LSI, historia e një partie që i eleminoi të gjithë themeluesit e saj

6 Shtator 2020, 19:01Politika TEMA

Historia e partisë së themeluar nga Ilir Meta, LSI në 6 shtatorin e vitit 2004, nuk ndryshon aspak nga historia e të gjitha partive të tjera politike të ish lindjes komuniste të Europës Lindore që kanë lindur këto 30 votet e fundit pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Edhe ajo si gjithë të tjerat, i ka ngrënë kokën të gjithë themeluesve të vet, për ta nisur historinë të shkruar prej njerëzve të saj vetë në Wikipedia, vetëm tani vonë në 2017.

Lëvizja Socialiste për Integrim u shkëput nga Partia Socialiste, kur në pushtet ishte qeveria e Kryeministrit Fatos Nano dhe brezi i ri i politikanëve nuk ia kishte dalë që ta eleminonte kryetarin e parë të kësaj partie. Ilir Meta, mori me vete një pjesë të socialistëve që kishin milituar, ishin rritur dhe ishin zgjedhur në forumet e larta të kësaj partie, por edhe personalitete nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Rreth Ilir Metës u grumbulluan që nga Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Pëllumb Xhufi, Spartak Braho, Fatos Klosi, Dritan Prifti, Lefter Koka e shumë të tjerë. Kishte shumë prej tyre që besonin vërtetë se kjo parti e re, përmes drejtimit të një politikani të ri dhe ambicioz si Ilir Meta, nuk do të bënte disa nga gabimet që kishte bërë Fatos Nano nën drejtimin e socialistëve pas 1997 sidomos, kur sollin zhgënjim në radhët e së majtës.

Ilir Meta i kishte ngjitur të gjitha shkallët e karrierës përmes PS, që nga deputet disa herë, Kryetar i FRESSH, ministër, zv. Kryeministër dhe Kryeministër. Ishte periudha e 2001 kur ai ishte në krye të qeverisë kur PS fitoi zgjedhjet të cilat në një pjesë të tyre, u kentestuan.

Gjë që çoi në marrëveshjen e 2002 mes Fatos Nanos dhe Sali Berishën, çka praktikisht filloi ngjitjen e PD drejt pushtetit dhe rënien e PS. Për shkak edhe të përçarjes që krijoi Ilir Meta përmes krijimit të LSI, më 2005, PS kaloi në opozitë dhe Berisha u rikthye në pushtet.

Por vitet do të kalonin shpejt dhe pothuajse të gjithë themeluesit e LSI tani janë zëvendësuar nga djem dhe vajza të reja pa kontribut dhe identitet politik. Madje, edhe brezi i dytë i politikanëve të rëndësishëm të kësaj partie si Nasip Naço, Edmond Haxhinasto, Sokol Dervishaj apo Edmond Panariti, janë spostuar dhe me siguri që nuk do të figurojnë më në listat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Kjo metamorfozë, tregon se partia që lindi 16 vjet më parë për të qenë një alternativë politike ndryshe, nuk është gjë tjetër, thjeshtë një kopje më shumë e partive të vjetra. Një histori që i ka ndjekur prej dekadash partitë politike shqiptare, që nga PKSH që me Enver Hoxhën në krye i hëngri kokën të gjithë themeluesve të vet, e deri tani vonë tek Sali Berisha dhe Lulzim Basha në PD, që kanë larguar sistematikisht themeluesit dhe kontributorët realë të kësaj partie./Alpenews.al

17 komente në “LSI, historia e një partie që i eleminoi të gjithë themeluesit e saj”

  1. shelegura says:

    Hajdutet e LSI nga i pari deri ne i fundit turp kush i voton.

  2. Kjo është Leshelija.? says:

    Leshelia është një familje , që mbledh rrotull kalamanj, dhe i mëson atyre se si mund të pasurohesh pa punuar, si mund të bësh karierë në politikë duke paguar për të blerë votuesit, dhe si mund të flakesh jashtë familes po sju binde asaj .

