Nuk josh klientët e tij dhe as diskuton çmimet: Njihuni me tregtarin nga Elbasani që ka pasion librat historikë e thriller

7 Shtator 2020, 20:20Sociale TEMA

Në Elbasan e njohin si tregtari me libër.

Teksa hyn në një nga tregjet e qytetit nuk mund mos të të bjerë në sy tregtari 59 vjeçar, që nuk josh klientët e tij dhe as diskuton çmimet. Ai duket krejtësisht i përfshirë në botën e tij të librit.

Albert Halili është me profesion mekanik, por për shumë vite tregton në një nga tregjet e Elbasanit. Si rrallë ndodh, tregtari 59 vjeçar nuk e ndan librin nga dora, një pasion që duhet i hershëm, por që tashmë është bërë i pandashëm.

Albertit i pëlqejnë librat historikë e thriller. Mes qindra faqeve ai vëren se si historia e njerëzimit përsëritet dhe fraza shkrimtarësh të mëdhenj shënjojnë jetën e tij.

Teksa dëshirën për librin ua ka ngjizur edhe djemve të tij, Alberti jep një mesazh për rininë.

Dhjetëra e dhjetëra romane apo novela nuk e kanë bërë Albertin një tregtar më të mirë, por më siguri e kanë bërë një njeri më të mirë dhe më të ditur.

1 komente në “Nuk josh klientët e tij dhe as diskuton çmimet: Njihuni me tregtarin nga Elbasani që ka pasion librat historikë e thriller”

  1. h says:

    Respekte dhe admirim per zotërinë.
    Një shembull i mirë për rininë injorante dhe “moderne”shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje