Një grua u arrestua në një plazh spanjoll pasi shkoi të lahej në det edhe ishte e prekur nga koronavirusi.
Policia e prangosi atë në plazhin La Zurriola në qytetin verior të San Sebastian.
Ishin kolegët e saj ata që thirrën policinë pasi e panë atë duke bërë sërf në det.
Gruaja do të përballet me një gjobë deri në 5,500 euro për shkeljen e rregullave strikte të karantinës në Spanjë.
Sidoqoftë, kjo gjobë mund të rritet disa herë nëse zbulohet se ajo ka përhapur Covid-19. (TemA)