  3. lsi says:

    Une nuk di te kete mbetur akoma LSI si parti???? Vec mones dhe titit hahahaha

  4. Molla e dijes says:

    Nuk është se i eliminoi partia themeluesit. Ata janë pasuruar duke marrë poste nga partia, apo tendera, apo prona dhe partia edhe nqs i ka larguar, dmth ata nuk i kanë dhënë partisë %llokmës aq sa donte apo pasi kanë përfituar nui kanë financuar më fushatën e partisë. Shikoni postet që kanë përfituar, pasuritë që kanë bërë dhe do kuptoni që i kanë mbushur xhepat sa kanë dashur nuk iu plas më. Këta s’mund të rrinë përjetë në LSI se përndryshe pasurohen më shumë se Likja dhe Mona.

  5. Vlesh says:

    Sa e nenvleresoni Tit Badol Faren! Eshte themel!

  6. Eshte prone private , si motra “toke e xanun”, kur haruat qe ja shiti petrit vasilit , e pa u thare boja e aktit te shit blerjes , ja ketheu familjes .
    Atje s’ka anetare , po thjesht obortare , sherbetore yzmeqare .

  7. ilir meta plehre says:

    Kur shoh kete derrin, qe flet per parime me vjen per te vjelle. I pasuar nga e shoqja, dy hajdutet me te medhenj qe ka pat historia shqiptare, na flasin sot per ndryshim dhe kushtetute. Kjo ska bythe ku te rrije. Kushdo idiot dhe injorant qe shkon mbas tyre thjesht tregon se ka marre leke.

  8. Pensionist says:

    Ate kastriot ismailin cfare e beri, ky? Per Dritan Priftin nuk thote ndonje gje?! Shume nga personalitete e shquar u larguan, se e pane me ke kane te bejne. Ata qe mbeten, ishin servilet e te ushqyerit prej tij, ndersa vet likja ngjitet e ngjitet, duke ecur nga ps ne pd, prape ne ps e perseri ne pd, derisa e beri presidencen cerdhe te opozites dhe strehe te familjes: vete persident, gruaja merr kryesine e partise se likes, vajza behet ”zonje e pare”, e shoqja do t’i haje veshin Rames e do ta heqin zvarre… Cudira ngjajne ne vendin tone… Ne vitin 2021, ne zgjedhjet e qershorit, lesheli do te kete ”suksesin” spektakullar.

  9. Faiku says:

    LSI, si kooperative me kryetar e kryetare, ku diten vjedhin, naten i ndajne tek mullaret e barit. Ilir meta eshte mare qe ne fillim nga te paret me kokaine me çunat e kombinatit, ku me pas filloi ti eliminoje nje nga nje. Ky eshte strumullari dhe padroni i krijimit te bandave.

  10. !! says:

    Se mos eshte vetem LSI !! Te gjitha partite tona nje m.. t jane. Te gjithe jane hajdute, gangstere e te pa moral.

  11. Populli says:

    Familje bastarde….fuck..LSI

  12. Thjesht kujtese per 2005 en , qe thoni se PD i fitoi zgjedhjet , se u perca PS .
    PD “fitoi” , por me patericen Xhuveli qe ja “dhuroi” Nano , qe me pas te behej pak president .

  13. delja says:

    fodullat e rinj, manipulohen me kollaj.P; ca kerkojne te rinjte e shkrete pak shale ne Jale,e ndoshta ndonje burse per jashte ,apo ndonji ore dore nga ato qe dhuron presidenti pasi ti kete bere koloadimin…..

  14. Vedi says:

    Me sa duket, sikurse Enverin, edhe keta analoge te Ilir Metes, i ka montuar Ustai i Jashtem Sekret.

  15. xoni says:

    SHIKONI KETE KOK DUCEN…..

  16. ? says:

    Bajgat e leshelisë.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje