Dy mësime të mëdha drejtësie që vijnë nga SHBA: Shkëlzen Berisha dhe Marjan Rroku

8 Shtator 2020, 11:30Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Në vendin tonë të vogël ku historitë e hajdutëve ngatërrohen me historitë e të vjedhurve, ku historitë e vrasësve përzihen me ato të viktimave, ku historitë e të drejtëve me historitë e të padrejtëve, në mënyrë të natyrshme, një popull i përzier tinzërisht me mjegull e me hile, kërkon një fije shpresë.

Pa e vrarë shumë mendjen, por duke u bazuar në rrahjet e zemrës, shumë shqiptarë përgjigjen se kanë mike dhe aleate Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është një ndjenjë që arrin e pastër, e gjetur pasi të gjithë zhytemi me sy mbyllur për të kërkuar oksigjenin e munguar dhe Drejtësia dhe e Vërteta janë dy furnizimet e shenjta që një popull të ecë e të jetojë i qetë.

Janë dy histori të jashtëzakonshme Drejtësie që vijnë nga Shtetet e Bashkuara: E para është fitorja e gazetarit amerikan Guy Lawson ndaj një proçesi të hapur nga djali i Sali Berishës, i përmendur në libër e filmin e Hollivudit në ngjarjen më të rëndë pas viteve ’90, Tragjedinë e Gërdecit dhe i pandëshkuar dhe i pahetuar kurrë në Shqipëri.

E dyta, e para pak viteve. Fitorja e Ornela Canajt, motrës së 16 vjeçares Alda Canaj, vrarë bashkë me nënën e saj nga përndjekësi, stalker-i me pushtet dhe i mbrojtur nga pushteti, ish-Shikasi Marjan Rroku.

Janë dy histori të denja për filma të jashtëzakonshëm Hollivudi, por fatkeqësisht kanë ndodhur realisht të dyja në Tiranë. E rëndë dhe flagrante deri në dhimbje përfshirja e Shtetit-Mafia-Familje të Sali Berishës në historinë e dhimbshme të Gërdecit. E tejskajshme deri në piskamë historia e Aldës së vogël dhe nënës së saj. Meriton të sjellim në vëmendje historinë e Ornelës, motrës së mbetur e vetme pas vrasjes së dy të dashurave të saj.

Në Shqipëri fatin nuk e vendosin politikanët, apo individët. Ata kanë treguar se merren më shumë me verërat, shtëpitë, pasuritë, udhëtimet, drekat e darkat se sa me fatin real të popullit shqiptar. Lëvizjet e rëndësishme i bëjnë njerëz të padukshëm dhe të drejtë që janë nëpër cepa institucionesh, mediash, shoqatash, ambasadash. Ata njohin dhe ndihmojnë si një frymë e mirë të dalë e të bëhet e vërteta. Nuk është e lehtë sepse ata lëvizin vetëm me dëshirë, jo me ligjin dhe drejtësinë e masakruar sot e 30 vite nga më i pamëshirshmi që e njohim të gjithë.

Ornela e re arriti të zbulojë dhe të gjejë deri në Shtetet e Bashkuara Marjan Rrokun që fshihej me identitet të rremë.  Autoritetet amerikane e arrestuan dhe e sollën në Shqipëri të vuante burgimin e përjetshëm. Por Rroku erdhi në duart e të korruptuarve që për pasuri e pushtet mund të shisnin jo një vrasës, por cilindo që ka bërë krime nga më të tmerrshmet në Shqipëri. Marjan Rroku po i shpëtonte dënimit duke qarë e duke u shtirur nëpër studio televizive. Përsëri del në skenë Ornela që me guxim rikujton të vërtetën duke shpresuar që vrasësi i motrës dhe nënës së saj të dergjet përherë në burg.

Ndërsa Shkëlzen Berisha është ende jashtë.  Jo vetëm i qetë dhe i pandëshkuar për gjithë çfarë ka bërë, gjithë çfarë njihet dhe ende nuk njihet, por edhe kërcënues, përbaltës, ofendues, sfidues për cilindo që guxon t’ja kujtojë. Shkëlzen Berisha, babai i tij, militantë e njerëz që shpresojnë që padroni t’iu rikthehet padron, janë historia ende e pambyllur e drejtësisë te ne. Shtetet e Bashkuara arrestojnë e na tregojnë vrasësit, ne ndonjëherë tentojmë t’i lirojmë, e shpesh i nderojmë.

34 komente në “Dy mësime të mëdha drejtësie që vijnë nga SHBA: Shkëlzen Berisha dhe Marjan Rroku”

  1. qazim says:

    Vleresim per shkrimin teper domethenes per keto dy realitete-Amerika dhe Shqiperia. Dhimbje e madhe per drejtesine shpesh te munguar tek ne.

  2. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Tumori duhet shkulur nga rrenjet,jo nga gjethet.
    Ajo qe ijep fund kesaj vdekje klinike te drejtesise,eshte
    nxjerrja para saj e Sali Brek’skisha-s.
    Ai eshte koka dhe motori i kesaj katrahure.
    Ne Shqiperi,nuk ka lindur akoma ai burr,qe i del kesaj
    monstre perpara.
    E vetmja mundesi eshte Ameriqia2,mikja” jone e madhe.
    Vetem,e perseris,vetem n.q.s. do Amerika del Doktor Mortja
    para drejtesise.
    Amerika,per Shqiperine eshte elez Biberaj,mentori i Saliut,
    dhe sa kohe Biberaj dhe Lobi serb jane aktiv ne Amerike,
    per aq kohe Berishes nuk i hyne gjemb ne kembe
    dhe drejtesia shqiptare do ngelete asfiksuar.
    Nuk ka vullnet per te ndeshkuar salen,see jane nderlikuar shume gjerat.
    Do duhej te dilnin shume pislliqe ne drite dhe kjo nuk i intereson Amerikes.
    (Ha-mer-ike) dhe mos u duk me

    1. LY says:

      Ti Alenca per…me kujton filmat e Hollivudit per lashtesine ku heroi luftonte kunder qenieve mithollogjike gjysem kal e gjysem njeri. Edhe ti qenie e ngateruar je nga koka njeri por nga mesi e posht kal. Koka te mendon drejt kur flet per tumorin shqiptar, por kur flet per Ameriken nuk mendon drejt. Gabimi me i math prej kali tek ty eshte se mendon qe Elez Biberaj eshte Amerika dhe lobi serb ne Amerike. Qe te mos te te quaj nje idjot po te them se nuk e njef fare Ameriken. Kush e pjerth ne Amerike lobin serb apo Elezin… Do te te duket cudi te te them se Amerika eshte si ajo qenia tjeter mithollogjike qe sheron vehtveten. Asaj nuk kane cti bejne as Trampi apo Bajden. Asaj nuk kane cti bejne as Partia Demokratike dhe as Republikane. Amerika funksionon ne baze te ndarjes se pushteteve…
      Je shume qesharak kur mendon se Amerika nuk fut Saliun ne burg sepse asaj nuk i intereson se i dalin pislleqet ne shesh…Qe te mos zgjatem po te them se edhe ketu je me mendimin e kalit…Eshte detyra jone dhe jo e Amerikes qe ata qe shkelin ligjin te futen ne burg. Perfundimisht or gjysem kal e gjysem njeri po te kujtoj fjalen shqiptare: O balo te hengert tenja se e ke te keqen brenda. Te lutem mundohu ta kuptosh kete fjale te zgjuar te popullit tone….

  3. Vjola says:

    TE lumteeeeeeeeee.Shum faleminderit per kurajon .

  4. Natalia says:

    Nje shkrim brilant.Te lumte dora!

  5. miku says:

    Po pse nuk ke folur deri tani, po tani qe te rane bythet ne uje ke filluar te besh moral?!Deri tani dhe ti ke ngrene dhe ke vjedhur nga grazhdi Saliut, tani qe te preu furnizimin apo u shndrrua ne qen te ngordhur, te erdhi zeri dhe ty.Ti je nga ai grazhd, nuk ke ndryshim, duhet pare se kush po e ushqen grazhdin tend qe del e na ben moral tani!!###

    1. Alban Dega says:

      ALBA KA FOLUR E SHKRUAR GJITHNJE…

      KUR TE TJERE KOLEGE TE SAJ BENÍN E BEJNE EDHE SOT JO VETEM ZHURMUESIN, MBULUESIN, POR EDHE AVOKATIN DHE PROTEKTORIN E KRYEKRIMINELEVE.
      PSE!? SEPSE JANE BASHKEREGJIZORE E BASHKEAUTORE TE KESAJ TRAGJEDIE TE SHQIPERISE KU DREJTESINE E BEN LUIGJJ E SALIQI E JO LIGJI…

    1. Artan says:

      Pergezime per shkrimin, shume bukur

  6. lori2 says:

    @[email protected]
    Hajdute e sat’eme dhe e tyt’eti bashke, o plehre e shpellareve.

    1. Skender Beu says:

      Ta mendosh perpara se boton nje shkŕim qe ka dhe njerez qe nuk i pelqen shkrimi yt. Keshtu qe mos u nxef. Nje gje eshte e sigurt qe xenin e salı qenin e shume te tjere shumica shqiptare nuk i dön, por ka dhe qe i dua ?

  7. Skender Beu says:

    Zi. Alba Malltezi.
    Eshte normale qe si çdo shqiptar edhe ti ato qe te sulmojne i sulmon. Apsolutisht e deshiroj me shume se ti Xenin me te atin Sal ne burg perjetesisht por jo vetem keta por edhe shume te tjere. Ti shpreh mllef vetem per keta te dy por e di mire ti qe duhet te shprehesh edhe per disa te tjere.
    Dhe mos u beni te neveritshem e servile duke ngritur ameriken ne qiell se keni mesuar si ne kohen e komunizmit “…siç na meson partia (BE) e shoku enver (USA me presidentin)…” Sepse shiko çfare ndodhi ne marrveshjen kosove-serbi dhe e kupton qarte. Qellimi ishin ambasadat ne jerusalem se asnje marreveshje nuk eshte firmosur.
    Edhe ti dhe gjithe shqiptaret duhet te ndryshojme mentalitet. Te pakten te ruajme dinjitetin. Neve na injoron e pordhunon greqia, serbia etj. Na vene kushte e sanksione e ne perulemi. Nje trajner ish futbollist ne itali, ne fund fare nje serb, dhe kurvat tona gazetare vihen ne rradhe te bejne foto me ta. Mire qe nuk luajti portugalia se do dilnin pa brake para ronaldos. Ky eshte nje mungese dinjiteti. Kto gazetare kemi, keshtu qe dhe ti behu me demokrate, mos na permend vetem Xenin e sale qenin se adam ti degjojme me

    1. ljuba says:

      Fjale me mend Skender Beu, por ta nisim me keta kerrma. Me zi se Berisha me Zenin nuk ka, pastaj te tjeret me rradhe. Duket sikur edhte kollaj por bej pak llogari me sa gishta jane gazetaret qe i dalin kunder ketyre monstrave planetare. Jam dakort me sygjerimin daj Albes por duhet vleresuar per guximin e rralle

      1. Skender Beu says:

        Ciao Ljuba moja ?, apsolutisht nuk e hedh poshte guximin e autores…

  8. spakbicak says:

    Nuk eshte puna se Edi Rama nuk ka vese dhe gabime. Problemi eshte se monstra si familja Berisha nuk vijne me ne Shqiperi. Nuk ben me nena qelbesira si Sali Berisha djali i tij monster Zeni,liri Berisha dhe vajza e tyre monster Argita Berisha. Kollovari Jamarber Malltezi eshte masha e ketyre pisanjoseve. Lulzim Basha eshte kollavari klandestin.Kunati i Lulzimit Erjon Isufi eshte kamikaze qe ka hapur call Center te sheratoni dhe ka nis bombardimet ndaj kundershtareve te ketyre plehrave qe permenda siper. Shumica e sharjeve jane robot te shperndara nga ky call center qe eshte si baze terroriste ne Tirane. A do te zhduken nga shqiperia keta sketerra? Po punohet. Zonja Malltezi njifet mire ne rrethet gazetareske dhe diplomatike. Kush e njeh e di mire qe eshte njeri qytetar dhe korrekte. Ka shume vite ne gazetari dhe as zonja dhe as bashkeshorti i saj nuk dallohen per pislliqe sic mund te flasim per shumicen e pronareve te mediave. Familja e sketerreve i akuzon per Ramen por mos harrojme qe Karlo Bolino eshte ketu qe ne kohen e Ramiz Alis, Nanos, Berishes, Metes, Rames dhe po te kishte veset qe thone monstrat, sot Karlo do te kishte perandori me te madhe se te Sandrit. E verteta eshte qe nuk ka as edhe redkasi dhe prandaj ka marre me qera nje rrenoje shteterore qe synon ta rindertoje. Pike. Reagimi i monstrave do te jete i pameshirshem. Si cdo bishe qe po vdes, do te kerkoje gjak dhe viktima. Do te rezistojne Bolino? Do te rezistojne qytetaret shqiptare qe ta shporrin pergjithmone Bishen e sketerres dhe familjen e tij.Te shofim sepse Lufta do te jete e forte. Me respekt Spaku

  9. qytetari says:

    Tani po fillon te flasesh vence Alba!
    Kete lloj gjuhe shpellaret e ndjejne si thiu brenda tyre,mbasi mbas kesaj,ne menyre te natyreshme, stimulohen te gjithe institucionet shteterore,te nxjerrin drune e ligjit pafundesisht te vonuar,per ta atrofizuar dhe zhdukur kete te keqe te madhe historike.

  10. nazmiu says:

    Gabim e nderuar gazetare. Marjan rroku ka vrare dy vete te pafajshem, kurse Sali Berisha me Shkelzenin nuk llogariten. Drejtesia nuk do te vonoje per keta gjakpires dhe gojepalare

  11. Armelia says:

    Gjithnje kam admiruar paanesine, kurajon dhe analizat e thella te Alba Malltezit.
    Po keshtu gjithnje me ka pelqyer sinqeriteti, ndrrshmeria, kurajo dhe burreria e gazetarit e analistit te nderust Karlo Bolino.
    Nuk i kam njohur personalisht as Alben as Bolinon. Per te dy gjithnje kam patur pak a shume respekt te vecante. Pak me shume per Bolinon pasi me impresiononte gjithnje ai shpirti i tij i protestes ndaj te keqes dhe padrejtesive qe i behet shqiptareve. Nje italian i ndershem qe prej vitesh lufton per Shqiperine e shqiptaret mes shume veshtiresive deri me kercenim jete familjarisht. Karlo shumbull tipik i nje gazetari perendimor dhe me integritet te larte. Berishsjt do e kishin zhdukur me kohe por ata jane stepu per shkak te reputacionit qe gezın ne Shqiperi e me gjere. Shqiptaret e duan.
    Ysni qe mesova qe Alba e Karlo ketojne bashke, kan krijuar familje dhe i perkasin njeri tjetrit, me rritet me shume respekti per kete çift te mrekullueshem, dhe i uroj suksese te vazhdueshme e nivel shume me te larte ne sherbim te shendosjes se medias shqiptare e cila prej vitesh lengon ne sallen e reaminacionit e intubuar dhe pa asnje shprese sherimi.

  12. Virusi says:

    Shkrimi Albes eshte konstatues dhe alarmant. Ajo permes ketyre rasteve tregon ndryshimin mes qendrimit tone dhe atij amerikan ndaj krimeve ne shqiperi. Ndersa ne i njohim dhe bashkejetojme me kriminelet, ata reagojne. Ata zbulojne kriminelin per krimet qe ka bere ne shqiperi, e nxjerrin para drejtesise, e denojne dhe e sjellin te lidhur me pranga. Tjetrin e demaskojne permes librash dhe filmash. Kurse shoqeria jone gjumashe, pa kurre ndjenje drejtesie, i pranon dhe trajton kriminelet si elite. Kjo eshte diferenca mes shoqerise se zhvilluar, ku sundon ligji dhe nje shoqerie ku sundon mafia me kriminelet e saj. Bravo Alba!

  13. Viktor says:

    Ske faj ti Alba se s’ka drejtesi ne Shqiperi te merret me ate moluskun qe ke per burre qe vjedh taksapaguesit Shqiptare.

    1. gazetari says:

      i hengsit mutin Karlos ju zagaret e Saliut! I vetmi qe ju ben te flisni me vete. Karlo te ka bere zbor o morracak Vicidoli se ka qene nga te paret qe e ka njoft urine tende prej pabuksi shekullor. Edhe Mero Baze te njofti dhe ta nxjerr ujin e zi mire e mire. Mjaftojne kto dy gazetare per tju delendis ju shpellareve andej nga keni ardhe. Paguani gjithe baterine e Andi Bejtes, Andi Bushatit,Sonila Meces, Qim Pekes, Ylli PAsmaciut Enton Alibekes, se nukme vijne ne men gjithe zagaret.A po Artur Zheji,Armand shkullaku, Blendi Fevziu se nuk me dalin faqet qe te rreshtoj gjithe kermat e Saliut dhe ju shqetesoheni se keta gazetare po kritikojne Shkelzenin. Ikni shpellare

  14. Rrofte PPSH says:

    Po cduhej bere moj gazetare qe kerkon standarte.
    Duhej Shkelzeni ta hidhte ne gjyq ate shkrimtarin ketu ne shqiperi ?
    Pse spekulloni me gjyqin e Shkelzenit ne Amerike.
    Dhe me dashje ngaterroni miletin.
    Ishte SHKELZENI QE HAPI GJYQIN KUNDER ATIJ QE SHKROI LIBER APO SKENAR FILMI. Nuk eshte se Shkelzenit Amerika i beri gjyqin per Gerdecin dhe VURI NE VEND DREJTESINE e munguar ne Shqiperi siq po perpiqesh me njeanshmeri dhe servilizem tjua shesish ti tufes injorante.
    Dhe ju duhet ta dini se eshte shume e veshtire ne perendim te fitohen gjyqe te kesaj natyre

  15. Populli says:

    O Shkelzen o legen fundi i zi po te vjen! O Shkelzen o hajdut bashke me Salen do bish ne burg!

  16. Ladi says:

    Zonja Kim, perfaqesuese e kombit te madh mik amerikan, edhe sa kohe duhet per te derguar ne dyert e drejtesise kete mafioz, Shkelzen Berisha.? Vertet nuk mjaftojne gjithe keto fakte? Pse drejtesia eshte selektive ne Shqiperi. Vjedh nje biciklete e te rrasin brenda, vjedh miliona nen pushtetit e babait mafioz, dhe i ben kersheri popullit me jeten luksoze. Ku eshte SPAK? Me cfare merret SPAK? Apo numeron tespiet e sali Berishes.

  17. bamja says:

    perziersi i atyre gjerave qe thua ne fillim e ka vetem nje emer.Salih Ram Berishe qen e bir qeni

  18. Franci says:

    Bravo.Per te tille gazetare te guximshem e te sinqerte ka sot nevoje Shqiperia e jo per analiste e gazetare bashkepuntore me kriminelet e politikes si Qim Peka, Fevziu, Sonila Meço, Bushati, Shkullaku, Bejtja, Balliu, Abilekaj, Krasta, Lubonja, Zheji e co.

  19. Shqiptar says:

    “Trimèria” e Shkèlzen Berishès, buron nga korrupsioni i sistemit politik dhe atij tè drejtèsisè shqiptare, buron nga mentaliteti shqiptar, qè atij qè ka bèrè miliona me gjak fèmijèsh, i thotè HALLALL IA BOFTÈ ZOTI dhe i pèrulet me temena.
    Imagjinoni pèr njè moment, sikur shqiptarèt, ta kishin parè Shkèlzenin si ai qè èshtè, njè kriminel ordiner qè nèn hijen e tè jatit nè pushtet, bèn miliona duke ndèrtuar punishte çmontimi predhash nè zonè tè banuar.
    Imagjinoni sikur shqiptarèt, ti kishin parè ata fèmijè viktima, jo si diçka larg tyre por sikur tè ishin fèmijèt e tyre, qè mbase nè njè formè dhe kushte tè tjera, mund tè kishin qènè po ashtu viktima tè papèrgjegjèsisè sè pushtetit tè korruptuar.
    Artikullimi i zèrit tè protestès, kundèr tartabiqève si Shkèlzen Berisha, èshtè detyrim qytetar. Zèri i asaj proteste, do e kish detyruar Ramè dèrrdèllitèsin dhe dobiçèt e tij ministra, ose tè bèjè gjithçka qè drejtèsia tè vihet nè vend ose tè dorèhiqej.
    Mirèpo shqiptarèt, nuk kanè kohè pèr protesta sepse janè tè zènè me doravitjen e mikut tè mikut, pèr njè vènd pune nè shtet,,,ose sepse kanè mendèsinè e asaj fjalès sè vjetèr qè thoshte,,,,,gjarpri qè nuk mè kafshon mua, u bèftè 100 vjeç.
    Jemi ne tè tillè, pa fryhet Shkèlzen qosja.
    Jemi ne tè tillè, pa ikin fèmijèt tanè dhe humbin rrugève tè botès sepse kètu ka vetèm Shkèlzenè dhe Gèrdecè.
    Quo vadis Shqipèri?

  20. Boo says:

    O Ladi, edhe si komentues si shpeton dot servilizmit tipik shqiptar “perfaqesuese e kombit te madh mik amerikan “po meqe njesoj e ke pasi sta pjerdh njeri pse i drejtohesh Kimit, per DREJTESI, drejtoju direkt TRAMP-it qe u beri thirrje votuesve te tij te votojne nga dy here.
    Eh cju rren mendja more mjerane.

  21. Makiaveli says:

    Nje malesor te mire mos e ndaj kurre si mik, po ama nje malesor hileqar si Berisha apo ndonje tjeter ta dish se eshte kerma me e madhe njerezore qe mund te qelloje. I njeh malesoret ti Alba? Pas ketij shkrimi sigurohu se si jane se po te qelluan te sojit bastard, shtypi me shpejt se krimbat. E ke nga une

  22. Kol says:

    Nuk e ke frike Salihin e Shkalzenin se nuk ke asgje per te fsheh. Ata ka e shume e prandaj ju sulmojne.

  23. nord.al says:

    Per Alben dihet se gjithmone shkruan artikuj te mrekullueshem por desha te theksoj per komentuesin LY. Komenti i tij eshte brilant. Thot te verteta qe jo te gjith i dijne per Ameriken . Zoti ka krijuar diellin , ajrin, ujet, detrat lumenjte …. dhe Ameriken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje