Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një burrë ka shkatërruar gjysmën e shtëpisë së tij.
80-vjeçari ishte ulur për të ngrënë drekë, teksa u irritua nga një mizë që vinte rreth tavolinës, raporton BBC.
I moshuari u çua dhe nisi ta ndiqte mizën me një vrasëse elektrike, por në të njëjtën kohë, nga kuzhina po rridhte gaz.
Vrasësja elektrike ra në kontakt me gazin duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi kuzhinën dhe një pjesë tjetër të shtëpisë së tij në qytetin Dordogne.
Fatmirësisht i moshuari shpëtoi vetëm me disa djegie të lehta, ndërsa tashmë po qëndron te të afërmit, deri sa të riparohet shtëpia.