Donald Trump, kandidat për çmimin "Nobel për Paqen"

9 Shtator 2020, 17:20Bota TEMA

Donald Trump është emëruar për çmimin Nobel për Paqen, për vitin 2021. Zyrtarizmi erdhi nga një anëtar i parlamentit të Norvegjisë, që vlerëson presidentin amerikan për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Mendoj se Trump ka bërë më shumë përpjekje se çdo kandidat tjetër për të sjellë paqe mes shteteve”, konfirmon Kristian Tybring Gjede.

“Duke parë që pritet që edhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme të ndjekin shembullin e Emirateve, kjo ujdi mund të jetë pikë kthese që transformon Lindjen e Mesme në një zonë prosperiteti dhe bashkëpunimi”, shkruhet në letrën mbështetëse të kandidaturës së Trump.

Ndërkohë, administrata e presidentit amerikan është angazhuar për paqe edhe në Ballkanin Perëndimor. Javën e kaluar me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për stabilizimin ekonomik.

4 komente në “Donald Trump, kandidat për çmimin “Nobel për Paqen””

  1. Kalec Dega says:

    Obama sapo u be President, komunistet e emeruan per te njejtin cmim pa kuptuar ose pa ditur se cfare kishte arritur komunisti Obama.Pse jo Trump, a nuk pajtoi Serbine me Koqoven DHE Arabine Saudite me Izraelin.

    Aha, une rekomandoj gjigandin Rama se krijoi Minishengenin e Serbise.

    1. Dialektike boshe says:

      Nqs Obama eshte komunist i bie qe kapitalizmi nuk egziston me!!!

  2. art says:

    Keto çmimet Nobel per paqen, per presidentat e USA u ben si Flete lavdrimet ne kohen e PPSH

  3. Lala i Lushnjes says:

    Problemin nuk ka vetëm vetëm Shqipëria, ke kohë Nubeli ( komisioni) është kthyer në celulë nazisto- fashiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje