuk e pranoi pikën e dhjetë të marrëvedhjes, dhe presidenti Trump që kish thënë se “mospranimi i marrëveshjes krijon sanksione amerikane për palën qe s’e firmos”, e pranoi menjëherë heqjen e pikës dhjetë nga marrëveshja, por në çast kaloi në aspektin e dytë të politikës së tij.

Në skenë doli Izraeli.

ll.
Kjo ka qenë habia e përgjithshme e të gjithë korpusit politikë në Perëndim. Por kjo ishte në fakt substanca e takimit të Uashingtonit, sepse, menjëherë në këto çaste, u deklarua edhe njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit, mes deklaratës se kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Në të njëjtën kohë, edhe vetë Kosova, me anë të kryeministrit të saj Hoti, deklaroi se ambasada e Kosovës do të jetë në Jeruzalem.

E gjithë kjo dha të kuptuar se një rrjedhë tjetër politke doli për presidentin amerikan, por më e rëmdësishmë se vetë marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo, sepse në këtë aspekt të dytë të aktit politik të Uashingtonit, u shfaq një politikë e re në lidhje me çështjen e Izraelit. Por, në të njëjtën kohë, u detyrua Serbia që me dhunë të pranonte botërisht se do ta transferonte ambasadën e saj nga Telavivi në Jeruzalem.

Trampi, në këtë rast, e rëndoi Vuçiçin edhe më shumë se me njohjen e Kosovës. Si do të dalë tani Vuçiç përpra politikës ruse? Për politikën ruse, ky akt është shumë i rëndë, sepse të gjithë reaksionin antiperëndimor të arabëve, Rusia ka mëse pesëdhjet vjet që po e luan, që nga koha e Bashkimit Soivjetik. Gjithçka terroriste anti Perëndim që vjen nga Lindja e Mesme, është dorë e politikës ruse; me pretekstin arab të armiqësisë terribile arabe me shtetin pushtues të Izraelit. Kurse, befas, Serbia, djali i madh i Rusisë, shkon e njeh si kryeqytet të Izraelit, Jeruzalemin; domethënë Serbia, befas, pranoi të ashtuquajturin pushtim të Jeruzalemit nga Izraeli. Por, çfarë pritet të ndodhë me pasojën e këtij akti në politikën ruso-serbe?

Asgjë nuk mund të parashikojmë, por një gjë është e sigurt: nëse Vuçiç heq dorë nga deklarata e transferimit të ambasadës së Serbisë në Jeruzalem, atëherë duhet të presë hakmarrjen e Trampit.

Pikërisht këtu gjithçka kthehet në një motiv qesharak: terrorizmi serb dhe gjendja e tij në majë të shkatërrimit, do të merrte një goditje ruse. Prandaj pritet që Vuçiç të heqë dorë nga akti i tij Jeruzalem. Për politikën Ruse, Kosova as që mund të krahasohet me çështjen arabe të mbrojtur prej saj me fanatizëm politik, që ata e luajnë si armiq për vdekje të Perëndimit.

Po presidenti amerikan Trump, çfarë do të bëjë? E thamë më lart: ai do të hakmerret.
Por, këtë duhet ta prësim pasi politika qorre serbe të marrë vendimin e tërheqjes së saj nga Jeruzalemi. Dhe kjo do te jetë një komedi makabër që iu ndodh vetëm shteteve agresivë që jetojnë me territore të pushtuar. Ndërsa, Kosova dhe vetë Shqipëria, do ta ketë në favor historik këtë rrjedhë politike që do të vijë. Por, a janë në gjendje lidërshipët politkë të dy shteteve shqiptare në Ballkan që ta luajnë këtë politikë në favor të shqiptarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor?

30 komente në “Dy aspektet e marrëveshjes së 4 shtatorit Kosovë-Serbi dhe çfarë duhet të bëjnë lidërshipët shqiptarë”

  1. Dhimitri says:

    Do te ishte e forte sikur te dilte keshtu… por me duket thjeshte fryt i fantazise tende i gjith ky skenar o avokat. Me mire te flasim me kembe ne toke per realitetin e marreveshjes qe eshte kryekeput antishqiptare.

    1. Kapit Tupalla says:

      Me gjithë respektin për av. Ngjela, mendoj se pyetja e vërtet dhe e frkishme është:
      Çka iu premtua Serbisë që ajo ta zhvendos ambasadën e saj në Jerusalem që është në kundërshtim të plotë me politikën e saj të gjertanishme dhe me politikën e Rusisë dhe BE-së?
      Nuk besoj se iu është premtuar ndonjë copë e Amerikës.

      1. uhahahaaaaaa says:

        Nuk e kuptove? Serbise ju kerkua te njihte Kosoven dhe kur ajo nuk pranoi i thane : coje ambasaden ne Jeruzalem atehere, ose ta keputem koken! Cilen nga te dyja do besh? Hajt po coj ambasaden ne Jeruzalem tha serb torrollaku ?

    2. Qirifiu says:

      Ore qe merr ilace halucinantesh e dija po kete here I paske perzi keq.

    3. Ai says:

      I ke rene pikes!
      Kam frike se Trump in qe thuhet e vune ruset , po ruset po e ndihmojne me keto skema ku Serbia duket se del kunder Rusise nga presioni I Trump dhe leviz ambasaden ne Jerusalem, dhe Trump me fjale te tjera nuk ka lidhje me ruset deri sa te vije Nentori e te rizgjidhet ….

  2. tourkalvanos.... says:

    Hahahaha ? material per automasturbim sunitokomentuesesh……… amerikonet filoi ton tourkalvanion!!!!

  3. Kozmo says:

    SIGURISHT QE JO. POLITIKANET E SOTEM NUK MARRIN VESH NGA DIPLOMACIA. ATA DINE VETEM SI TE VJEDHIN.

  4. Alban Dega says:

    MESO NGA ANALIZA GJAKFTOHTE E MENDJENDRITUR E …ECONOMIST” AVOKAT NGJELA !

    Analizat nuk jane as flete- rrufe = TAZIBAO as flete- lavderimi!

  5. Alban Dega says:

    Vezhgim
    MESO NGA ANALIZA GJAKFTOHTE E MENDJENDRITUR E …ECONOMIST” DHE E EDITORIALI I MEROS AVOKAT NGJELA !

    Analizat nuk jane as flete- rrufe = TAZIBAO as flete- lavderimi!

  6. Trimi says:

    E pa filxhanin e kafes prape ky trapi? Llapaqen, mashtrues ordiner,.

    1. Bureto says:

      Nuk është mashtrues. Është thjesht një narcist, i dashuruar pas mendjes së vet. Sa i përket analizave që shet në funksion të narcizmit të tij, më thoni vetëm që i ka dalë. Gjithsesi shërben për të stimuluar mendimin e të tjerëve, si të thuash një lloj exituesi mediatik.

  7. h says:

    Ku janë ato politikantët që do arrestoheshin në korrik ,se nuk morëm vesh gjë.
    Apo lloqe kavaje sa për të marrë rrogën ?

  8. LILOLABJA says:

    Zoti Ngjela leri sofizmat, e te lutem mos fol per politikanet e te dy aneve qe Ju personalisht i linçuat duke i emertuar si “tradhetar “.Ruajna o zot qe parashikimi yt per personalitete si Zoti Kurti dhe si ai Zoti Haradinaj qe sipas Jush ishte nje “burre shteti ” nuk funksionoi .Ben mire ti rrishe m………siper dhe te mos besh sofizma .Cirrjet tuaja se po i japin “toke ” Serbise akoma na ushtojne ne veshe ,por nje gje me habit ,si ka mundesi te jeni kaq te pa skrupull dhe gjithmone ta drejtoni gishtin nga te tjeret nga “ata politikane qe ishin inspiruesit e draftit dhe qe nuk u thyen nga sulmet tuaja te pista te denigrimit .Po te kishte moral rraca Juaj,me e pakta qe duhet te benit duhet ti kishit kerkuar nje falje publike Zotit Thaçi !
    Jeni me te vertete shume te peshtire !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. Juristi says:

    Very complicated.Analize ufosh.

  10. Ladi says:

    Po pse shqetsoheni kaq shume se cfare thote Taku??!!
    Ju dhemb Shqiperia?
    Ju dhemb Serbia?
    Ju dhemb Kosova?
    Apo vetem ju dhemb vetem suma??!!

  11. Troç says:

    Fantazia e Ngjelës merr fund bashkë me Trampin në nëntor e atëherë, ato marrëveshje do të hidhen në koshin e plehrave. Shpresoj që Serbia do ta njohë Kosovën si kusht për të hyrë në BE, por jo nga kjo marrëveshje fasadë, për fushatën e Trampit, që nuk e ka idenë se ku bie Kosova.

    1. Shkrimtari Ismail says:

      O i majte (trushpelare) po te ishte per ta bere e kishte bere i miri Obama per 8 vjet, do ta beje zevendesi i Obames qe do te vije ne ne fuqi ne netor sipas teje.

      Hidhi marrveshjet ekonomike ne kosh te plehrave se kush can koken per ekonomi, majtistat e Amerikes vetem per ty do te mendojne dhe punojne…..

  12. angheri says:

    I gjithe dituri Shpurdhjak Ngjela.

  13. Kuq e zi says:

    Me ate firmen e jeruzalemit serbia eshte midis leves se hekurit te shba dhe leves se mishit te rusise
    Zotria vucic tani nga lufta per kosoven u gjet ne nje lufte me te madhe ate te palestines ku jane gershetuar interesat e fuqive me te medha te globit
    Eshte fakt se serbia eshte shteti i pare ne bote qe ka firmosur per spostimin e ambasades
    Imagjinoni cfar telashi

  14. kodrasadikit says:

    Analize e mirefillet me terma shkencore dhe juridike te cilat besojme e shpresojme qe te realizohen ne favorin tone .. SHBA-te na qliruan e besojme qe ta nxjerrin nga balta shtetet tona shqiptare..

  15. taso kume says:

    ORE po jetoni ne toke apo ne hene ,çjane keto analiza pa baza , çifutet bashkepunojne nen rrogos me RUSET,NJE dhjeta e popullsise ne IZRAEL eshte me origjine RUSE ,dhe pothuajse gjithe çekinet e ushtrise te yllit te davidit jane RUSE qe qellojne pa meshire mbi gra e femijte PALESTINEZE, dhe ish ministri i mbrojtjes ishte me origjine RUSE,po testatat berthamore mbi 200 qe shantazhone qe nga IRANI,TURQIA SIRIA EGJYPTI DHE gjithe boten arabe nuk i beri nen hundes e RUSEVE ,AMERIKANEVE FRANCEZEVE.

  16. betixho says:

    Z,Avokat Ngjela,sikur nuk duket të jetë parashtrimi Juaj.Pozicioni Kosovar në rastin e marreveshjes, nuk të përngjason me atë Palestinez?.Prandaj korespondon njëkohshmëria e njohjes së Kosovës me përgjigjen Serbe për ç’vendosjen e ambasades së Serbisë në Jeruzalem.Po ashtu marrëveshja ekonomike Serbi-Kosovë si prioritare, para statusit politik, lë të kuptohet se zhvillimi i Kosovës do të ndjekë zhvillimet Serbe.Këjo marrëveshje sipas meje, që nuk mund të flas me kopetencë në termat diplomatikë,është një akt i shpejtuar me mbrapa qëllim të thirrjes së botës sllave në emigracion për zgjedhjet presidenciale të Trampit.Qofsha i gabuar por jo vetëm kaq,ka edhe indikacione të tjera,menjëherë që shoqëruan marrëveshjen.Trampi nuk mund të jetë kosekuent në një etapë historike në Balkan që është vepër e udhëheqësve të mëdhenj Klinton e Bush.

  17. ..... says:

    Ky pasi mbaroi me arestimet e politikaneve me pushtimin e greqise filloi me serbet e kosoven.
    Me VK se ky nuk ka.

  18. Historia says:

    Presidenti mjeran A.Vuçiç!
    Hutohet para sfidave. Çfarë kërkon e çfarë i del! “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Pse? Sepse është bërë zullumqar historik prej favoreve diplomatike; ish-zaptimet i duken si prona të vetat që kërkon t’i shfrytëzojë akoma me favore të reja, kur krimet dhe dëmet e shkuara rëndojnë akoma mbi kombin e tij. Historia.

  19. Zeusi says:

    Nuk cuditem me ju locate e merushes
    Me mire botoni bajgat e grekmutetve se shqetesimet tona …Ne hesfel vajteshi plehra.

  20. koli says:

    Ky burre eshte delirant dhe idiot.

  21. Titi says:

    TROCI TOCI,FANTAZIA JOTE DO VAZHDOJE DHE KATER VJET.MENDON SE BIDEN DI KU BIE KOSOVA???AI DI VETEM KU KA OTURAKUN TANI,SE KE PARE QE AS NUK LEXON DOT.

  22. Lisieni says:

    Analize moderne e nje njeriu qe me analizat e tij sillet si pordha neper breke!I thote te gjitha variantet qe njera ti dale dhe pasketaj do te thote :E shikoni a nuk juaa kam thene!Ku sh mund te me thote se ka ndonje variant tjeter perveç 12 varianteve qe ka paraqitur ne analizen e tij ky avoat i thartuar tashme nga trute ,ku tashme nu e ndigjon me njeri!
    Ky hap nje dritare per te filluar sezonin e ri tek “Open” e do qe me idotesite e tij te zere perseri vendin qe ka patur ne dritaren e kazanit mediatik!

  23. Fredi says:

    O Taku mjaft me justifikime , ty dhe me te bo noj gjo amerika nga mbrapa do na thuash se te ben mir per shnetin se ta ka bo amarika , kosoves ja futi grenell te shofim çfar do degjojm me von per kte marveshje muti , amerika po te na donte siç thua ti nuk na linte ne dor te kapterrit Rairson dhe ne dor te saliut lulit ilirit rames dhe mulit , por ktyre dobiçave i bente zbor qe ne fillimvitet 90t , por na ka ber zbor ne 30t vjet se gjeti nje popull dallkauk qe sado keq ti besh aq me shum te do , ik me kte ameriken tende qe shkaterroj me qellim shtetin dhe ushtrin qe te ishim te varur si lypsa ne doren e vet , dhe ka 30t vjet qe tall bythen me ne , amerika tek ne per 30t vjet ka sjell vetem 200 milion dollar ndima , dhe ato i ka mar dyfish mbrapç me rrogat e specialisteve qe na mesonin si milej lopa , ik o spartak mjaft na hape barkun me kte ameriken tende , Kosoves me kte marveshje Amerika ja futi ne byth sa krahu , ja beri me qellim demokratve amerikan meqe ndimuan kosoven , ky po i kthen gjerst mbrapç po ndimon serbin , nuk ka si te jet ndryshe Trampi me grua sllave qe ajo ja ben rrup sup , do ndimoj kosoven , kur te kujtohet trampi ja kan fut ne dyshek kollonen e 5st serbet or taku bubulaku ,mjaft na çave trapin me ameriken , amerika nuk ndimon kerken shef vetem interesat e veta , po nuk u bem shtet ne shqiptaret dylberet e amerikes do jemi mot e jet , se ktu na prun langot rrugaçet alabaket e rruges qe bejn politik tek ne skemi xhbojm . Te tera ja dedikoni amerikes politikan gazetar anal ist se e dini qe ju ndjekin ata te ambasades amerikane ne tv dhe doni ti merni me te mira se ju bejn dalje dhe nuk ju len te hyni ne amerik , aq shum shpifni dhe mashtroni te ter ju zaberhane bythlepires te amerikes sa dhe luftenne Vlores ne 1920ten naj paska ber amerika , pra gjyshi im me shok paskan shkuar kot me pushk ne kra ne vlor e kan luftuar dit e net , se sipas sharlatanit pervers nudistit Ed Rama esht amerika qe largoj italin me telefon , ameriken ne at koh se dhiste njeri fare . Por ju falni dhe grat per ameriken se ja u di vjedhjet krimet dhe xhdo zullum qe na keni ber ne si popull , nuk ju ngacmon amerika se nuk i rruhet fare per ne shqiptar , por ju ju drejton si i do bytha duke ju tundur çelsat e burgut , kjo esht historia amerikes tende o spartak i gjor ju nuk doni shqiperin doni ameriken zhulca.

  24. Velo says:

    Ky avokati është një i pjerdhur që leh tërë ditën dhe për çdogjë. Njësoj si ai i pjerdhuri tjetër Manjani. Të dy ” jurista”, avokatë që asnjë gjyq nuk kanë fituar në jetën e tyre. Fali Zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje